RAPORTE TE NDRYSHME
SNV-BB - PZHBN
Raport - progresi 2007
raport - progresi 2006
ILC-SHKPKK
Ilc -Nacfp Study
ILC-NACFP INTERNATIONAL MAPING LOW
ILC-PMAPING LOW
Te tjera
Raportit te Fillimit ne Komunen Nikel
VENDIME TE KESHILLIT TE MINISTRAVE VENDIM Nr. 396, date 21.6.2006
Vendimi Nr. 391 date 21.06.06 Per tarifat e fondit pyjor
VKM Nr. 22 date. 09.01.2008
Vendimi Nr. 396, date 21.6.2006
Vendimi Nr. 994 date 2.07.08 "PËR TËRHEQJEN E MENDIMIT TË PUBLIKUT NË VENDIMMARRJE PËR MJEDISIN"
Ligji 9693 dt 19 3 07 Per fondin kullosor
LIGJI PYJEVE me ndryshimet
DOKUMENTA QE PERDOREN GJATE PROCESIT TE TRANSFERIMIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNAL
Shtojca1
Shtojca2
Shtojca4
shtojca5
Shtojca6
Shtojca 7
"KURORA E GJELBER"
NR.84
NR.83
NR.82
NR.81
DILEMA NJEREZORE NE BREGUN E JONIT nga Haki Kola
Çfarë e bën strukturën dhe dinamikën e dyshes së sistemit, natyrë-njeri, vështirë për t‘u përshkuar dhe interpretuar në bregun e Jonit, është diversiteti ekstrem në kohë e hapësirë si i mjedisit, ashtu edhe i shoqërive njerëzore. Suksesioni i civilizimit në ngritje-zbritjet e disa mileniumeve ka pasur një impakt të madh në botën dhe ekosistemet kudo në pellgun e Mesdheut, duke rezultuar me ndryshime të shumta në strukturën dhe dinamikën e peizazheve. Shoqëritë njerëzore kanë vepruar ngushtësisht të ndërlidhura me mjedisin e tyre, duke rezultuar në një bashkevolucion kompleks që i ka dhënë formën e ndërveprimit midis komponentëve të ekosistemit me njerëzimin.
Lexo | Komento
SFIDAT PER TE PRANUAR PYLLIN E FSHATIT
“Padukshmëria” e pyllit të familjes
Çfarë tipe pyjesh ka në botë? Nëse kjo pyetje u bëhet qytetarëvë e liderëve të opinionit, shkencëtarëvë të pyjeve, edukatorëvë në fakultetin e shkencave pyjore apo njerëzve të letrave të shkencave të natyrës anekënd botës, ka një arsye logjike për të besuar se përgjigja që do të vijë nga shumica e njerëzve, përfshirë edhe drejtuesit e agjencive pyjore, do të jetë: “ Po janë dy tipe pyjesh; pyjet natyralë, pa njerëz, duke përjashtuar turistët, që i vizitojnë apo rojtarët e pyllit. Tipi tjetër janë pyjet industriale, plantacionet pyjore, realizuar me anë të pyllëzimeve e kështu me radhe, që menaxhohen për një qëllim, për të prodhuar lëndë të pare për industrinë. Pra, në total janë këto dy tipe pyjesh”. Pas ndërrimit të sistemeve në vendin tonë është bërë I pranishëm edhe një tip i tretë pyjesh, gati bashkëshoqërues shekullor i shoqërisë rurale. Lexo
STRATEGJIA PER ZHVILLIMIN E SEKTORIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE NE SHQIPERI
Ne zbatim te programit te qeverise dhe porosive te Presidentit te Republikes, te cilat vene theksin ne nevojen urgjente te rishikimit te strategjise afatgjate te zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe kullotave, DPPK ka punuar per hartimin e nje strategjie me te plote te ketij sektori. Lexo
ANALIZE E KUADRIT LIGJOR
PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE
NE SHQIPERI
Pergatitur nga: Prof. Dr. Vezir Muharremaj
Janar 2008
Ne Bashkpunim me:
Netherland Development Program dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave

