Kongresi XIII-të Botëror i Pyjeve
Buenos Aires-ARGJENTINE
18-23 Tetor 2009
“Zhvillimi i Pyjeve një Ekuiliber Jetik”,
Përgatiti, Gjon Fierza
specialist në MMPAU
Kongreset Botërore të Pyjeve, janë ngjarje të rëndesishme për të gjitha shtetet antare të OKB dhe me gjerë. Ato marrin një rendësi të vecantë e lidhur kjo me rolin e posaçem që kanë pyjet në jetën e zhvillimin e planetit. Kongreset Boterore të Pyjeve, janë tribuna të rendësishme të mendimit dhe debatit politik e shkencor për pyjet, rolin e pazëvendësueshëm në jetën e njeriut dhe të biodiversitetit në tërësi.
Kongresi i XIII- të Botëror i Pyjeve do mbahet ne datën 18-23 tetor 2009 në Argjentinë, ai do të zhvillojë punimet në shtatë sesione kryesore ku do trajtohen keto tematike kryesore:
1. Pyjet dhe biodiversiteti
1,1 Gjendja e pyjeve dhe teknikat e vlerësimit
1,2 Shpyllezimet dhe coptimi i pyllit
1,3 Restaurimi dhe rehabilitimi i ekosistemeve pyjore
1,4 Kontributi i biodiversitetit
1,5 Menaxhimi për ruajtjen e pyjeve
1,6 K afshet e egra te lidhur me pyje
1,7 Shumëllojshmërisë gjenetike
2. Prodhimi pyjor për zhvillimin ekonomisë
2,1 Dinamika ne menaxhimin e pyjeve
2,2 Pyjet artificiale (te mbjellë)
2,3 Sistemet Agropyjore
2,4 Mirëmbajtja dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të pyjeve
2,5 Pyjet dhe energjia
2,6 Praktikat e përdorimi te pyjeve
2,7 Produktet pyjore jodrusore
2,8 Druret pyjor jashtë pyjeve dhe pyllëzimi i tokave të tjera
3. Pyjet në shërbim të popullit
3,1 Pyjet dhe ujit
3,2 Pyjet dhe ndryshimi i klimës
3,3 Turizmi dhe rekreacioni
3,4 Pyjet dhe periferite urbane
3,5 Jeta ne pyjet malore
3,6 Vlerësimi i shërbimeve te pyjeve ne mjedis dhe ndarja e përfitimve te tyre
4. Kujdesi për pyjet tona
4,1 Zjarri dhe Pyjet
4,2 Dëmtuesit, sëmundjet dhe llojet invazive,
4,3 Përmbytjet, tërmetet, erozioni, uraganet, rrëshqitje e tokës, etj.
5. Mundësitë e zhvillimit të pyjeve
5,1 Qëndrueshmëria ekonomike
5,2 Industria dhe zhvillimi i pyjeve
5,3 Ndermarrjet e vogla dhe te mesme te pyjeve
5,4 Tregtia e produkteve pyjore
5,5 Çertifikimi i pyjeve
5,6 Zbutja e varfërisë dhe pyjet
6. Organizimi i zhvillimit të pyjeve.
6,1 Bashkepunimet ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin e qendrueshem.
6,2 Instrumentet për planifikimin dhe zhvillimin e pyjeve
6,3 Kuadri institucional ne respektimin e ligjit dhe qeverisjes së mire
6,4 Investimet në kërkime, kontributi i sektorëve publik dhe privat. Zgjerim i njohurive për
integrimin në arsimin formal te pylltarise
6,5 Politikat ndërsektoriale dhe ndikimet e tyre
6,6 Kontributi i sektorit pyjor ne ekonomine kombëtare dhe dhe ato locale
6,7 Sherbimi dhe rrjetet e informacionit dhe komunikimit per pyjet
7. Njerëzit dhe pyjet në harmoni.
7,1 Mirembajtja e tokes
7,2 Të drejtat territoriale të popullesive vendase, standardet ndërkombëtare. Modelet e menaxhimit të burimeve natyrore sipas traditave dhe kulturave.
7,3 Procesi i pjesëmarrjes ne menaxhimin e pyjeve
7,4 Puna në sektorin e pyjeve, siguria, etika dhe pergjegjesia sociale.
7,5 Politika gjinor në pylltari. Burimet e të dhënave dhe informatave mbi gjininë.
Do marrin pjesë ministra e drejtoret përkates të disa shteteve, përfaqësues të institucioneve kerkimore akademike e shkencore të pyjeve, përfaqesues të OJF, individe të ndryshëm personalitete të fushës pylltarisë, etj.
