Në datën 23 Shkurt 2010 një grup përfaqësimi i federatave rajonale të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave komunale i kryesuar nga kryetari i shoqatës kombëtare të pyjeve dhe kullotave komunale u pritën në audiencë nga ministri i MMPAU z. Fatmir Mediu.
Ministri ju uroi mirëseardhjen përfaqësuesve të Federatave te PKK dhe nisi me ta një bashkëbisedim miqësor dhe mjaft të vëmendshëm.. Qysh në fillim Ministri deklaroi se është mjaft i interesuar për të dëgjuar me vëmendje problemet e dala gjatë ecurisë së proçesit të transferimit të pyjeve dhe kullotave në komunat dhe bashkitë e vendit. Në të njëjtën kohë ai u kërkoi të pranishmëve të japin opinionet e tyre mbi efikasitein e masave të marra nga qeveria në këtë drejtim dhe të shprehin propozimet e tyre për hapat e mëtejshëm që nevojiten për tu ndërmarrë jo vetëm në fokusin e korrigjimeve që duhen bërë, por, të parashtrojnë konkretisht nevojat aktuale e perspektive për të nxitur menaxhimin e qëndrueshëm dhe fitimprurës të terreneve pyje/kullota dhe të gjithë burimeve natyrore të riciklushëm që gjenden brënda këtyre mjediseve.
Në vijim z. Rexhep Ndreu e informoi Ministrin, per misoinin e Federatave dhe aktivitetet per periudhen 2003-2010.
Shoqata Kombetare e Shqiperise eshte nje organizate e krijuar me pjesmarrjen e 250 Shoqatave te Perdorueseve te Pyjeve dhe Kullotave Komunale qe aderojne ne 10 Federata rajonale te 10 Qarqeve te Shqiperise .Krahas shume sherbimeve qe afrojne Federatat Rajonale dhe ajo Kombetare eshte dhe veprimtaria trajnuese qe organizon dhe ofron per shoqatat dhe fermeret me synim qe te forcoje kapacitetet e tyre.Vetem gjate tre viteve 6 Module trajnimi jane transmetuar ne mbi 24500 perdorues, borde te SHPPKK, Pylletare dhe drejtues Vendore.
Ne shohim nje nrdyshim te dukshem tek pyjet qe menaxhon fshatari sipas tradites ku rritja mesatare eshte 4-6 m3 ndryshe nga pyjet pa te zot ose ato qe perdoren kolektivisht.
Në këtë kontekst ai vazhdoi ta bëjë me dije Ministrin edhe për aktivitetet e suksesëshme të ShKPKK-së në drejtim të ndertimit te modeleve te pyjeve te fermereve mbeshtetur nga SIDA-SNV ne shume rajone te Shqipesire te cilat jane nje baze e mire per tu perhapur ne te gjithe vendin, e per te shmangur informalitetin ne shume ngastra pyjore.
Pastaj z. Ndreu e përfundoi duke kerkuar bashkepunim afat gjate midis Ministrise Mjedisit dhe Federates Kombetare PPKK
Në vijim fjalën e mori kryetari i federatës rajonale për qarqet Tiranë - Durrës z. Ferdin Liçaj. Ai u fokusua në rolin e rëndësishëm të pylltarit komunal, statusin e tij dhe oganizimin e shërbimit këshillitmor që pritet të zbatohet në të gjitha rajonet e vendit. Shpreh propozimin tim theksoi z. Liçaj - që pylltarët komunalë të jenë inxhinierë ose teknicienë me përvojë të dokumentuar në sferën e menaxhimit të pyjeve/kullotave dhe burimeve të tjerë natyrorë të riciklueshëm. Mendoj se duhen përzgjedhur ata persona të cilët kanë dhënë prova se kanë prirje morale dhe dashuri atdhetare për bashkëkombasit dhe mjediset pyjorë në zonat rurale. Këta persona duhet të trajnohen sipas një programi unik dhe të përvetësojnë parimet e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve/kullotave, faunës së egër, bimëve mjekësore etj.. Ata duhet të kenë status të veçantë me qëllim që të gëzojnë një imunitet të përhershëm në vendin e punës dhe të mos u nënështrohen shkarkimeve dhe zëvendësimeve arbitrare për shkak të ndërrimit të pushteteve partiake siç ndodh rëndom në vendin tonë.
