MALI TE NEM ? (Mallkimi i malit)
Per 50 vite nen komunizëm ne dimer dhe ne vere, me buke e pa buke, me dite pune e aksione, u detyruan banoret e zonave malore ne fshatra te shkulnin edhe rrenjet e dushqeve, lajthise por dhe te ahut per ti bere ato “pjellore si dhe fushat”.Per shume vite, sopatat, sharrat, makinat e vaporet prene e transportuan miliona m3 lende e dru zjarri per te ndertuar ne Tirane, Durres, Itali, Europe etj. E keshtu vazhdoj masakrimi i shume pyjeve ne afersi te fshatrave per te sigurar drute e zjarrit per furrat e bukes, per minierat, per ngrohje e gatim per kooperativistet dhe shteti ishte unik ne qëndrimin e tij se pylli eshte i shtetit dhe vetem ai bente sikur e menaxhonte “mire” me strukturat qe kishte ne te gjithe Shqiperine.
Nga 2 milion m3 që priten në vit, shteti shet më pak se 200 mijë m3, e gjithë pjesa tjetër pritet ilegalisht, që do të thotë se shteti kontrollon më pak se 10% të prerjeve.
Akoma te gjithe vazhdojme te hedhim fajin njeri tjetrit dhe secili pret per llogari te vet e askush nuk jep llogari. Askush nuk e din sa eshte rritja vjetore ne vetvete e publikuar ne Shqiperi pa menduar pastaj per programe e veprime konkrete qe kjo rritje te rritet ne te ardhmen. Po te pyesesh zyrat e kadastres ne rrethe por dhe ne Ministri ka me shume se 5 vjet qe asnjeri ska dhene nje shifer qe i pergjjgjet asaj qe ndodh ne teren.
Te gjitha strukturat punojne me urdhera e nen trysni, akuza reciproke ndaj njeri-tjetrit. Difektet e sistemit përcillen tek organizatat shteterore dhe personeli pyjor, i cili heziton te raportoje realitetin pasi behet pergjegjes para ligjit. Kjo situate duhej te kishte dhene alarmin per te pare ne teresi politikat pyjore, duke ndare pjesen sociale te ngrohjes se zonave rurale me pjesen e prodhimit per qellime biznesi, per përpunimin e drurit me kohe dhe te mos vazhdojme cdo vit te genjejme veten .
Zgjidhja realizohet nese studiohet e pranohet realiteti, te perllogartien nevojat, dhe te gjendet menyra me e thjeshte, e prerjes dhe shpërndarjes se mbi 1.5 milion meter kub dru zjarri, qe u duhen per tu ngrohur familjeve ne fshat. Nese vihet ne rrugen e zgjidhjes normale kjo, zgjidhet pjesa sociale e problemit. Ne qofte se banoret ne Maqellare ose ne Librazhd marrin dru zjarri duke prere pa kriter pyje
t e dushkut e te ahut ato mundet te punesohen per te prodhuar dru zjarri me prerje te planifikura per nevojat e fshatit e te komunes ne menyre te organizuar. Ne disa rajone per shkak te rezervave te pakta mundet qe te mendohet dhe per alternativa te tjera per ngrohje por te gjitha keto duhet jene objekti i punes eksperteve per ti ngritur ne nivelin e Vendim-marrjes e jo te flasim kur ndodhin katastrofa.
Ne pergjithesi ne Shqiperi por dhe ne te gjithe Ballkanin shoqëria vendoset ne anen e kundërt, si dëmtuese e pyllit, dhe ligji eshte i hartuar me perdorimin ndalimin e kontrollin dhe jo bashkëpunim e ndihme reciproke. Operacionet e menaxhimit te pyllit ne afat te gjate mirembajne dhe zgjerojne mireqenien sociale dhe ate ekonomike te punetoreve te pylltarise si dhe te komuniteteve lokale. Kjo kërkon përshtatje te kuadrit ligjor per ta imponuar nga komuniteti qe te organizohet duke mundesuar edhe per trajnim pjesemarrje ne pergaditje plani menaxhimi dhe zgjidhje te konflikteve.
Pra shoqeria apo komuniteti ne ligjin e ri te adoptuar te mos shihet si nje demtues potencial i pyllit, por te marre pergjegjesine, dhe te asistohet nga ekspertet per te menaxhuar sa me mire pyllin. Kjo i sjell se bashku ne nje plan prodhimin pyjor, ekologjine dhe faktoret social. Ne duhet ti shohim me nga afer menyren se si planifikojme per te mundesuar promovimin e vlerave te shumefishta te pyll
Rreshqitjet masive, po deshmojne se pylli eshte lodhur dhe nuk po e kryen funksionin e mbrojtes se tokes, aq i rendesishem per Shqiperine. I gjithe vendi po rreshqet. Eshte urgjente qe ne marrëveshje me shoqatat te filloj ne skemat e pagesave per ruajtje te pyjeve apo rehabilitimit te tokes. Ministria duhet ti kerkoje mbështetje donatoreve per keto projekte aq shume te vlerësuara ne kushtet e ndryshimeve te dukshme klimatike e te rrëshqitjeve masive . Shoqata kombetare E PYJEVE E KLLOUTAVE KOMUNALE eshte e gatshme te marre pjese si partner ne te tilla projekte me rendesi per te frenuar degradimin e tokes e filluar rehabilitimin e saj, duke sensibilizuar dhe aktivizuar banoret kudo ne Shqiperi.

