Untitled Document
 
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

 

SHERBIM DHE PUNESIM

Pyjet qe i sherbejne njeriut

 

Gjate viteve 1996-2010 ne kuadrin e dy projekteve jane bere planet e menaxhimit per rreth 250 Komuna te Shqiperise per nje periudhe 10-vjeçare per pyjet dhe kullotat komunale.

Te gjitha planet kane ne themel te tyre dhe procesin e transferimit te pyjeve ne pronesi te Komunave dhe ne perdorim te komuniteteve locale. Keto plane kane percaktuar menyren e perdorimit dhe jane identifikuar objektivat dhe aktivitetet aktivitetet e planifikuara jane ne pergjithesi te drejtuara drejt zgjidhjes se problemeve te degradimit, erozionit dhe shpyllezimit. Gjate viteve te fundit 2007-2010 krahas aktiviteteve per mbrojtjen, pyllezimin, punet per kontroll erozioni, kullotjen e kontrolluar, punimet bujqesore puna eshte kombinuar dhe me ndergjegjesimin ne te gjitha nivelet prandaj ne shume fshatra e Komuna ne te gjithe Shqiperine u arriten rezultate te mira. Ne ditet tona shume komunitete kane bere vendime ne mbrojtjen e pyjeve te tyre dhe vendosjen e kontrollit mbi kullotjen . Tani ne te gjithe mund te shikojme rezultatet e pyjeve ne rritje ne me shume se 40 % e siperfaqes se pyjeve te fermereve kane nje rritje me shume se dyfishin e pyjeve te perdorur kolektivisht ose te pyjeve shteterore ku rritja mesatare eshte akoma 1.5 m3 per ha.

Duke arritur kete rezultat ne tani duhet te pyesim veten tone se si duam ne t'i perdorim keta pyje? Cili eshte hapi tjeter?

Per perkufizim pyjet komunal jane pasuri qe duhet t'i sherbejne njeriut. Perdoruesit aktual (pronaret tradicionale) kane nevoje te perfitojne. Nese njerezit kane nevoje te perfitojne pyjet duhet te afrojne ç'fare njerezve u nevoitet. Ne pergjithesi njerezit jo vetem kane nevoje per lende ndertimi, ata kane nevoje per me shume, si dru zjarri, material gardhimi, ushqim per kafshet, fruta, bime medicinale. Keta produkte u nevoiten njerezve me shpesh se lenda e drurit per ndertime dhe njerezve u duhen çdo vit. Perveç kesaj pyjet nevoitet te plotesojne sherbime te tjera persa i perket kontrollit te erozionit, kapacitetit mbajtes te ujit, biodiversitetit dhe mikro-klimes.

Nese ne duam te arrijme te gjitha keto perfitime ne gjithashtu na nevoitet sisteme te tjera menaxhimi pyjesh nga ato pergjithesisht te aplikuara deri me sot. Aktualisht sistemet tona te menaxhimit te pyjeve jane drejtuar te nje synim (nje funksion), si pyje prodhues per lende ndertimi apo sisteme grumbujsh per dru zjarri. Keta sisteme menaxhimi pyjesh japin disa perfitime anesore gjithashtu, por jo gamen e gjere te perfitimeve qe njerezve u nevoitn.

SI I DUAM PYJET TONA?

Njerezit, komuniteti dhe ShPP-te kane nevoje te vendosin rreth sistemeve qe duan. Ata vendosin mbi synimin per pyjet bazuar ne nevojat e tyre. Pra cili funksion nevoitet te plotesoje pylli yne?

Duke marre kete ne konsiderate ne mund te perdorim sistemin e menaxhimit te qendrueshem te Pyjeve aplikuar ne Gjermani, Zvicer dhe Austri nga fermeret dhe komunitetet locale. Ky system quhet/ thirret pyjet e fermerit .

