Untitled Document
 
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

 

 

METODIKE PER ZBATIMIN E DISA MODELEVE NE RRALLIMIN E PYJEVE TE LISIT. Pregatitur nga: Janaq MALE dhe Haki KOLA

Hyrje.

Ne procesin e kalimit te pyjeve dhe kullotave ne perdorim te komunave, pjesa me e madhe e siparfaqeve pyjore qe jepen ne pronesi/perdorim, perbehet nga pyjet e lisit. Nga te dhenat qe rezultojne nga planet e mbareshtrimit del se rreth 80% e pyjeve te lisit qe i jane transferuar komunave i perkasin klases se pare te moshes (1-10 vjet) dhe jane te rregjimit cungishte. Kjo per shkak te demtimit masiv te ketyre pyjeve ne fillim te viteve 90. Mbas realizmit te procesit te transferimit qe filloi ne vitin 1996, me mbeshtettjen e projektit te pyjeve dhe PZHBN, nje nga arritjet kryesore eshte rehabilitimi i pjeses me te madhe te pyjeve te lisit si pasoje e mbrojtjes se tyre nga vet perdoruesit/banoret si dhe nderhyrjeve te realizuara me investimet e projektit te pyjeve dhe PZHBN. Aktualisht pyjet e lisit kane nevoje per me shume nderhyrje me rrallime. Deri tani keto rrallime jane bere ne pyjet e lisit ne te gjitha komunat qe jane perfshire ne te dy projektet (rreth 150 komuna) dhe sidomos ne komunat Shkrel, Ulez, Baz, Kurdari, Lis, Grekan, Tregan, Gjinar, Melan, Gjorice etj. Sipas fazes se tyre te zhvillimit, deri tani ne keto siperfaqe po zbatohet metoda tradicionale e rrallimeve duke hequr 15-25% te numurit te drureve. Eksperienca e deritanishme ne kete drejtim tregon se, kjo metode jo gjithmone arrin te plotesoje ato objektiva qe jane caktuar per pyjet komunale qe ato te plotesojne sa me mire nevojat e komunitetit per prodhimet qe sigurohen prej tyre si; sigurimi i bazes ushqimore per blegtorine, kullotjes, druve te zjarrit, hunjeve, shkarpave dhe net e arthmen sigurimi i lendes se ndertimit. Duke mare ne konsiderate gjendjen mjaft te mire te pyjeve te lisit ne shume komuna, gjate vizites se misionit te BB ne muajin maj 2003 ne komunen Grekan (Elbasan) ku si pasoje e ricungimeve te kryera gjate viteve 1998-2002, nje siperfaqe prej 800ha pyje lisi ndodhet ne nje gjendje shume te mire, per pasoje u rekomandua qe ne keto siperfaqe te aplikohen metoda te ndryshme rrallimi ku te vleresohet efekti i tyre ne ecurine e metejshme te pyllit si dhe perfitimet ekonomike qe rezultojne nga keto rrallime per banoret e komunes. Per kete, me anen e kesaj metodike propozohet qe te aplikohen ne pjese te vecanta te kesaj siperfqeje rrallime duke zbatuar perqindje te ndryshme te heqjes te numurit te drureve duke synuar qe te lihet ai numur druresh per ha qe ka grumbulli ne moshen e pjekurise.

 

Objektivi

Objektivi i ketij studimi eshte te krijohen modele te ndryshme ne trajtimin e dushkajave per nje mbareshtrim sa me te qendrueshem te tyre.

Qellimi

-Te evidentohen modelet me te mira ne rrallimin e pyjeve te lisit.

-Te stimulohen filizat (druret) e se ardhmes per te krijuar sa me shpejt grumbullin kryesor.

-Te krijohen kushte dritesimi dhe stacionale per nje zhvillim me te mire te nenpyllit dhe te mbuleses barishtore me qellim qe te plotesohen kerkesat e blegtorise per kullotje.

-Te krijohen kushte per vjeljen e sa me shume materiali drusor me qellimin e sigurimit te perfitimeve ekonomike. -Vleresimi i rritjes vjetore te pyjeve te permiresuar.

-Te krijohen kushtet per konvertimin e cungishteve ne trungishte.

Metoda e punes.

1. Zgjedhja e komunave.
Zbatimi i modeleve te ndryshme te rrallimit ne pyjet e rinj te lisit fillimisht do te behet ne komunen Grekan te rrethit Elbasan dhe me pas ne vartesi te mundesive financiare ne komunat Baz dhe Kurdari te rrethit Mat. Kjo perzgjedhje eshte bere ne baze te ketyre kritereve: -Ne keto komuna ka siperfaqe te konsiderueshme me pyje lisi, -Gjendja e tyre eshte ne fazen kur nevojiten nderhyrje me rrallime.