Ne kuadrin e politikave per decentralizimin e qeverisjes se pasurive natyrore dhe legalizimin e informalitetit te hershem ne posedimin e pyjeve dhe kullotave prane fshatrave, si dhe per integrimin ne BE, procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave ne pronesi ose perdorim te komunave e bashkive eshte bere tashme nje problem qe preokupon qeverine qendrore dhe njesite e qeverisjes vendore, perdoruesit (fshatrat, familjet bujqesore) dhe shoqatat e tyre ne mbare vendin. Aktet ligjore e nenligjore te nxjerre pas viteve '90, si ligji per pyjet, ligji per kullotat e livadhet, Rregullorja Nr. 308, date 26.01.1996 “Per kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale per perdorim dhe administrim”, ligji per qeverisjen vendore (2000), ligji per pronat publike dhe ligji per transferimin e tyre (2001), etj., kane mundesuar kalimin e pyjeve dhe kullotave ne perdorim komunal. Në bashkëpunim me DPPK, me njesite e qeverisjes vendore dhe sherbimin pyjor ne rrethe, procesi i kalimit filloi ne vitin 1996, me mbeshtetjen teknike e financiare te Projektit te Pyjeve te BB, te Programit për Zhvillimin e Pylltarisë Private në Shqipëri (APFDP) i financuar nga USAID, dhe vazhdojne te mbeshtesin kete proces PZHBN, Organizata Hollandeze per Zhvillimin (SNV) dhe organizma te tjere nderkombetare. Ne Drejtorine e Politikave per Pyjet e Kullotat prane Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave (MMPAU) tashme funskionon Sektori i Pyjeve dhe Kullotave Komunale.
Lexo | Komento / Foto nga seminari
Përse duhen privatizuar pyjet - Haki Kola
Përfaqësuesit e administratës së shtetit e kundërshtojnë privatizimin e pyjeve. Argumenti i tyre është padija e fshatarëve për të administruar pyllin si dhe frika që nëse e marrin pyllin ata e presin dhe shkatërrojnë atë. Partitë politike shqiptare, megjithëse janë me dhjetëra nga e majta në të djathtë, e kanë tabu të paprekshme termin privatizim për pyjet. Kanë kaluar 15 vjet nga fillimi i privatizimit të tokës bujqësore, janë bërë disa ture zgjedhjesh, prezantuar programe nga më të ndryshmet dhe kurrë nuk është shtruar si alternativë mundësia e një reforme të thellë me objektiv shkëputjen e pyjeve nga regjimi i vjetër si nga pronësia ashtu edhe administrimi. Banorët e zonave rurale e kanë shfrytëzuar këtë situatë anarkie për të marrë çfarë të mundin në garë me firmat private dhe prerësit e tjerë të pyjeve. Të gjitha qeveritë kanë shpalosur dëshirë e vullnet për të prodhuar strategji e për të programuar reforma, të përdorura këto si një dritë e largët në fund të tunelit se një ditë shkatërrimi do të ndalet. Lexo | Komento
NJOFTIME PER PUNESIM

ZYRA - DIBER
ZYRA - FIER
REZOLUTE nga Federata e Pyjeve & Kullotave Komunal Qarku Diber
Drejtuar:
Kryeministrise
Parlamentit
Ministrise se Bujqesise & Ushqimit
Ministrise se PL & Decentralizimit
Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve & Kullotave
Njesise se Menaxhimit
Lexo | Komento
REZOLUTE nga
Federatat e Pyjeve e Kullotave Komunal te Qarkut Diber,Korce, Kukes dhe Federata Kombetare, 47 Shoqata Perdoruesish Pyjesh dhe Kullotash komunal te Qarkut Diber,Korce dhe Kukes .
Drejtuar:
Parlamentit Shqiptare
K/Ministrit te Shqiperise
Ministrit Mjedisit
Bankes Boterore
Lexo | Komento
Misioni Teknik supervizues I Bankes Boterore
Nje mision i perbashket Teknik i bankes boterore dhe agjencise Suedeze per kooperim e Zhvillim Nderkombetar (SIDA) eshte realizuar ne data 31 mars deri 4 prill 2008, per te vlersuar progresin ne zbatimin e Projektit per Zhvillimin e Burimeve Natyrore(PZHBN).Lexo
Deklarata qe i eshte derguar MMPAU, BB dhe Keshillit te Ministrave
D E K L A R A T E
Shoqata e Specialistëve Shqiptarë të Pyjeve vë re se reforma e rëndësishme e ndërmarrë në sektorin pyjor dhe Shërbimin Pyjor Shqiptar, krahas sukseseve ve re dhe një sërë pasigurish, shmangie nga strategjia, planet e programet e mëparshme si dhe një konfuzion, sidomos në aspektin e organizimit institucional të tij në përgjithësi.Lexo | Komento Leterkembim midis konsulentit Abdulla Diku dhe Federates rajonale Diber
I dashur Rexhep !
