Untitled Document
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

Fundi i P Y L L T A R I S E në Shqipëri.

Universiteti Bujqësor I Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore

Prof.As.Dr. Vatrh TABAKU, Prof.Dr. Mihallaq KOTRO, Prof. Dr . Anesti POSTOLI, Prof.As,Dr. Vasillaq MINE

Do të bëjmë fjalë në këtë aktikull për një aktivitet njerëzor sa të rëndësishëm aq dhe të shpërdorur, sa të vjetër e të njohur aq edhe të injoruar e të lënë pas dore, për pylltarinë që në gjuhën teknike gjithë bota e quan silvikulturë, e që sot rezikohet të mbarojë krejtësisht.E shpjeguar shkurt silvikulturë (ose pylltari) do të thotë “kulturë e pyjeve” por do të ishte me shumë interes për ne të dihej ç'kuptim i japin këtij koncepti në Shqipëri shtresat e gjëra të popullit, e në mënyrë të veçantë drejtuesit e lartë të shtetit, të ekonomisë të shkencës, të kulturës, të medias etj, me fjalë të tjera të gjithë ata që nuk janë specilaistë të kësaj fushe të cilët përbëjnë në fakt shumicën ? Lexo | Komento

Shenim: Ky artikulli nuk perfaqeson idete apo mendimet e shoqates

BURRI QE MBILLTE PEME - JEAN GIONO

Rreth 40 vjet me pare, une shkova ne kembe ne nje udhetim te gjate, ne mes malesh, te panjohura nga turistet, ne rajonin e lashte ku Alpet zgjerohen drejt Provencёs. Terreni kufizohej ne jug dhe jug-lindje nga rrjedha e mesme e lumit Durance ndermjet Sisteronit dhe Mirabeus; ne jug nga rrjedhёs e sipёrme e Dromesё, qё nga burimi i tij deri ne Die; dhe ne perёndim nga fushat e Comtat Venaissin dhe nga kёmbёt e kodrave te Mont Ventouxit. Ai pёrfshinte tёrё pjesёn veriore tё grupit te Alpeve –Basses, jugun e Dromes dhe nje njё enclavё tё vogёl tё Vancluses. Kur unё vajta nё marshimin tim tё gjatё midis kёtij rajoni tё shkretuar, nё mes 1200-1300 metёr mbi nivelin e detit, rruga kalonte nё njё kacubishte monotone tё cveshur. Tё vetmet bimё qё gjallonin ishin disa lavandula tё egra.Vendosa ti bie kryq e tёrthor tёrё zonёs nё pjesёn e saj mё tё gjёrё, dhe pasi kisha ecur pёr tri ditё pa pushim e gjeta vetёvehten nё njё pejsazh komplet tё izoluar.Ngrita kampin pranё skeletit tё njё fshati tё shkretuar. Kisha dy ditё pa ujё dhe mё duhej tё gjeja. Megjithёse shtёpitё ashtu tё grupuara si ndonjё fole e vjeter grenxash, ishin tashmё thjeshtё gremina, pamja e tyre mё bёri tё mendojqё duhet tё ishte ndonjё burim apo pus nё afёrsi.Dhe nё tё vёrtete ishte njё burim porse I tharё. Pesё a gjashtё shtёpi, catitё e tё cilave ishin hedhur tutje nga era e shiu dhe nj kishёz mё kullёn e rrёzuar, dukeshin sikur tё ishin nё njё fshat tё banuar. Por nё ta nuk kishte mbetur jetё.Lexo

Bima, lind aty ku i duhet njeriut! - Ing Gjon Fierza

Pasi ke udhetuar rreth 15 km nga qyteti i Koplikut ne drejtim te pikes turistike te Razmes, ke arritur ne fshatin Vrith te komunes Shkrel. Eshte nje pike nga ku mund te shikosh bukurite qe te ofron lugina e Shkrelit, por dhe ultesira deri tek liqeni i Shkodres. Peizash qe ke deshire ta veshtrosh gjate. Vjeshta tashme eshte ne “ditet e lamtumires”, pejzazhi malor spikat nga koloriti i ngjyrave te gjetheve te cilat mjedisin e bejne shume te kendshem e joshes. Ne nje dite te tille, tek pershkonim kete pejsazh ne zbatim te Projektit te Zhvillimit te Burimeve Natyrore, tek po kalonim mbi fshatin Vrith, diçka e vecante na terhoqi vemendjen. Une me koleget u ndalem, nga rruga pame nje te moshuar qe punonte. Ai me qysqi ne dore, hiqte gure nga nje shpat kodre. Na terhoqi vemendjen, jo vetem puna qe po bente, por dhe grumbujt e gureve, muri rrethues i ngastres, etj. Lexo | Komento