2. Zgjedhja e ngastrave.

Ngastrat ne te cilat do te aplikohen keto rrallime duhet qe:
- lloji kryesor ne perberjen e ngastres te jete lisi.

- te jete identifikuar perdoruesi i saj me qellim qe te sigurohet mbrojtja e saj.
diametri mesatar i drureve te jete 4-10cm.

- Dhe lartesia mesatare 2-3m.
- thellesia e tokes te jete mbi 30cm.
- Ne komunen Grekan eshte perzgjedhur ngastra nr.1, me siperfaqe prej 30ha me moshe mesatare 6 vjecare.

3. Zbatimi i rrallimeve.

Ne ngastrat e perzgjedhura mbi bazen e kritereve te mesiperme, rrallimet do te zbatohen ne siperfaqe me madhesi prej 0.1-2 ha brenda ngastres. Forma e ketyre siperfaqeve per lehtesi monitorimi do te jete ne forme katrori ose drejtkendeshi dhe do te kufizohen ne terren me shenja te dukshme. Ne te njejten ngaster do te aplikohen te kater variantet e rrallimeve qe pershkruhen me poshte.

Varianti i I, (10.000 drure per ha).

Ne siperfaqen e caktuar brenda ngastres do te lihen 10000 filiza (drure) per 1 ha ose duke respektuar nje skeme te perafert 1x1m. Filizat (druret) qe do te lihen do te jene filizat me te mire te percaktuar si druret te se ardhmes me diameter dhe lartesi me te madhe, ndersa te gjithe filizat e tjere brenda skemes 1x1m do te priten sa me afer siperfaqes se tokes. Filizat qe priten do te grumbullohen ne togje ose breza dhe do te behet vleresimi i tyre per sasine e gjethit, hunjeve apo druve te zjarrit qe mund te prodhohen dhe mund te perdoren nga banoret e komunes kundrejt tarifave ne fuqi.

Varianti i II, (2500 drure per ha).

Ne siperfaqen e caktuar brenda ngastres do te lihen 2500 filiza (drure) per 1 ha ose duke respektuar nje skeme te perafert 2x2 m. Filizat (druret) qe do te lihen do te jene filizat me te mire te percaktuar si druret e se ardhmes me diameter dhe lartesi me te madhe, ndersa te gjithe filizat e tjere brenda skemes 1x1m do te priten sa me afer siperfaqes se tokes. Filizat qe priten do te grumbullohen ne togje ose breza dhe do te behet vleresimi i tyre per sasine e gjethit, hunjeve apo druve te zjarrit qe mund te prodhohen dhe mund te perdoren nga banoret e komunes kundrejt tarifave ne fuqi.

Varianti i III, (1000 drure per ha).

Ne siperfaqen e caktuar brenda ngastres do te lihen 1000 filiza (drure) per 1 ha ose duke respektuar nje skeme te perafert 3 x 3 m. Filizat (druret) qe do te lihen do te jene filizat me te mire te percaktuar si druret e se ardhmes me diameter dhe lartesi me te madhe, ndersa te gjithe filizat e tjere brenda skemes 1x1m do te priten sa me afer siperfaqes se tokes. Filizat qe priten do te grumbullohen ne togje ose breza dhe do te behet vleresimi i tyre per sasine e gjethit, hunjeve apo druve te zjarrit qe mund te prodhohen dhe mund te perdoren nga banoret e komunes kundrejt tarifave ne fuqi.

Varianti i IV, (625 drure per ha).

Ne siperfaqen e caktuar brenda ngastres do te lihen 625 filiza (drure) per 1 ha ose duke respektuar nje skeme te perafert 4 x 4 m. Filizat (druret) qe do te lihen do te jene filizat me te mire te percaktuar si druret e se ardhmes me diameter dhe lartesi me te madhe, ndersa te gjithe filizat e tjere brenda skemes 1x1m do te priten sa me afer siperfaqes se tokes. Filizat qe priten do te grumbullohen ne togje ose breza dhe do te behet vleresimi i tyre per sasine e gjethit, hunjeve apo druve te zjarrit qe mund te prodhohen dhe mund te perdoren nga banoret e komunes kundrejt tarifave ne fuqi.

Realizimi dhe Monitorimi.

