Untitled Document
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

SHOQATA KOMBETARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

(SHKPKK)

Transferimi i pyjeve dhe kullotave komunale drejt komunave në Shqipëri ka filluar në vitin 1996 bazuar në prioritetet e qeverisë për rritjen e decentralizimit dhe menazhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave me mbështetje nga Projekti Shqiptar i Pyjeve, finacuar nga Banka Botërore si dhe organizata të tjera Ndërkombëtare. Që në 1996, pyjet dhe kullotat janë transferuar në përdorim të komunave dhe komuniteteve të tjera.

Filozofia e transferimit të pyjeve dhe kullotave shtetërore derjt komunave kërkon njohjen e nevojave të produkteve dhe shërbimeve të popullatës lokale si dhe të drejtës së tyre për përdorim. Transferimi është realizuar tek komunat, të cilat më tej lehtësojnë marrëveshjet me fshatrat apo me përdoruesit individualë. Kjo përbën një arritje kryesore, pasi përfaqëson mundësi të reja të komuniteteve dhe strukturave lokale, pra përbën një hap sinjifikativ në procesin e decentralizimit. Programi i transferimit nga pyjet dhe kullotat shtetërore synon një menaxhim të qëndrueshëm e me pjesëmarrje të pyjeve dhe kullotave si dhe fuqizimin e pushtetit lokal. Transferimi i pyjeve dhe kullotave në përdorim të komunave ka çuar në menaxhimin e përmirësuar të pyjeve të degraduar përmes rritjes së interesit dhe pjesëmarrjes së komuniteteve dhe pushtetit lokal. Ky proces është pothuajse i përfunduar në masën 50% në komunat e Shqipërisë.

Dy aspekte kryesore lidhen me procesin e transferimit:

  1. Organizimi i një strukture zbatuese (Komisionet e Pyjeve në Fshatra, Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve, Drejtoritë e Pyjeve në Rrethe dhe Komunat),
  2. Zhvillimi dhe zbatimi i planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale.

Në ndarjen administrative të Shqipërisë, fshati përbën njësinë më të vogël administrative të njohur dhe përbën një pjesë të komunës. Fshati ka kufijtë e tij tradicionalë dhe territorin e tij që njihet dhe respektohet nga fqinjët. Cdo fshat ka një kryetar të zgjedhur. Bazuar në kuadrin ligjor dhe traditat përcaktohet krijimii komisioneve të pyjeve dhe kullotave të fshatit. Komisionet e fshatit janë qelizat mëmë për krijimin e shoqatave të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave në nivel fshati dhe komune. Duke qënë se organizimi i popullatës lokale ndodh në nivelin e fshatit, menaxhimi i pyjeve në nivelin e përdoruesve ndodh gjithashtu në nivel fshati, e kjo e bën menaxhimin e pyjeve në nivelin e përdoruesve edhe më të lehtë. Komisionet e fshatrave marrin vendime në lidhje me përcaktimin e kufijve, caktimin dhe mënyrat e përdorimit, sikurse dhe zbatimin e planeve të mbrojtjes dhe përmirësimit të pyjeve komunale. Ky komision ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

Pjesa kryesore e procesit të transferimit ka të bëjë me krijimin e Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave. Me qëllim aftësimin në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale, të gjithë përdoruesit e pyjeve dhe kullotave komunalë janë të organizuar si anëtarë të SHPPK. Procesi i pyjeve dhe kullotave komunale mbështet menaxhimin në rritje nga njerëzit për pyjet dhe kullotat e tyre.

Grupet bazë dhe iniciator për krijimin e SHPPK kanë qënë komisionet e fshatrave. Shoqatat e para u krijuan në tre komuna pilot Gjinar, Tregan dhe Kajan në rrethin e Elbasanit më 1996. Pas kësaj, filloi procesi i transferimit si dhe u krijuan shoqata të tjera në komuna të tjera të Shqipërisë. Krijimi i SHPPK dhe statuti i tyre është bazuar në ligjin Shqiptar për “Shoqatat Jo-Qeveritare (OJQ)” (më vonë të shndrruara në OJF).

Anëtarët e SHPPK janë të gjithë përdorues të pyjeve e kullotave komunale. Shoqatat e pyjeve dhe kullotave komunale mbështesin pjesëmarrjen në rritje të fermerëve në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave të tyre, veçanërisht në zonat malore. Krijimi i SHPPK garanton pjesëmarrjen e komunitetit në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale. Shoqatat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e planeve të mbarështrimit në nivel komune e fshati, duke shprehur opsione dhe ide të lidhura me investimet e nevojshme.

Bazuar në eksperiencat ekzistuese, komunat dhe SHPPK janë organizuar në nivel rajonal. Federatat Rajonale të Pyjeve Komunalë janë krijuar për të mbështetur interesat e anëtarëve të tyre, të Komunave dhe SHPPK. Ekziston një proces shumë interesant pasi shumica e Federatave po përfshijnë edhe komunat si një aktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e pyjeve komunalë.

Strukturat e Federatës rajonale japin një mundësi për të institucionalizuar pyjet komunalë në Shqipëri dhe i japin një fuqi kundërvepruese strukturave qeveritare. Federatat mund të ndërtojnë kapacitetet e SHPPK dhe komunave për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Federatat mund të adresojnë çështje të transparancës dhe të përfaqësojnë interesat e komuniteteve në nivelet më të larta lidhur me pyjet komunalë.

Në vitin 2004 federatat rajonale u takuan së bashku dhe parashtruan nevojën për përfaqësimin e tyre në nivel kombëtar për të promovuar interesat e anëtarëve. Në vitin 2005 Shoqata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale (SHKPKK) u krijua me asistencë nga SNV.

Me krijimin e SHKPKK, duke përfaqësuar Federatat Rajonale në nivel kombëtar, Federatat në nivel rajonal po bëhen edhe më të njohura. Me ekspertizën e tyre si dhe mbështetjen e dhënë nga organizatat e zhvillimit, ato po punojnë për një funksionim dhe rol më të mirë të Federatave.

SHKPKK si dhe federatat në rajone po punojnë për të plotësuar strukturat e tyre. Ato po japin një mbështetje gjithnjë në rritje si dhe shërbime për organizatat anëtare: komunat dhe SHPPKK (menaxherët aktualë të pyjeve dhe kullotave komunale). Ata po përmbushin rolin e tyre përfaqësues në nivel kombëtar e rajonal duke adresuar interesat e anëtarëve të tyre.

Tashmë SHKPKK dhe federatat ekzistuese rajonale po luajnë këtë rol në përpjekje për të lobuar aktivitetet që çojnë në përmirësimin e politikave për zhvillimin e pylltarisë komunale dhe të bazës ligjore për qeverisjen e burimeve pyjore e kullosore, duke kërkuar që të merren parasysh eksperienca, interesat dhe nevojat e komuniteteve rurale dhe të SHPPKK.