Në fjalën e tij z. Rruzhdi Hymetllari vuri theksin tek çështja e ngecjes së proçesit të transferimit të terreneve pyjorë/kullosorë shkaktuar nga mos-hipotekimi i pronave të transferuara gjë që nuk e ka legjitimuar ende këtë process.
Përfaqësuesi i federatës së pyjeve për qarkun e Kukësit z. Xhelal Shuti shtroi problemin e privatizimit të të gjitha sipërfaqeve pyjore/kullosore të trashëguara në nivel fisnor ose familjar për familjet që banojnë sot në fshat. Kjo do të krjionte kushte mjaft të favorshme theksoi ai për të shtuar sipërfaqet pyjore nëpërmjet pyllëzimeve nga vetë fermerët qoftë duke investuar vetë ata qoftë nëpërmjet projekteve që mund të përfitonin nga donatorët perëndimorë.
Anëtarja e bordit të menaxhimit të projekteve në ShKPKK Malvina Shehi i shprehu Ministrit shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën se si hartohen sot planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunalë. Unë mendoj citoi ajo se planet e menaxhimit duhet të jenë më të thjeshtë në të kuptuarit e përmbajtjes së tyre dhe lehtësisht të lexueshëm nga bordet e ShPPKK-ve dhe fermerëve të thjeshtë.
MINISTRI
Pasi dëgjoi me vëmendje dhe interesim të veçantë përfaqësuesit legjitimë të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave komunalë, Ministri vuri theksin në strategjinë shtetërore aktuale dhe objektivat e saj për pyjet dhe kullotat komunale. Ne theksoi z. Ministër do ta afrojmë pyllin tek komuniteti sepse pylli është pasuri kombëtare. Në këtë kontekst komunitet pa pyll nuk mund dhe nuk do të ketë. Si hapa fillestarë ne do të ndajmë institucinalisht shërbimin pyjor nga policia pyjore dhe organizimin administrativ do ta bëjmë në rang qarku. Personalisht jam njeri me ndjeshmëri të lartë përsa i përket mjediseve pyjore dhe si çdo njeri jam mjaft i brengosur për shkatërrimin dhe degradimin që ka ndodhur në pyjet e vendit tim. Kjo ministri duhet të emërtohet ministri e pyjeve dhe menjëherë duhet të vendosen rregulla rigoroze për shfrytëzimin e grumbujve pyjorë. Përsa i përket specialistëve në komuna dhe bashki, këta duhet të emërohen duke zbatuar kriteret e sipërfaqes me pyje dhe kullota që mbulojnë. Për këtë qëllim, komuna ose bashkija duhet të propozojë emrat e personave që përmbushin kriteret dhe pasi të miratohen nga ana jonë, ne do ti paguajmë, do ti instruktojmë dhe do ti monitorojmë për të ecur përpara. Ky do të jetë hapi kryesor për fazën e parë. Në një fazë të dytë komuna do ti paguajë vetë specialistët nga buxheti i saj.
Në vijim z. Ministër theksoi: Ne kemi përgjegjësi të përbashkëta dhe detyrime të përbashkëta. Në këtë kontekst do ta shikojmë edhe shërbimin e ekstensionit. Natyrisht, disa nga mendimet tuaja do të merren parasysh për tu reflektuar në kuadrin e legjislacionit ekzistues dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur për këtë problem. Dokumenti i shkruar që na keni sjellë do të reflektohet në hapat tona institucionale në të ardhmen. Shumë shpejt do të vendosim edhe për çështjen e specialistëve në komuna dhe bashki.
Nje perfaqesi nga Ministria e Mjedisit dhe konkresitht Drejtori i Politikave do te jete pika e kontaktikt dhe bashkepuminit permanent per problemet e reformave me federaten Kombeatre te PKKomunale.
Ishte i gatshem per te rishikuar mundesine per thjeshtezimin e PM.
Te shikoje mundesine juridike qe te realizohet nje marrvesheje-bashkenupimi afat gjate midis Ministrise Mjedisit dhe Federates Kombetare PPKK
Së fundi Ministri mendon se do të ishte e nevojshme një konferencë kombëtare për pyjet me te gjithe aktoret per te ndikuar ne sensibilitetet per mbrojtjen e pyjeve dhe në kontekstin e trajtimit të reformës që po ndërmerret për pyjet e vendit tonë.
Ju vë në dijeni se nga ana jonë do të kërkohet të zgjerohet projekti me Bankën Botërore.
F.L BORDI I FEDERATES KOMBETARE
Tiranë, 23-02-2010
Komento