Cila eshte situate jone aktuale? Ne shume rrethe ne tani kemi pyje te rigjeneruar, 2-5 meter lartesi me nje numer te larte druresh (mbi 10.000/ha) por kemi dhe pyje me lartesi mbi 7-10 m me 2-4000 drure per ha sepse fermeret me kujdes kane perdor rrallimin gradual

Duke pare situaten ne kemi disa menyra (opsione) qe na krijohen per pyje prodhues per dru zjarri. Te vazhdojme mbrojtjen dhe aplikojme rrallim konservator. Vetem duke reduktuar ngadale numrin e drureve.

Kjo do te çoje ne situaten ne vazhdim:


 

 


Pyje me numer te larte druresh, shume afer dhe kryesisht nje specie. Eshte vetem nje shtrese pylli dhe jo nenpyll. Mund te perdoret si sistem grumbulli per prodhim dru zjarri)

Nje tjeter opsion eshte te jesh me teper progresiv ne menaxhimin e pyllit tone. Duke marre te njejtet pyje te 2-5 m lartesi dhe kjo do te udheheqe tek sa vijon:

 


 

 

 


 

Ne do te bejme me teper rrallime dhe te kemi numer me te ulet te dureve per hektar; tashme se shpejti nje kat i dyte pylli do te zhvillohet. Ky do te jete gati per gjeneraten tjeter pas prerjes se drureve me te medhenj. Ky pyll do te ofroje produkte me te ndryshem duke perfshire ca lende, por gjithashtu do te kete ca me teper produkte te dyta pyjore. Struktura e pyjeve do t'ju jape me teper shanse specive te ndryshme te drureve e bimeve sikurse jetes se eger.

 

Sistemi i Pyjeve te Fermerit

Per te ardhur tek systemi i pyjeve te fermerit ne duhet te jemi me teper ambicioze. Ne do te nevoitet te kemi me teper rrallime per shume vite. Fillimisht duke reduktuar numrin e shume drureve, me vone fokusohemi ne rrallimin selektiv, (caktimi i drureve te ardhmes duke synuar te arrijme tek pylli-shumefunksional:

 


 


 

Ky system pyjesh eshte me shumllojsheri moshash, druresh…dhe bimesh.. Numri i drureve me te medhenj eshte me i ulet (duke dhene lende me cilesi te larte), por duke perfshire katin e poshtem dhe te mesem numri total i drureve eshte i larte. Ai ofron mundesi shume te mira per nje system shfrytezimi te vazhdueshem. Ai ofron shkalle te ndryshme te produkteve duke plotesuar te gjithe nevojat e njerezve. Pylli ka nje biodiversitet te larte me shume specie druresh dhe bimesh te ndryshme. Kjo jep gjithashtu shanse te mira per druret frutore pyjore, bimet medicinale dhe ushqim per bagetine. Nese aplikohet mire ky sistem ka nje mbulese pyjesh te vazhdueshme, çon ne stabilitet dhe qendrueshmeri te larte.

A duhet te gjitha pyjet e dushkut ose cungishtet e Ahut te perdoren ne sisitemin e pyjeve te fermerit (pyje me funksion te shumefishte)?; kete pergjigje duhet ta japin fermeret dhe specialistet sepse ndoshta dhe per sistemet e tjera (pyje prodhues vetem per dru zjarri) duhet te kene nje vend ne menaxhimin e pyjeve krahasuar me siperfaqen totale. Pra ne duhet te jemi ambicioze dhe te perdorim sisteme te ndrysheme, bazuar ne nevojat tona dhe adaptuar me situatat locale.

A po punojme ne per te siguruar perdorim dhe menaxhim te qendrueshem te Pyjeve tona?

 

Pylli i Fermerit punesim dhe prodhim?

Ka me shume se tre vjet qe dikutohet ne te gjitha nivelet se tani eshte koha te fillojme te mendojme dhe pregatemi per nje perdorim dhe menaxhim te qendrueshem te pyjeve tane.