Sic edhe mund te jeni ne dijeni, konsulentet qe punojne ne fushen e pyjeve punojne mbi bazen e disa dokumenteve te hartuara jo nga ato. Duke u munduar, komentet e mia per sa shkaruani po i rendis si me poshte;
1. Nuk besoj se eshte e mundur qe nje projektues PM (Plan Menaxhimi) te beje harte perdoruesi per cdo individ, ne nje kohe kur per te bere nje harte te tokave bujqesore per nje fshat te vetem fodi financiar ka qene te pakten 5 here me i madh nga sa kushton sot nje PM ne pyje. Duke i qendruar strikt fjales se urte popullore, se 'kembet duhen shtrire aq sa eshte jorgani', edhe me PM qe hartohen sot eshte ne perputhje me kete shprehje. Pra, eshte e pamundur qe te behen harta perdoruesish ne nivel individi, dhe kjo do te marre shume muaj e vite kur te filloje si proces. Lexo|Komento
Reforma ne Pyje dhe Kullota duhet te Vazhdoje ? - Nga Rexhep Ndreu
Keshilli i Ministrave ka marre vendim per transferimin e mbi 700 mije hektare Pyje e Kullota ne pronesi te Komunave dhe akoma menaxhimin e tyre e ben Ministria e Mjedisit.
Mungojne institucionet ligjore per keshillimin dhe monitorimin e pronareve te rinje te Pyjeve
Mungojne strukturat e sherbimit dhe strukturat e menaxhimit per pronat
Mungojne strukturat per kontrollin e zbatimit te ligjshmerise dhe vete ligjet qe duhen ndryshuar kur kane ndryshuar pronaret dhe menaxheret
Qeveria Shqiptare mori vendimin per te mbeshtetur pyjet tona bazuar dhe nga nje buxhet te dhene prej 19.4 mil USD per nje projekt zhvillimi per pyjet komunal per 5 vjet .Ky projekt synon menaxhimin e burimeve Natyrore bazuar ne komunitetet ne 218 Komuna.Qeveria dhe vecanerisht K/Ministri i Shqiperise arriti te shpejtoj procesin deri ne transferimin e Pyjeve dhe kullotave ne pronesi te NjQV. Ky eshte nje veprim qe duhet pershendetur dhe per kete Federatat e Pyjeve Komunal ka mbi 5 vjet qe lobojne ne kuadrin e avokatesise per pronaret e Pyjeve tradicional ne Shqiperi.
Por a eshte e mjaftueshme reforma, a duhet vazhduar apo lene ne rruge e diskretituar ? Lexo|Komento
Nga Valbona ne Picar - Në gjurmët e misionit supervizues të Bankës Botërorë në Projektin e zhvillimit te Burimeve Natyrore. - Nga Haki Kola
Mirdita me dy bashki pronare pyjesh
Pyjet e Dushkut në Gziq duket sikur po ringjallen. Mirditorët me krenari tregojnë atë që kanë arritur, duke marrë pak edhe nga meritat e shirave të fundit që i kanë kthyer dushkajat si livadhe të gjelbëruara e të harlisura. Bashkia e Rrëshenit duket si një rast i vecantë, pasi përvec qytetit, administron edhe shume fshatra për rreth , fshatra që kanë marrë ditët e fundit në pronësi mbi 6 mije hektarë pyje, por që pretendojnë se kanë në territorin e tyre mbi 12 mijë hektare. Kryetari i këshillit të Gziqit, duket pak sa i revoltuar, pasi duke qenë mësues në qytet e kryetar në fshat, ka lënë orën e mësimit në qytet e ka ardhur me nxitim për të qenë korrekt, me misionin e Bankës. Lexo | Komento
Faqja tjeter 1, 2 |