Ky kongres, në vijim të kongreseve të tjera, do të shërbejë si një forum ku; qeveritë, universitetet, shoqëria civile dhe sektorit privat të shkëmbejne pikëpamjet dhe përvojat, për të formuluar rekomandime që do të zbatohet në nivel kombëtar, rajonal dhe global. Kongresi gjithashtu krijon mundësi për të paraqitur një pasqyrë të gjendjes së pyjeve dhe ekonomise pyjore ne nivel boteror, në mënyrë që të orientoje zhvillimin, te përshtasin politikat dhe ngritjen e vetëdijes tek vendimarresit politik dhe palëve të tjera të interesuara te jetës publike të çdo vendi.
Kongresi ka funksion këshillimor, jo ekzekutive. Zbatimi i rekomandimeve është një çështje e çdo vendi në pershtatje të rrethanave të kushteve specifike. Rezultatet dhe rekomandimet do të miratohen, përmes rezolutave dhe një deklaratë që do formulohen ne mbyllje të Kongresit.
Kjo ngjarje prestigjioze, pritet të prodhojnë dokumente dhe rekomandime me cilësi të lartë, të arritur permes nje konsensus të gjerë, ata do behen të njohura gjeresisht edhe pse jo të detyrueshme, ato do i sherbejne politikës per zhvillimin e pylltarise, do sherbejne si këshilla teknike për qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara dhe kryesisht atyre në zhvillim.
Kongresi:
* Mbledh njohuri dhe përvojë, do të japin udhëzime mbi formulimin dhe zbatimin e politikave pyjore ekologjikisht miqësore;
* Shpreh pikëpamje të cilat mund të ndihmojnë organizatat kërkimore organizatat ndërkombëtare, për të identifikuar fushat studimore, planifikuar punën për të ardhshme
* Promovon përpunimin-pranimin e standardeve teknike botërore të tilla: si terminologjia pyjore ndërkombëtar, një klasifikimi uniform të literatures pyjore, dhe metodat e duhura kerkimore shkencore në pylltari.
Shkurt, mbi organizimin dhe historikun e Kongreseve Boterore t ë Pyjeve
FAO, si strukturë e OKB, ka atributet e veçanta në përzgjedhjën e vendit dhe merr pjesë në organizimin teknik të Kongresit. Përgjegjësia kryesore për organizimin e kongresit është e vendit pritës.
FAO, propozon një komitet këshillimor të ekspertëve nga e gjithë bota dhe bashkëpunon në strukturën teknike të programit dhe në caktimin e folësit dhe referueseve kryesore, të listimit dhe njoftimit të autoriteve te ftuara. Ajo gjithashtu emëron një asistent te Sekretarit i Përgjithshëm për të punuar së bashku. Nga vendi organizator caktohet një Sekretar i Përgjithshëm i cili merret me përgatitjen e Kongresit dhe te bashkepunimit me FAO-n.
Për cdo seksion FAO, cakton sekretarë teknike. Funksioni i tyre është që të bashkëpunojnë me vendin pritës për t'u marrë me aspekte të lidhura me programin e teknike, shqyrtimin dokumentacionit te paraqitur, shërbimet e sesioneve të Kongresit. Organizata e FAO-s gjithashtu ndihmon vendin pritës qe përhapin gjerësisht rezultatet e rezolutat e kongresit .
Kongreset Botëror Pyjeve jane mbajt:
1. Ne vitin (1926) Rome , Itali
2. Ne vitin (1936) Budapest , Hungari
3. Ne vitin (1949) Helsinki , Finlandë
4. Ne vitin (1954) Dehradun , India
5. Ne vitin (1960) Seattle , Shtetet e Bashkuara
6. Ne vitin (1966) Madrid , Spanjë
7. Ne vitin (1972) Buenos Aires , Argentina
8. Ne vitin (1978) Indonesia
9. Ne vitin (1985) Mexico City , Mexico
10. Ne vitin (1991) në Paris , Francë
11. Ne vitin (1997) Antalia, Turqi
12. Ne vitin (2003) Québec, Kanada

Vendi yne ka marre pjese me nivel delegacioni te larte shteteror qe ne kongresin e vitit 1997 ne Turqi, aty ka marre pjese per here te pare si perfaqesues i OJF te Shqiperise, Instituti i Projektimvee Pyjore Private -Arben Petto.
Ketë vit në Argjentine, pritet të marrë pjese një delegacion i lartë shtetëror, dy ose tre perfaqësues të subjekteve private dhe të OJF nga Shqiperia.
Kongresi I XII-te i mbajtur ne Kanda ne vitin 2003 pati si sllogan “Pyjet, nje burim i jetes per planetin dhe njerezit qe jetojne ne të”, ky kongres ka si sllogan “Zhvillimi i Pyjeve një ekuiliber jetik”.
Komento