Untitled Document
 
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

 

PZHBN

Federata e pyjeve dhe kullotave komunal diber snv (DEGA DIBER)

VIZITE PER SHKEMBIM PERVOJASH KOMUNA ZERQAN BULQIZE DIBER

 

Ne vazhdimesi te aktiviteteve te Federates se Pyjeve dhe Kullotave Komunal Qarku Diber, ne zbatim te marrveshjes me SNV dhe projektit NRDP “Te forcojme kapacitetin e Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve Komunal ne bashkepunim me Komunat ne sherbim te komunitetit” ne datat 24-25 Gusht 2009 u organizua nje vizite per shkembim pervojash ne Rajon. Fokusi i vizites ishte menaxhimi i pyjeve komunal dhe perfshirja e njerezve, roli i tyre ne pyjet komunal.

Te gjitha levizjet dhe diskutimet u organizuan ne Zerqan ne punimet e PZHBN ne pyjet e fermereve per te pare modelet e pyjeve ne menaxhimin e pyjeve komunal.

Merrnin pjese si perfaqesues te Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Komunal, pylltare komunal, perfaqesues te Komunave me pyje komunal si dhe perfaqesues te Drejtorive te Sherbimeve Pyjore nga te tre rrethet.

Ne vizite pjesemarrja ishte pothuajse e plote nga te gjithe perfaqesuesit e ftuar. Te gjithe pjesemarresit ishin aktive ne diskutime dhe ne shprehjen e mendimeve te tyre ne lidhje me çeshtjet e trajtuara.

 

 

Vizita tek modeli i Pyllezimit nga PZHBN.

Perfaqesuesi i DSHP Bulqize ing. Shkelqim Hasa beri nje prezantim te shkurter te aktiviteteve te zhvilluara nga Shoqata e Zerqanit.

Punimet ne permiresime ne Pyllezime ne dy komponentet e PZHBN ishin nje ndihme per fermeret ne Zerqan por dhe ne rehabilitimin e Pyjeve te kesaj Komune. Ne Valikardhe nga Shoqata u prezantua nje objekt pyllezimi me peme frutore qe ishte ne gjendje shume te mire me zenie mbi 95 % i mbeshtetur nga PZHBN.

Xhezmi Dika; Pergezoi Shoqaten dhe fermeret per cilesine e punimeve ne pyllezime dhe gjithashtu mori dhe shpjegime se si fermeret vete kujdesen per vaditjen dhe sherbimet ne fermen e krijuar.

 

Pjesa e dyte e cila u pa me shume interes nga pjesemarresit ishte tema mbi menaxhimin e pyjeve te fermereve. Gjate kesaj vizita u dhane shembuj te tipeve te ndryshme te pyjeve komunal dhe menyra se si fermeri (perdoruesi) mund te rrise dhe formoje pyllin e tij e cila mund te arrihet me ane te kujdesit dhe vendimeve te marra nga vete njerezit. Krijimi i pyjeve shumevjecar dhe me shume lloje ishte pika kryesore e ketij referimi.

 

 

 

 

Mensur Zogu, pronar pylli por dhe inxhinjer pyjesh prane Komunes Zerqan tregoi qellimin qe i kishte vene vehtes ne pyllin qe prezantoi.

C'fare kishte bere Seit Zogu?

Mbrojtje nga viti 1990 kur kishte marre vetem cungjet e lisit ne pronen e tij

Ndarja me kufij me tel gabion me te gjithe kufitaret

Dritesimi per te filluar instalimi i katit te dyte qe krijon baze per prodhim te shpejte, cilesi dhe vazhdimesi

Rrallime me te zgjedhur per te krijuar kushte me te mira per druret e se ardhmes (Konvertim ne Trungishte) perfitimi nga rrallimet (dru zjarri, huj, gjeth )

Shkelqim Hasa:

Ne cilesine e ekspertit te mbeshtetur nga SNV dhe Federata ne kemi filluar nje rishikim te te gjitha pyjeve qe kemi ne Bulqize dhe modelet e Pyjeve qe te arrijme dhe ne pyjet e dushkut te sigurojme shumellojshmeri prodhimesh dhe funksionesh ne te mire te fermereve dhe te ardhmes se Pyjeve.

Modeli qe shohim eshte bere sipas nevojave dhe kerkesave qe ka patur vete perdoruesi per lende per prodhime te tjerat.

Diskutimet:

Shume nga ekspertet qe diskutuan mendojne se dushku eshte trajtuar kryesisht si cungishte per prodhim dru zjarri dhe prodhime te tjera. Ne Shqiperi jane perdorur metoda te trajtimit te pyjeve per prodhim lende duke nderhyre me prerje me faza deri ne prerjet perfundimtare dhe nderkohe duke siguruar edhe riperteritjen.

Shume nga ekspertet brenda Shoqates Komunes dhe DSHP perfaqesuar nga Xhezmi Dika mendojne ndryshe:

Ka ardhur koha qe keto modele duhet te futen ne praktike ne mase te gjere sepse fermeri ka nevoje cdo vit per dru zjarri, hunje e thupra, per gjeth per baze ushqimore por dhe per lende.