Zbatimi i ketyre rrallimeve do te behet nga shoqatat e perdoruesve te komunave te mesiperme. Fillimisht nga ana e specialisteve te DSHP, te NMP dhe te specialistit te shoqates do te behet instruktimi i anetareve qe do te marrin pjese ne keto punime per tekniken e rrallimeve, sidomos ne drejtim te percaktimit te drureve te se ardhmes dhe respektimit te skemes per cdo variant duke perdorur siperfaqe demostrative. Ne rastin e variantit te III dhe te IV mund te behet dhe shenimi me boje te drureve qe do te lihen. Por kujdesi me i madh duhet ti kushtohet respektimit te numurit te filizave (drureve) per 1 hektar. Monotorimi do te behet nga specilasite te DSHP, specialisti i shoqates dhe te NMP.

Treguesit qe do te monitorohen:

• Respektimi i kushteve teknike te percaktuara me lart.

• Mbrotja e ketyre siperfaqeve nga nderhyrjet e tjera.

• Vleresimi i prodhimeve qe rezultojne nga rrallimi (dru zjarri, hunj, gjeth dushku etj.) nepermjet matjeve gjate procesit te punes.

• Vleresimi i ecurise se rritjes se grumbullit nepermjet matjes nje here ne vit (ne muajin shtator) te diametrit dhe lartesise.te drureve te mbetur.

• Vleresimi i zhvillimit te nenpyllit dhe te shtreses barrishtore duke bere matje per percaktimin e biomasesse rritur ne nje vit (ne muajin qershor). Te dhenat e mesiperme per cdo matje do te rregjistrohen ne nje formular te vecante Tab. 1.

Rezultatet e para dhe interpretimi i tyre.

a. Vleresimi i prodhimeve qe rezultojne nga rrallimet.

Per cdo siperfaqe prove u be vleresimi i prodhimeve qe rezultojne si dru zjarri, hunj, shkarpa dhe gjeth dhe rezultatet e tyre u regjistruan ne tab.1. Per cdo prodhim u be dhe vleresimi ekonomik duke u bazuar ne tarifat e sotme qe perdoren per keto prodhime. Sic del dhe nga tabela perfitimi me i madh eshte per variantin e 4 ku intensiteti i nderhyrjes eshte mjaft i larte dhe kemi nje perfitim ekonomik prej 11384.6 leke per 1ha. Per ky nuk eshte factor percaktues per te thene se ky variant jep perfitimet me te medha, pasi duhen bere vezhgime dhe matje te tjera te pakten edhe per 5 vitete e ardheshme per te percaktuar variantin qe jep prodhim maksimal.

b. Vleresimi i rritjes mesatare vjetore te grumbullit.
Per te bere vleresimin e rritjes mesatare te gumbullit na duhet (i) mosha e grumbullit e cila dihet ekzaktesisht pasi ricungimi i kesaj parcele eshte bere ne janar 1997, pra mosha eshte 7 vjet dhe (ii) volumi total per 1ha i cili sipas matjeve te bera ne variantin 4 eshte 56m3. Duke bere pjestimin e volumit me moshen (56 :7 = 8m3), gjejme se rritja mesatare vjetore per kete parcele eshte 8m3/ha.

c.Vleresimi i grumbullit te se ardhmes.

Per te kater variantet, druret e mbetur perbejne gumbullin e se ardhmes i cili do te jte ne monitorim te vazhdueshem. Per kete eshte e nevojshme qe te percaktohen treguesit kryesore te drureve te cilat jane daimetri dhe lartesia per cdo dru. Matjet e bera ne cdo variant per diametrin dhe lartesine e drureve te mbetur jane rregistruar ne Tab.2. Keto te dhana do te sherbejne si baze per krahesimin dhe nxjerrjen e rezultateve per matjet qe do behen ne vitet ne vazhdim. Matjet e diametrave dhe lartesive per te monitoruar rritjen do te behen ne muajin shtator te cdo viti. Kurse vezhgimet dhe matjet per ecurine e zhvillimit te nenpyllit do te behen gjate muajit qershor te cdo viti.

Tab.1.Te dhena te eksperimentit te rrallimit ne lis

Vleresimi ekonomik.

Tab.1.Te dhena te eksperimentit te rrallimit ne lis

1.Vleresimi i prodhimeve qe dalin nga rrallimet. Rrallimet ne 4 siperfaqet eksperimentale u zbatuan nga antare te zgjedhur te shoqates se perdoruesve te Pyjeve komunale te komunes Grekan nen vezhgimin e nje grupi specialistesh te drejtorise rajonale, dshp, NMP dhe drejtuesit teknik te shoqates te cilat bene zgjedhjen e siperfaqeve, shenimin e drureve, matjen e diametrave dhe te lartesive per cdo dru te mbetur mbas rrallimit dhe vleresimin e materialit drusor te qe rezultoi

EKSPERIMENTI I RRALLIMEVE

REZULTATET E MONITORIMIT.