Natyrisht eshte folur e diskutuar shume per menyren se si hartohen planet e menaxhimit a perfshijne ato njerezit ne diskutime dhe vendime ?..a bejne ato nje plan qe te ndikojne ne krijimin dhe zhvillimin e pyjeve te fermereve ne Shqiperi?

Shume plane qe ne kemi studjuar dhe diskutuar ne terren kane percaktuar strategji te mira se si duhet te punohet me pyjet e moshave te ndryshme jo vetem per ti konvertuar ne trungishte por dhe perdorimin me kujdes per shumefunsionalitetin e tyre.

Pra kemi kompani qe planin e kane shkruar bukur dhe mendimi i eksperteve te ndryshem eshte konkrete per menaxhimin e pyjeve te fermereve.

Po a ka mundesi nje Shoqate ose Komune ta zbatoje planin kur ato akoma skane jo vetem eksperte ne stafin e tyre por dhe DSHP nuk e afrojne nje sherbim te tille qe keto plane te perditesohen dhe zbatohen ne kushtet e cdo Komune e shoqate.

Punesim dhe sherbim ne Pyje

  Duke pare kete situate une mendoj se ka ardhur koha qe kete proces duhet ta udheheqe Sherbimi Pyjor me nje plan te detajuar dhe mireorganizuar nga Ministria e Mjedisit. Mjafton te permendim 5000 ha pyje dushku e Ahu 10- 15 vjecare ne rrethin e Librazhdit, 1500 ha pyje Ahu ne masivin Deshat-Maqellare mbi 35000 ha masive dushku ne rrethin e Mirdites ose po kaq ne Qarkun e Kukesit mbi 20000 ha pyje te reja nga Tirana deri ne Durres pa permendur me 10-100 mijra hektare qe ndodhen ne te gjithe Shqiperine pyje te reja dushku e shkurre qe kane nevoja urgjente per tu trajtuar me sherbime kulturale. Ne keto masive ne shume prej tyre ne mundet te prodhojme me qindra mijra m3 dru zjarri per treg per fermeret por dhe hunj e thupra qe mundet te perdoren ne treg per nevojat ne bujqesi e pemtari.

 

Masat e propozuara per menaxhim ,

Kjo eshte pjesa me e rendesishme e ku te gjithe ekspertet ne planet e menaxhimit te hartuara kane bere përshkrimin e pyjeve duke harmonizuar sa me te mire te masat silvikulturore, metodat e menaxhimit dhe nevojat e perdoruesve duke synuar ne krijimin e pyjeve shume-strukturore, shume-moshare, shume-llojesh dhe shume-funksionale.

Per me tej del detyre e vete fshatrave qe kane potencial shfrytezimi per dru zjarri, por qe te repektojne radhen e shfrytezimeve, por dhe sasine vjetore qe parashikohet. Komuna nepermjet SHPPK te beje dhe furnizimin me dru zjarri te fshtrave qe nuk kane mundesi prodhimi me dru zjarri dhe njekohesishte te frenohet nga vet komuniteti ne bashkepunim me DSHPyjore, prodhimi i druve te zjarrit nga fshatrat te komunave fqinj.

Pyjet e dushkut dhe te Ahut (Cungishtet )

Pergjithesisht cungishtet jane te perbera, dhe kane nje perzierje te theksuar e pjesamrrje te madhe te llojeve siperfaqen totale te komunes dhe perfaqesohen nga bunga e qarri, me pjesemarrje te shume lloje te tjera, inventarizuar ne te gjithe Shqiperine. Edhe ne keta grumbuj jane marre te dhenat, per llojin kryesor, numrin e drureve, lartesine, diametrin si dhe te dhena te tjera dendrometrike etj. Volumi mesatar aktual eshte 40-60 m3/hektar

Ne fakt rritja vjetore eshte e përcaktuar per cdo komune dhe ne baze te planeve varion 3-7000 meter kub ne vit me komuna me nje sip deri 3000 ha . Kjo nuk eshte e gjitha e perdoreshme dhe komunes i rekomandohet te ndjeke nje metode konservative duke ralizuar kryesisht mirembajtje e shtim te biomases ne ngastra, duke perftuar material nga pastrimi cungjeve apo heqja e drureve te demtuar apo pa perspektive duke u sherbyer durereve te se ardhmes.

