Untitled Document
 
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

 

“Nga prone e grupit Pyjet tu jepen pronareve legjitim.”

 

Ne rrethin e Lezhes Pyjet dhe kullotat zene rreth 50 % te teritorit ndersa ne rrethet Mirdite, Kurbin pyjet e kullotat zene mbi 70-80 % ne raport me tokat bujqesore.

Ne token e transferuar ne Komuna pervec shkurreve dhe cungishteve te degraduara ka dhe toka boshe, kullota e livadhe. Te gjitha keto toka nuk kane pronare legjitim prandaj dhe demtimi nga prerjet e kullotjet jane shume te medha pa asnje rregull e kriter. Eshte kjo aresyja qe perdoruesit tradicional i kerkojne Qeverise dhe Parlamentit te permiresojne ligjin per te legjitimuar pronen tek i zoti. Kjo prone tu jepet me ligj ne pronesi  fermereve dhe ish pronareve ndersa tokat e abandonuara per ata qe nuk kane pronar mund ti marrin Komunat ose DSHP ne pronesi apo ne perdorim per  te kultivuar dru frutoret, drupyjore ose bimet medicinale.

Kjo mendoj te jete reforma e pare ne pyje sepse pyjet jane marre ne pronesi nga komunat dhe kane ngelur perseri prone e grupit si ne kohen e kooperativave bujqesore. Sic po veprohet ne praktike pronat legjitime te fshatareve ne pyje dhe kullota po jepen ne pronesi nga shteti dhe komunat si prona te tyre ne vend qe keto veprime te kryhen nga pronaret e vertete dhe legjitim qe i kane trasheguar historikisht por pa i patur te rregjistuara zyrtarisht. Mbasi te zgjidhet ligjerisht dhe te merren ne pronesi kto siperfaqe te uzurpuara pa drejtesishte nga shteti dhe grupet neper Komuna mendoj se pronaret e vertete duhet te krijojne tregun e shitblerjes, te dhenjes me qera, e transaksione te tjera ne pyje e kullota konforme ligjeve ne fuqi. Shteti eshte e domosdoshme te kontrolloj zbatimin me rigorozitet te ligjeve dhe te vjele taksat per te gjitha veprimet financier qe kryhen ne pyje e kullota. Mendoj qe shteti shqipetar duhet qe ne menyre kategorike ne te gjitha komunat qe kane pyje te mos lejoj qe siperfaqja e pyjeve dhe e kullotave te zbres nen 50 perqind ne raport me token bujqesore duke dhene nga 500 e 600 ha per fabrika Cimento e veprime te tjera,ne ato komuna qe ka pak pyje a te mbrohen dhe te shikohet mundesia e mbjelljeve te reja por keto veprime te kryhen gjithemone ne bashkepunim te ngushte me pronaret legjitim.mendoj se pyjet e kullotat komunale duke i marr ne pronesi pronari legjitm do te mbrohen nga keto pronar por edhe do te rritet mirqenja ne kto zona ku ata sot jetojne ne nje varferi te madhe.

Mendoj qe strukturat te krijohen ne Komuna per pyjet e kullotat komunale duke vendosur se pari nje specialist te merret me menaxhimin e pyjeve,me shoqaten dhe me ndihmen konkrete ndaj fermereve, nje ose dy specialist te tjerete merren me mbrojtjen e ndihmen direkt ne teren kjo te mvaret nga siperfaqja e pyjeve qe ka ne administrim Komuna si edhe te ardhurt financiare vjetore te komunes nga sektori i pyjeve. Personeli pyjar neper Komuna te punoje vazhdimisht per ndergjegjesimin e komunitetit per rendesine dhe mrojtjen e pyjeve,mbrojtjes se tokes nga erozioni etj. Me riorganizimin e ndarjes se re administrative qe mund ti behet teritorit te qarkut tone, sepse mendoj se nuk mund te kete njesi vendore me 2000e3000 banor ne shkojme ne krijimin e sektoreve te pyjor. Keto probleme mendoj se jane kryesore pra reforma ligjore eshte ajo qe duhet permiresuar se pari pastaj mendoj se duhet permiresuar organizimi qe nga qendra ne Ministrin e brendeshme duhet krijuar sektori e pyjeve komunal ose ne ministrine e mjedisit dhe komunat duhet te komunikojne direkt me kete sector ejo te komunikojme si deri tani me ndermjetesine e ndermarrjes pyjore,

Kerkohet nje pune e vecante per te mbeshtetur qe shoqatat te forcohen financiarisht duke punuar dhe per krimjimin e fondit te riinvestimit. Te kerkohet me shume se deri tani Ministrive te Linjes si Ministrise Mjedisit, Rendit, dhe Ministrise se Financave qe shoqatat e Pyjeve qe jane dhe aktoret kryesor qe menaxhojne Pyjet te lehtesohen nga barra fiskale qe kane sot si dhe te ndertohet nje Ligj i ri i vecante vetem per pyjet dhe Kullotat Komunale.

 

Zef Krepi

Kryetar i Federates Pyjeve Kullotave Komunal Lezhe

 

Komento