Veprime konkrete per parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
Transferimi i pyjeve ne perdorim e pronesi te Komunave eshte nje nder reformat me te medha te bere nga Qeveria Shqipetare si rruga me e mire per te perfshire Qeverisjen Vendore ne te drejta dhe detyra me te medha per te ndikuar ne mbrojtjen e Pyjeve dhe te mjedisit. Te gjithe duhet te pranojme se pamvaresisht nga pronesia mbrojtja e pyjeve dhe vecanerisht mbrojtja nga zjarri nuk munde te realizohen pa pjesmarrjen dhe pergjegjesine e te gjitha strukturave qe kane pyjet ne pronesi e ne perdorim.Vera po troket dhe disa thone se do te jete shume e thate.... por sido qe te jete pergatitja dhe masat parandaluese jane detyre e te gjitheve dhe vecanerisht e shoqatave te PPK Komunale.Tanime ne te gjitha Komunat ka ndodhur transferimi i pyjeve ne pronesi te tyre, te gjithe komunitetet jane mbledhur kane diskutuar dhe kane vendosur ti marrin Pyjet ne pronesi/e perdorim dhe te gjithe kane krijuar strukturat ne nivel Fshati dhe Komune qe jane Komisjonet e fshatit dhe Shoqatat e ndertuara me baze komunitetet.
Te gjitha kane pranuar, vendosur e miratuar ne keshillin e Komunes se do te perdorin pyjet ne baze te planeve te menaxhimit, si dhe cdo transferim eshte shoqeruar me dy ose tre paketa me investime per te permiresuar pyjet ne teritorin e vet por dhe per te forcuar strukturat e ndertuara ne fshat dhe ne Komune.
Cdo shoqate dhe Komune duhet te sigurojne plane konkrete veprimesh ne radhe te pare per te sensibilizuar njerezit qe te kujdesen per te parandaluar zjarret ne pyje. Te gjithe e dine ne fshat se kush mbledh bime kush ben dru zjarri ne pyll, kush merret me kullotjen e deleve lopeve dhe te dhive pra keta jane njerezit duhet te trejnohen dhe keshillohen per kujdesin per ndezjen dhe fikjen e zjarreve, hedhjen e cigareve, e raste te tjera. Pervec kesaj shoqata duhet te zgjedhe dhe caktoje njerez ne cdo fshat qe te merret me detyrat e vrojtimit ,per informimin dhe organizimin e aksionit ne rastet kur cfaqen zjarret.
Natyrisht te gjithe jemi te sigurte se atje ku pyjet jane ndare sipas tradites dhe vezhgimi, kontrolli dhe masat per te parandaluar rrezikun e zjarrit jane me te sigurta. Por tanime fshati dhe i gjithe komuniteti jane te pergjegjeshem ligjerisht sepse me perfaqesuesit e tyre kane marre ne dorezim pyjet e fshatit dhe ne fakte eshte gjithe fshati qe po e perdore pyllin e kulloten kudo qe ndodhet.
Vitet e fundit e veçanërisht viti 2007,u karakterizuan nga kushte të pazakonta klimatike, me temperatura të larta e thatesirë të tejzgjatur, prandaj edhe pati një numer të madh zjarresh në pyje e kullota. Këto kushte klimatike, si dhe veprimtaria e pakujdesshme njerëzore ishin faktorët kryesorë të dëmtimit të ekosistemeve pyjore, me pasoja tepër të rënda për pyjet dhe mjedisin në përgjithësi.
Ne nuk duhet te harrojme asnjehere vitin 2007 dhe te gjithe strukturat nga individi deri ne Ministri dhe duhet te vleresojme ne maksimum situaten duke marre ne radhe te pare masat parandaluese per zjarret qe do te thote organizimin e njerezve qe vrojtojne, informojne dhe marrin masa ne cfaqjen e pare te zjarrit per ta fikur ate.
Rolin e koordinimit dhe bashkeveprimit me stukturat e tjera duhet ta marre Komuna dhe DSHP-ja se bashku me aftesite teknike ne menyre qe te udheheq dhe veprimin.