Ne kuadrin e ketij aksioni ne parashikojme vetem nderhyrje silvikultuore per permiresimin e gjendjes se grumbujve. Kryesiht materiali drusor per te siguruar nevojat e banoreve te komunes do te jene rrallimet, pastrimet, prerje sanitare si dhe nxitja e riperteritjes dhe e permiresimit te gjendjes aktuale te pyjeve. Po keshtu krasitjet krahas sigurimit te nevojave per gjeth do te sherbejne edhe per sigurimin e nevojave per ngrohje e gatim.

Bashkepunimi i pylltarit komunal me ta dhe instruktimi i tyre per menyren me efektive te prodhimit te druve te zjarrit duke ruajtur vazhdueshmerine e prodhimit. Instruktimi i perdoruesve per metodat me efektive ne grumbullimin dhe tregtimin e prodhimeve te dyta pyjore. Marrja e masave organizative per shfrytezim me racional te resurseve pyjore e kullosore ne komune. Puna me perdoruesit duke iu rekomanduar metoden me efektive te organizimit per te rritur efektivitetin e shfrytezimit te resurseve.

Drute e zjarrit

Prodhimi pyjore kryesor jane drute e zjarrit, nga vete fshataret e komunes, por qe duhet te realizohet i kontrolluar dhe te prodhohet ne ato parcela dhe ne afatet te percaktuara ne planet e menaxhimit. Del detyre qe vete fshataret te vendosin rregull dhe te zbatojne drejtimet dhe detyrat qe percaktohen, te cilat jane bere prezente ne cdo fshat.

Nje plan i detajuar silvikulturor dhe i bazuar ne te dhenat e inventarit me qellim mirembajtjen dhe permiresimin e resurseve brenda kufinjve te lejueshem te prerjes duke marre ne konsiderate edhe ndikimet mbi resurset e tjera.

Ndikimi ndaj mjedisit

Modelet teknike te prozuara ne kuadrin e ketij aksioni ne kompleksitetin e tyre synojne te ndalin degradimin e metejshem te mjedisit dhe te fillojne perdorimin e qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne cdo Komune. Masat e permendura me siper do ti sherbejne drejt per drejt biodivesitetit ne zhvillim te pergjithshem te tij. Si te vecanta mund te themi se jane ; marrja e masave per permiresimin e gjendjes se drureve “monument natyre” qe siç kemi thene ka pothuajse ne çdo fshat qe sherbejne si vend takime dhe ku behen tubime popullore apo dhe ne ne vende te shenjta, vakefe, varreza etj .

Per bimet mjekesore kerkohet nje pune me e madhe ndergjegjesuese e kualifikuese per zbatimin e rregullave ne grumbullimin e tyre. Per kete shoqata do te marrin masa per organizimin e grumbullimit nga vete shoqata.

Ndersa per sa i takon ekoturizmit dhe vlerave qe ka biodivesiteti duhet te punohet se pari ne njohjen e ketyre vlerave dhe popullarizimin e tyre sa me gjere. Ndoshta ky veprim me orientim me teper tek pyjet eshte edhe hapi i pare ne kete drejtim. Shoqata qe do te organizoje zbatimin e ketij plani se bashku me pushtetin vendor dhe me specialistet e natyres duhet ti japin prioritet organizimit te formave qe çojne jo vetem ne njohje te thelle te biodiversitetit por edhe ne shfrytezim te tij. Per kete mund te pergatiten fletepalosje, tryeza te rrumbullakta, konferenca ku te jene te ftuar personalitete te shkences dhe te jetes shoqerore etj.

Aksioni...