Te rejat e planeve te mbareshtrimit te pergatitura ne vitin 2007

Identifikimi dhe certifikimi I te drejtes se perdorimit si pjese e hartimit te Planit te menaxhimit

(Mbi 15 mije perdorues te pyjeve dhe jane pajisur me certifikate perdorimi)

Haki KOLA

 

Tashme po behen disa vjet pervoje ne pergatitjen e planeve te mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale. Gjate viti te kaluar u kontraktuan dhe jane pothuaj ne perfundim 52 plane mbareshtrimi, perfshire edhe rreth 7 mikrobazene ku pyjet dhe kullotat integrohen me bujqesine, ujitjen e blegtorine. Planet pergatiten nga subjektet private te licensuara te cilet krijojne ekipe specialistesh, dhe organizojne punen per grumbullimin e te dhenave dhe hartimin e planeve te mbareshtrimit, ne baze te termave te references me pjesemarrjen e komunitetit, gje qe sigurohet nepermjet bashkepunimit me drejtuesit e komunes e te fshatrave. Lexo | Komento

GJUETIA- Një aktivitet i lënë në mëshir ë të fatit

Nga Prof.Dr. Anesti POSTOLI

U.B.T. Fakulteti i S hkencave Pyjore

Nga formimi i ynë i përgjithshëm por edhe nga ç'lexojmë , shikojmë në television apo dëgjojmë në biseda të ndryshme, të gjithë e dimë ose më drejt mendojmë se e dimë ç'është ky aktivitet i vjetër sa njeriu që sot thuajse nga kushdo konsiderohet vetëm si “ sport” . Kështu, ndërsa nga njëra anë shumë prej nesh dëgjojnë ose lexojnë me hëndje histori me kafshë gjahu dhe gjuetarë nganjëherë të shkruara edhe nga pena të mëdha apo pëlqejnë të shëtisin me çiften në dorë e zagarin përpara mes pyjesh e zabelesh buzë liqenesh e lagunash duke i dhënë hapësirë pasjonit të tyre, nga ana tjetër nuk janë të pakët edhe ata që pa qënë fare të prekur nga ky pasion preferojnë të hanë një dreke apo darkë me mish gjahu bile, duke mos lënë pa e blerë për zonjën e tyre edhe ndonjë peliçe apo pallto prej gëzofi zardafi,kunadheje apo lundërze sa do që të kushtonte apo të mbajnë në shtëpi një trofe të bukur a kafshë të ballcamosur me art dhe shije për të zbukuruar mjediset ku ata jetojnë. Lexo | Komento

 

 

 

 

Plani i Mbarshtrimit te Pyjeve dhe Kullotave ne Komunen Nikel

Raporti i Filllimit Nikel

Mbas nje pune intensive, ne te nente fshatrat e komunes Nikel, per periudhen nga 15 Prilli deri ne 30 Prill 2008, hartohet ky raport i cili eshte nje permbledhje e te gjithe punes dhe te konkluzioneve te arritura. Ne kete raport jane perfshire plus problemeve teknike dhe ato organizative per kushtet konkrete te komunes ne drejtim te organizimit te grupeve te punes qe do te merren me hartimin e ketij plani ne nivel komune. Gjithashtu jane pjese e ketij raporti dhe te gjithe shtojcat qe kane te bejne me grupet e punes dhe komisionet per pyjet dhe kullotat e komunes, per ndarjen e kufijve midis komunes dhe fqinjeve, midis fshatarve apo midis perdorueseve qofshin keta fshat, lagje, fis apo individ. Ky raport hartohet ne perputhje te plote me termat e references te hartuara nga subjekti “ PYLLTARIA “ shpk,. i cili ka fituar te drejten ekskluzive te hartimit te ketij plani per komunen Nikel, si dhe me udhezuesin per Hartimin/Rishikimin e Planeve te Menaxhimit per Pyjet dhe Kullotat Komunale.Lexo

 

 

Faqja tjeter 1, 2