Untitled Document
 
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

 

2010 Viti nderkombetar i Biodiversitetit

 

Pergatiti: Ing. Gjon Fierza

DSHP Tirane

22 Maji është “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit”. Pikërisht në këtë datë në Konferencën e OKB të mbajtur në Rio de  Janiero në vitin 1992, ku morën pjesë mbi 172 shtete, pas diskutimeve të shumta  për problemet globale mjedisore, u arrit deri tek konkluzioni se: Biodiversiteti është vlera më e madhe e Biosferës. Ai paraqet shumëllojshmërinë biologjike të  gjitha qenieve të gjalla që gjenden në planetin tonë. Kjo date u shpall si “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ”

“Problemi i ruajtjes së biodiversitetit vazhdon të jetë si një ndër sfidat kryesore të njerëzimit  edhe sot”. Cilësia jonë e jetës dhe mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga biodiversitetie. Duhet të kuptohet nga të gjithë se humbja e llojeve, dhe dëmtimi i ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërësi.

Viti 2010, eshte viti i Biodiversitetit, kjo nje nje fushate e madhe sensibilizimi e sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, UNESKO e shpalli vitin 2010 si Vit ndërkombëtar të biodiversitetit dhe të afrimit të kulturave. Nënvizohet veçanërisht roli i rëndësishëm që e luan ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike të planetit për ekzistimin e njerëzimit. "UNESKO" -ja planifikon t'i shfrytëzojë arritjet shkencore, disiplinat humanitare dhe sociale, si dhe kulturën, në mënyrë që t'u kundërvihet faktorëve të rrezikshëm, që çojnë deri te shkatërrimi i biodiversitetit",

Kombet e Bashkuara e caktuan 2010-ën si Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit, duke e përshkruar si "kremtim i jetës në tokë dhe i vlerës së biodiversitetit për jetët tona". Gjatë tërë vitit, bota është ftuar të ndërmarrë veprime për të mbrojtur larminë e jetës në tokë dhe të rrisë vetëdijen e publikut për rëndësinë e biodiversitetit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ne ceremonine e promovimit te kesaj ngjarje: paralajmëroi se bota do të përballet me "kosto shume te medha" nëse nuk ndërmerren veprime kundër ndryshimeve klimatike dhe sigurimit të biodiversitetit. Merkel tha se vendet duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e specieve dhe të krijojnë rrjete të zonave të mbrojtura për kafshët e egra. Ajo gjithashtu propozoi formimin e një trupi ndërkombëtar që do të merrej me shkencën e biodiversitetit dhe argumentet shkencore për ruajtjen e specieve. Sistemet natyrore, si pyjet dhe tokat nën ujë, i ofrojnë shoqërisë njerëzore një varg dobish, si ushqim, fibra, ujë të pijshëm, ajër të pastër, tokë të shëndoshë, mbrojtje nga kushtet ekstreme të motit dhe shumë të tjera.

Më shumë se gjysma e njerëzimit sot jetojnë në qytete, kështu që nuk e bëjnë dot lidhjen ndërmjet jetës së përditshme dhe biodiversitetit. Por, gjithçka që hamë apo pimë, vjen nga biodiversiteti". "Uji prodhohet dhe pastrohet nga biodiversiteti. Druri është produkt i biodiversitetit. Shumë njerëz në botë përdorin bimë mjekësore. Peshqit kryesisht prodhohen në natyrë. Të lashtat polenizohen nga bletët dhe fluturat". Shkatërrimi i pyjeve që bëhet për të siguruar ngrohje, shkakton degradim të tokës, rrëshqitje të dheut dhe vërshime. Qeveritë të përcaktojnë synime për të mbrojtur speciet e rrezikuara, duke vendosur taksa ndaj aktiviteteve që dëmtojnë biodiversitetin."Ne presim që disa vende të caktuara të adoptojnë programe ambicioze. Dëshirojmë një kornizë të madhe, që do të mund ta vëzhgonim. Por, këtu na duhet edhe mbështetja e qeverive për t'i arritur synimet e tilla". Sipas të dhënave të OKB-së, tri specie po zhduken për çdo orë. Koha po kalon dhe ka dëshmi shkencore për krizë serioze të zhdukjes së specieve."Në ditët e sotme, shkalla e zhdukjes është 1 mijë herë më e lartë sesa ishte para përhapjes së njeriut në tokë. Pra, kemi të bëjmë me krizë të zhdukjes. Shumë specie janë kërcënuar në të gjitha grupet që i jane studiuar".

Biodiversiteti në rrezik! - Çdo lloj i cili vdes dhe shkon nga bota jonë, është i pakthyeshëm, një burim natyror më pak. Biodiversiteti natyror nuk ka qenë kurrë më i atakuar se sa në dhjetëvjeçarët e fundit që lidhet me shumë faktorë: shumëfishimi i njerëzimit brenda një kohe të shkurtër, tej-eksploatimi dhe mbishfrytezimi i resurseve natyrore, ndotja e madhe, etj. Humbjet e diversitetit biologjik janë drastike dhe fatkeqësisht shkatërrimet e ekosistemeve janë në rritje te vazhdueshme. Njerëzit me ose pavetëdije janë duke bërë zhdukjen në masën më të madhe të biodiversitetit në historinë e Tokës. Në mbarë botën tashmë janë më shumë se 60% e ekosistemeve me rrezikshmëri të përhershme dhe një parashikim të numrit prej 15,600 llojeve që kërcënohen të zhduken. Në të gjithë botën si pasojë e veprimtarisë së faktorit njeri, çdo ditë zhduken lloje kafshësh dhe bimësh .

 

Rezultatet e raportit të një studimi Evropian, ne vitin 2008 tregon se në 300 vitet e fundit, në botë sipërfaqja e përgjithshme pyjore është pakesuar me 40%. Llogaritet se në çdo minutë zhduken rreth 20 hektar pyje. Në 25 vende të botës, pyjet janë zhdukur tashmë plotësisht. Prerja e një bime masa drunore e të cilit do të kushtonte rreth 500 euro është një humbje e madhe pasi që gjatë jetës së tij ky dru do të gjeneroj deri 1,900,000 euro përmes vlerave ekologjike siç janë: prodhimi i oksigjenit, pastrimi i ajrit, riciklimi i ujit, fertilizimi i tokës, kontrolli i erozionit, sigurimi i habitateve për botën e egër, zbutjen e efekteve toksike të gazeve, etj. Në botë që nga viti 1900 rreth gjysma e të gjitha kënetave janë të humbura .

 

OKB dhe mjaft oraganizata te tjera mjedisore kryesisht Evropiane, synojne ne organizimin e fushatave te perviteshme informimi dhe ndergjegjesimi te komuniteve vendore dhe qeverive ne gjithe shtetet e botes kryesisht atje ku demtimet e resurseve natyrore po behen me ritme te shpejta. Te nderhyhet me gjitha menyrat dhe mjetet per te ndaluar cdo degradim resursi natyror.

Qe tani eshte ideuar dhe po punohet qe Viti 2011 – te shpallet si «Viti boteror i pyjeve »

 

 

Komento