Familjet pronare te pyjeve njohin rendesine e menaxhimit te qendrueshem dhe me shpirtin e kursimit e detyrimit per te ruajtur mallin qe ju lane te paret, ndonjehere pa reklame e fjale te medha respektojne nevojen per te balancuar aspektet ekonomike, sociale ekologjike e kulturore te pylltarise. Kombinimi i pyllit te familjes me pyllin e perbashket te pjeses qe nuk kane trashëguar dhe organizimi i perdoruesve ne shoqata promovon ekzistencen, zhvillimin dhe avantazhet e pyllit te familjes apo grupit dhe lobon per politika ne favor te zhvillimit te pylltarise private, duke siguruar nje forum per te shkëmbyer eksperienca, ide dhe informacione, si dhe duke rritur njohurite per pyjet si nje burim natyror i rinovueshem dhe riciklueshem me kontribut te rendesishem per mjedisin dhe kualitetin e jetes.
Nevojat e popullsise rurale per produkte pyjore, punësim e zbutje te varferise, dhe pjesëmarrja e tyre ne projekte duhet te jene kritere baze kur përpilohen e zbatohen projekte. Keto koordinohen me nevojat e pyllit per shërbime, mbjellje, kujdesim per rruget pyjore e kafshet e gjahut, si dhe rritje te vlerave te pyllit gje qe shpesh gjate ketyre viteve ka patur probleme nga te gjithe aktoret per shkak te mos përcaktimit si duhet ne ligje e rregulla per rolet dhe pergjegjesite por dhe te neglizhences .
Aktualisht komuna ka në dorë një vendim te qeverisë për pyllin, por asgjë tjetër. Ky boshllëk si ligjor dhe institucional mund të kontribuoje në dëm të pyllit të brishtë që mezi po tenton të marrë vehten vitet e fundit.
Nepermjet Rezolutes nr.4 dhe 5 ne vitin 2007dhe 2008 i kerkuam ish Ministrit te Mjedisit te vazhdoje reformen nepermjet permiresimit te kuadrit ligjor ne kushtet e transferimit te pronave tek NjQV por kjo nuk ndodhi.
I kerkuam disa here ish Ministrit Mjedisit te transefronte pyjet duke bashkepunuar me NJQV dhe komunitetet lokale .Ne fakt ai veproj me urdhera per te gjitha DSHP duke e copezuar kadastren ne mnyren me te gabuar dhe sot jo vetem nuk vazhon legalizohet transferimi dhe rregjistrimi por jane shume komuna qe
kane kontestuar procesin dhe akoma pronat skan zot dhe rrgeulla per tu administruar. Ne shume zona te Shqiperise thone se mali te NEM (te MALLKON) po ta trajtosh keq e keshtu shume toka u kthyen ne djerrina, pa uje e me erozion ku lumejte e perrejte rrembejne si pa te keq cdo gje qe u del përpara, duke zhavorizuar toka buke, marre shtepi, bageti dhe fatekeqesisht dhe njerëz e duke varferuar gjithnje e me teper keta banore
Reforma e ndermarre nga ana e qeverise shqiptare per kalimin e pyjeve dhe kullotave ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore eshte nje hap drejt njohjes se pronesise se tyre ne nivel perdoruesish individual, duke i hapur ne kete menyre rrugen njohjes te se drejtes se pronesise mbi to. Nje realitet i tille kerkon nje sere transformimesh me karakter ligjor si edhe vendosjen e rregullave te reja ndermjet aktoreve te ndryshem institucional te perfshire ne kete proces. Rruga për administrim të qëndrueshëm është të mbështeten komunitetet që jetojnë tradicionalisht me të ardhurat nga pylli. Në këtë sfidë të rëndësishme të transformimit të pyllit nga pronë e askujt, në pronë të atyre që historikisht e kanë përdorur, e kanë për detyrë së pari institucionet shtetërore, ministritë, që pyllit t`i japin rritjen që ia kanë dhënë klima e toka, por nuk ia ka lejuar padija njerëzore dhe t`i japin fund historisë së gjatë që nga koha e bizantit të përdorimit informal të burimeve tona natyrore. Jemi optimist per nje fakt te ri qe degjuam nga ministri Fatmir Mediu i cili ne programin e punes jo vetem ka objektiva te qarta por po tregohet mjaft aktiv bashkëpunues per te thelluar reformat dhe sigururar menaxhmi te qendrueshem “ Ne – theksoi ministëri MEDIU – do ta afrojmë pyllin tek komuniteti sepse pylli është pasuri kombëtare. Në këtë kontekst komunitet pa pyll nuk mund dhe nuk do të ketë.”
Le te shpresojmë se do të vazhdohet kjo reformë aq e rëndësishme për të ardhmen e pyjeve dhe për të zbutur varfërinë e zhvilluar ne zonat rurale e për t`i bërë më të bukura e më tërheqëse rajonet tona.
Rexhep Ndreu Shoqata Kombetare e PKKomunale
Komento