Kerkesa te reja per te perballuar sfidat lidhur me forcimin e kapaciteteve per menaxhimin e qendrueshem te PKKomunale
Strukturat e Federatës rajonale japin një mundësi për të institucionalizuar pyjet komunalë në Shqipëri dhe i japin një fuqi ndervepruese strukturave qeveritare qe kane ne pronesi Pyjet dhe Kullotat. Federatat mund të ndërtojnë kapacitetet e SHPPK dhe komunave për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Federatat mund dhe duhet te adresojne me shume se deri tani çështje të transparancës dhe të përfaqësojnë interesat e komuniteteve në nivelet më të larta lidhur me pyjet komunalë.
Me krijimin e SHKPKK, duke përfaqësuar Federatat Rajonale në nivel kombëtar, Federatat në nivel rajonal po bëhen edhe më të njohura. Me ekspertizën e tyre si dhe mbështetjen e dhënë nga organizatat mbeshtetse si SNV, ato po punojnë për një funksionim dhe rol më të mirë të Federatave.
SHKPKK si dhe Federatat në rajone po punojnë për të plotësuar strukturat e tyre. Ato po japin një mbështetje gjithnjë në rritje si dhe shërbime për organizatat anëtare komunat dhe SHPPKK (menaxherët aktualë të pyjeve dhe kullotave komunale). Ata po përmbushin rolin e tyre përfaqësues në nivel kombëtar e rajonal duke adresuar interesat e anëtarëve të tyre.
Per te permbushur me mire misionin ne te ardhmen, Federatat duhet te rrisin stafet prane tyre duke rekrutuar sa me shume specialist te larte dhe me pervoje ne fushen e pyjeve Komunal qe kane dhe pasion per te punuar ne terren. Nje pervoje shume e mire eshte krijuar deri tani ne shoqaten kombetare ku shume ekspert te moshave te ndryshme dhe me pervoje ne fushen e Pyjeve Komunale po japin kontribut konkret duke u perfshire ne programe dhe veprime aktive brenda Bordit.
Tanime ne mendojme se duhet qe sejcila Federate te jete me aktive me punen ne terren per te asistuar fermeret per krijimin dhe menaxhimin e Pyjeve te Fermereve. Kjo kerkon me shume perkushtim por dhe ekspertize te kualifikuar ne menyre qe te ndikoje në përmirësimin e politikave për zhvillimin e pylltarisë komunale dhe të bazës ligjore për qeverisjen e mire te pyjeve dhe Kullotave, si dhe te merren parasysh eksperienca, interesat dhe nevojat e komuniteteve rurale dhe të SHPPKK.
Bazuar ne keto kerkesa ne keshillojme te gjitha Federatat qe te vendosin ne stafet e tyre nje deri dy ekspert per rreth (ne baze te mundesisie) dhe te fillojne te pergatisin projekte konkrete zhvillimi por dhe te asisitojne Shoqatat dhe Komunat per menaxhimin e pyjeve per te perballuar sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen pyjet me ndryshimin e klimës. Për më tepër, duhet reflektim mbi masat e mundshme në të ardhmen, per sistemet e informacionit ne pyje, si dhe mjetet në dispozicion për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme të pyjeve dhe menaxhim te qendrueshem.
Bordi i Shoqates Kombetare te PKK Maji 2010
Komento