Keto prodhime mund te sigurohen kur ne kemi te planifikuar per cdo fshat ngastren qe do ta mbroje per ta konvertuar ne trungishte per lende por edhe ngastrat qe do t'i perdore per dru zjarri, gjithmone duke krijuar nderhyrje me specialist per te bere rrallime per te siguruar prodhime si dhe duke krijuar pyje me te qendrueshem per te mbrojtur edhe token nga gerryerjet

Ne mendojme se, bazuar ne traditen e fermereve ne Diber por edhe te vendeve te zhvilluara te Austrise e Hollandes, duhet te arrijme te bejme ne praktike Pyje qe te kene mundesi te sigurojne per Fermeret prodhime te vazhdueshme.

(Keto quhen PYJEVE TE FERMEREVE)

Per shume njerez por edhe specialiste kjo tingellon si nje term i ri jo shume i pranueshem por ne fakt ai eshte nje realitet i Ri ne kushtet e fermereve ne qarkun e Dibres.

Duke ju referuar vetem tradites qe ka perdorur Radomira, Sllova, Tomini, Suci, Ulza, Bazi, Zerqani te cilet kane arritur te mbrojne dhe rrallojne pyjet duke siguruar nevojat e tyre pa demtuar qendrueshmerine dhe vlerat me te mira te pyllit, mbrojtjen e fshatit nga erozioni nga orteqet, rreshqitjet.

Shume banore edhe ne disa fshatra kane arritur te kene pyje Dushku, Dushk i perzier me geshtenje, Dushk i perzier me pishe e lloje te tjera duke rritur vlerat dhe te ardhurat e vazhdueshme nga perdorimi nga vete fermeret.

Perdorime te ndryshme nga fermeret Zerqan

Vizita tek Vakufi:

Bujar Shehi; N/Kryetar i Komunes Zerqan

Vizita juaj na jep kenaqesi. Komuna ka marre ne pronesi 5975 ha Pyje, kryesisht cungishte dhe shkurre. Per menaxhimin e Pyjeve, me vendim te Komunes (keshilli), ka miratuar punesimin e nje Inxhinjeri Pyjesh.

Ne kemi bere shume perpjekje per te mbrojtur pyjet. Sic dhe e shikoni fshati Valikardhe dhe Zerqan kane bere Itifak per pyjet mbi fshat duke ndaluar cdo lloji demtimi per te mbrojtur vendin, shtepite nga erozioni.

Vakufi i Zerqanit (ZABELI I MADH) eshte nje tjeter pyll i mbrojtur Strikt prej ne vitin 1939. Jane bere disa here perpjekje per ta ndryshuar por nuk arriten. Jane bere vetem permiresime ne vitin 1943 dhe asnjehere nuk ka patur mundesi demtimi.

Para vitit 1990 kur disa persona tentuan te djegin furre gelqerje ne kete pyll nje person u vetevra per shkak te trubullimeve psiqike.

Besimi dhe tradita jane dy faktore shume te rendesishem qe kane ndikuar tek njerezit per ta mbrojtur kete pyll. Feja, sic e shohim, na jep nje instrument fetar moral krahas instrumentave ligjor.

Ne kemi bere perpjekje qe mos ta kethejme pyllin mekatar per te tjeret por ne fakt mungojne instrumentat ne komune per menaxhimin dhe per mbrojtjen e Pyjeve.

Problemet: Neglizhenca, javashlleku dhe mungese legjislacioni per te bere nje menaxhim dhe mbrojtje me te mire te pyjeve nga NjQV. Ministrite duhet te vazhdojne reformat me shpejtesi sepse pyjet e larta po demtohen ne mase nga kondrabanda.

Propozojme nje moratorium per ndalimin e menjehereshem te demtimit te Pyjeve ne pyjet e larta.

Sebdil Dauti duke falenderuar z. Bujar dhe duke pergezuar per punen e bere ishte i mendimit se ne kete periudhe demtimet jane shume te medha dhe jo vetem tek LIQENI I ZI por dhe ne malin e Raducit ne Klenje ku cdo dite merren mbi 30 makina dru kundrabande.

Ne pergjigje te komenteve dhe vrejtjeve te pjesmarresve e moren fjalen dhe perfaqesues te SHPyjor Bulqize, Burrel dhe Peshkopi te cilet ishin dakort per mangesite dhe veshtersite qe ka per mbrojtjen e Pyjeve dhe te paqartesive ligjore dhe te pronesise.

Pothuajse ne te gjitha diskutimet me shume prioritet i jepej vendimeve qe vete fermeret (perdoruesit) duhet te marrin ne lidhje me perdorimin dhe menaxhimin me te mire te pyjeve komunal. Kjo gjithashtu edhe per vendimet ne lidhje me kulloten dhe burimet e tjera ne fshat. Nga kjo del shume qarte se nese komuniteti eshte i qarte per rolin dhe pergjegjesine e tij ndaj pyllit, atehere me te vertete mund te kete nje menaxhim me te mire te tij dhe mund te kete nje rritje te kujdesit ndaj pyjeve dhe kullotave.

Ne fund te vizites, ne bukurine e mahnitshme te Pyjeve, nga banoret qe aq shume e duan mjedisin, u organizua nje dreke pune ku te gjithe se bashku ngriten dolli dhe shijuan prodhimet e fshatit.

Kultura dhe tradita e banoreve te fshatrave te Zerqanit ishte mbreslenese per te gjithe vizitoret dhe keto shembuj duhet te perhapen me te gjithe perdoruesit ne rajon e me gjere.

 

Ne fund te vizites ne bukurine mahnitese te pyjeve dhe livadheve te Zerqani banoret shtruan nje dreke pune per te shijuar ushqimet karakteristike dhe shume te shijshme te Zones.

 

Komento