Titulli i projektit A/R CDM: “Mbështetja e ripërtëritjes natyrore në tokat e degraduara në Shqipëri”
Degradimi i tokës është identifikuar si një nga problemet me kryesore ne Shqipëri. Aktualisht, tokat shume të degraduara i janë nënshtruar kullotjes se pakontrolluar e cila pengon zhvillimin e një mbulese vegjetative mbrojtëse. Këto terrene po erodohen me shpejtësi, dhe peizazhi duket i shkatërruar. Për te ndalur erozionin është thelbësore që te instalohet sa me shpejt mbulesa vegjetative.
Për të instaluar mbulesën vegjetative është planifikuar te ndërmerret projekti aktual i sekuestrimit te karbonit përmes pyllëzimit dhe ripyllëzimit te tokave te degraduara, duke ruajtur dhe mbrojtur token për te bere te mundur ripërtëritjen natyrore, duke sjelle shtimin e burimeve të jetesës dhe të të ardhurave ne zonat e varfra rurale, reduktimin e degradimit t tokës, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Ky projekt mbështet metodën me pjesëmarrje brenda komunitetit për te arritur ne një vendim te përbashkët për zgjedhjen e vendeve dhe mbrojtjen nga kullotja, si dhe planifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të nevojshme të sjellë ketë ndryshim.
Aktiviteti i projektit te propozuar A/R CDM do te zbatohet në kuadër të Projektit te Zhvillimit te Resurseve Natyrore (NRDP) , një projekt kredi e Bankës Botërore qe do te mbështesë aktivitetet e zbatimit për 5 vitet e pare. Ndërhyrjet e financuara nga NRDP përfshijnë: (a) mbrojtjen e tokës nga kullotja me ane te rrethimit, duke nxitur burimet natyrore farore dhe ripërtëritjen natyrore ose rimëkëmbjen e pyllit; (b) mbjellje suplementare me 200-500 fidanë për ha për te pasuruar diversitetin e specieve dhe stabilizimin e sipërfaqeve shumë të eroduara, dhe (c) punime silvikulturore bazë (përmirësime pyjore për te nxitur rritjen si ricungimi, pastrimi dhe rrallimi).
Mbështetja e rigjenerimit natyror dhe nxitja e burimeve natyrore farores i përshtatet përcaktimit te pyllëzim/ripyllëzimit sipas Marrëveshjes së Marrakeshit.
Aktivitetet e pyllëzim/ripyllëzimit do te mbulojnë 6,316.7 ha te shpërndara ne 5 rajone, 24 komuna qe janë me te varfrat ne vend, me një nivel mesatar te varfërisë prej 42%. Pothuaj 2/3 gjenden e tyre gjenden në 1/3 e poshtme te shpërndarjes se varfërisë siç matet nga “përqindja e familjeve te varfra”.
Projekti ofron një mundësi për te sjelle direkt tek te varfërit te ardhura te qëndrueshme tepër te nevojshme ne shkëmbim për shërbime të të mirave publike, dhe prandaj mund te ketë një ndikim te ndjeshëm në jetesën e popullsisë. Me shume se 80,000 njerëz do te përfitojnë nga ky projekt përmes punësimit afat-shkurtër dhe afat-mesëm që gjenerohet nga ri-investimi i te ardhurave nga shitjet e karbonit, pakësimi i kostos se mirëmbajtjes për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, pakësimin e kostove për trajtimin e ujit dhe minimizimin e rrezikut nga përmbytjet.
Nga punësimi do të ketë përfitime të ndjeshme, vecanerisht gjate viteve të pare te punimeve në parcelat e projektit, të cilat do të bien ndjeshëm pas vitit te pestë. Punësimi që sigurohet gjatë fazës së fillimit do te mjaftoje për t'i bere me te pranueshme kufizimet ndaj kullotjes. Kur ka pak kullota te tjera ose burime për kullotje, mbulesa barishtore, që rritet brenda sipërfaqeve te rrethuara do te përdoret për kositje dhe prodhim sane, duke shërbyer si forazh për ushqimin stallor te bagëtisë gjate dimrit. Kositja e barit do te shërbeje për te mbrojtur pyllin e ri nga rreziku i zjarrit. Kjo do te jete e mundshme në periudhën midis vitit te dyte dhe te katërt përpara se kurorat e drurëve te hijezojnë terrenin. Përfitime nga kontrolli ndaj erozionit, te cilat vlerësohen shume nga fshataret, mund te fillojnë te ndjehen nga viti 2 ose i 3 e me tej. Pas vitit te 5/6, përfitime te tjera qe vijnë në rritje me kalimin e kohës mund te përfshijnë: drutë e zjarrit, forazhin, bimët mjekësore, lenden drusore dhe frutat e thata (kryesisht gështenjat) dhe frutat (qershitë).
Nga zbatimi i projektit “Mbështetja e ripërtëritjes natyrore në tokat e degraduara në Shqipëri” çmohet se do të ketë një reduktim prej 22,964 ton metrik ekuivalent CO 2 në vit, dhe nga shitja e kredive të certifikuara të karbonit për një periudhë 20 vjeçare do të sigurohen të ardhura shtesë në komunat e përfshira në projekt
Komento / Link te publikimi i UNFCC