Ne Shqiperi cdo punonjes i Sherbimit pyjor ka ne patronazh nje siperfaqe 2-5000 ha pyje qe do te thote 1-2 Komuna. Ky sherbim aktualish po te merret me kete veprim do te thote te realizoj sherbimin qe duhet te beje cdo dite ne pyje Ky sherbim te udheheqe teknikisht dhe te te perfshije dhe Komunen, Shoqaten dhe komunitetin ne kete aksion ai mundet te arrije te kete siguruar te gjithe elementet e nje menaxhimi te qendrueshem qe kerkohet nga shteti dhe shoqeria Shqipetare sepse:

•  Eleminon perdorimin spontan sic ka ndodhur deri tani per pyjet shteteror dhe kolektiv.

•  Eleminon nderhyrjet e gabuara ne prerjen dhe kullotjen

•  Puneson njerezit dhe siguron te ardhura nga shitja

•  Siguron mundesine e riinvestimeve

•  Permireson te gjithe pjesen e pyjeve me sherbime dhe gjendjen e biodiversitetit

•  Vendos rregulla qe gradualisht fillojne ti zbatojne te gjithe perdoruesit

Ky propozim mundet te filloje menehere me nje planifikim konkret qe duhet ta udheheqin ekspertet nga Ministria e Mjedisit dhe ky te jete sherbimi i filluar qe per here te pare qe ndikon ne luftimin e informalitetit dhe qe vendos sherbimet ne rolet e duhura. Ne qoftese per 100 mije ha pyje dushku ose ahu punesojme 10000 fermere pervec sherbimit per pyllin kemi siguruar dhe 200-300 me mije m3 dru zjarri dhe me vleren e tregut sigurojme rreth 600 milion leke po ti shesim me vleren 2000 lek per m3 qe sigurojme dhe pagesen per te punesuarit por dhe te ardhura per riinvestime.

Zoti Minister!

Bazuar ne te drejtat dhe detyrat e Kushtetutes dhe Kartes Europiane te Autonomise Vendore se bashku me transferimin e pronave mundet te ishte transferuar dhe sherbimi, si pjesa me e specializuar dhe qe taksapaguesit Shqipetare e paguajne. Por pamvaresisht kjo, e rendesishme eshte qe ky sherbim duhet te behet eficent dhe nje mundesi per ta bere kete sherbim dhe punesim ne pyjet e Shqiperise.

Shpresojme qe ju do te reflektoni per te filluar menjehere kete aksion mbare kombetare per te bere nje sherbim te munguar kaq masivisht ne Pyje. Per here te para ekspertet ne Sherbimin pyjor merren me Sherbim e jo ne detyren e nje polici te rendomte sic ka qene i fokusuar deri tani dhe me nje efektivitet teper te ulet ne sherbim te pyjeve dhe Mjedisit ne Shqiperi. Kjo eshte rruga per ta bere pyllin mall te shqiptareve, nje arke te fuqishme krusimi, qe nga 850 mije m3 material drusor qe ka mundesine aktuale, mund te trefishohet ne nje afat te shkurter, me pak investime, por me me shume perkushtim per tu sherbyer pyllit dhe fermereve.

Ky sherbim fillon te pergatise te gjithe aktoret per nje debat te gjere ne te gjitha nivelet dhe me vone per nje debat kombetare ne kuadrin e pergatitjes pyjeve per te perballuar situatat ekonomike dhe ekologjike.

Ky hap na pergatit në drejtimin e duhur për të integruar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në legjislacionin e BE-së dhe proceseve të tjera. Nevoja po ben me urgjente një qasje gjithëpërfshirëse, të harmonizuar, si dhe rritje të bashkëpunimit dhe forcimit te kapaciteteve institucionale të sektorit të pyjeve per te perballuar ndryshimet klimatike dhe katastrofat qe kercenojne Shqiperine.

 

Rexhep Ndreu, M. Shehi grupi eksperteve te PM

 

Komento