Te gjithe ne i dijme kapacitetet e kufizuara te shtetit tone dhe te gjitha sherbimeve prandaj vetem veprimi aktiv i njerezve nga toka per te mbrojtur pronen e vete qe e perdore perdite bente te mundur qe nuk lejon cfaqjen e zjarreve duke bindur te gjithe njerezit, barinjte ,kalimtaret,grumbulluesit e bimeve, prodhuesit e druve te zjarrit qe jo vetem te mos behen shkak per ndezjen e zjarreve por te jene ato te paret qe te mundesojne masa konkrete per mbrojtjen e pyjeve dhe nga zjarret.
Ne kemi me dhjetra raste nga Kalaja e Dodes, Kukesi, Lisi, Dumreja, Librazhdi dhe Korca ku njerezit jane mjaft aktiv per te mbrojtur pasurite e veta. Jo vetem te vendosin roje, vrojtues por dhe ne raste zjarresh fshati te ngrihet i teri deri ne fikjen e zjarreve.
Por jo me te njejtin perkushtim eshte vepruar ne disa rajone ku jo vetm nuk funksionon komisjoni i fshtit dhe strukturat tjera por mungon dhe aksioni per te marre pjese e per te shuar zjarret.
Cilat jane disa nga detyrat qe na ngarkon Ligji:
Ligji Nr.8766, datë 5 .4.2001 PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI DHE PËR SHPËTIMIN
Neni 1. Mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e pronës nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera në rastet e emergjencave, është detyrë e organeve shtetërore, e ministrive dhe institucioneve qendrore, e organeve të qeverisjes vendore, e organeve të specializuara, e personave juridikë e fizikë vendas ose të huaj.
Neni 3 Stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme
1. Në qendrat e qarqeve dhe të rretheve jo qendër qarku, funksionojnë stacionet e gatishmërisë së përhershme të PMNZSH-së.
2. Stacionet e PMNZSH-së së gatishmërisë të përhershme, janë forca të specializuara. Ato kanë për detyrë shpëtimin e jetës së njerëzve dhe shpëtimin e pronës nga zjarri, ndërhyrjen në rastet e emergjencave nga rreziqet teknologjike dhe industriale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
Neni 5 . Organizimi në nivel vendor
1. Në bashki ose komuna, me vendim të këshillit përkatës, krijohen stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në bazë të studimeve të përbashkëta, të bëra nga Drejtoria e PMNZSH-së dhe organet e pushtetit vendor, mbështetur në normat teknike dhe në ato ndërkombëtare .
Neni 7 Shërbimi vullnetar i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit
1. Shërbimi vullnetar i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit organizohet nga:
a) organet e pushtetit vendor në qytete, qendra urbane dhe objekte e institucione, pronë e tyre.
b) personat juridikë dhe fizikë, vendas e të huaj, për veprimtaritë e tyre ekonomike e shoqërore.
2. Mënyra e organizimit, e përgatitjes dhe e shpërblimit të anëtarëve të shërbimit vullnetar të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në rastet e ndërhyrjeve për zhdukjen e pasojave të shkaktuara nga zjarri, nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në zbatim të këtij ligji, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor.
Sipas ligjit te Pyjeve Nr. 9385,
Neni 20 pika(9)
Organet e shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore dhe me strukturat e shërbimit për mbrojtjen nga zjarri dhe të shpëtimit, organizojnë punën për parandalimin e zjarrit në fondin pyjor kombëtar .
Neni 23 pika 1.2
Administrimi dhe zhvillimi i pyjeve vendore apo i pjesëve të tyre, bëhen sipas planeve të mbarështimit dhe të dispozitave të këtij ligji.
Për një administrim të qëndrueshëm e shumëfunksional të fondit pyjor..... për mbrojtjen nga zjarri, dëmtuesit etj., brenda territorit administrativ të njësive të qeverisjes vendore, krijohen njësitë tekniko-administrative, në varësi të drejtpërdrejtë të organeve të qeverisjes vendore.
Neni 12 (Sherbimi Pyjor)
b) parandalon, zbulon dhe lufton dëmtimin, pushtimin, shpërdorimin, tjetërsimin, shkretimin dhe degradimin e pyjeve e të tokës pyjore, cenimin nga ndërhyrjet e pakontrolluara në fondin pyjor dhe në mjedisin natyror;
c) organizon punën për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve
Rexhep Ndreu
Komento