
WORKSHOP
“PErmirEsimi i politikave dhe instrumentave per te rritur ndikimin e
pronareve te pyjeve private ne qeverisjen e qendrueshme te
pyjeve”
KORCË, 1 Prill 2009
F T E S Ë Sektori pyjor ne vendet e Europes Jug-Lindore (SEE) ka pesuar ndryshime te ndjeshme
gjatë viteve të fundit. Tashmë, si rezultat i privatizimit dhe rikthimit të pronave, ka një numër
pronarësh të pyjeve jo-shtetërorë, të cilët përballen shpesh me mungesën e mjeteve dhe
kapaciteteve për të dhënë kontributin e tyre ne pylltarinë e qëndrueshme. Në disa raste
proceset e privatizimit dhe rikthimit të pronave në pyje nuk janë finalizuar ende. Në të
Përdorimi i pyjeve, gjithashtu, eshte një potencial i rëndësishëm për të kontribuar në
mirëqënien sociale, sidomos në zonat rurale. Bazuar në kuadrin e politikave aktuale, në disa
vende të SEE hasen vështirësi të dukëshme lidhur me qeverisjen e qëndrueshme të pyjeve.
Megjithkëtë, në shumicën e vendeve procesi i politikave pyjore po u adresohet gjithmonë e
më shumë këtyre çështjeve nëpërmjet proceseve për hartimin e programit kombëtar të
pyjeve, apo të strategjive.
Në mbështetje të këtyre aktiviteteve, Konfederata Europiane e Pronarëve të Pyjeve
(Confederation of European Forest Owners – CEPF), me mbështetjen financiare të
Programit PROFOR të Bankës Botërore, po zbaton një projekt që u adresohet tre vendeve
të SEE – Shqipërisë, Maqedonisë dhe Sërbisë. Ky projekt zbatohet nga CEPF dhe partnerët
kombëtarë si: Ministritë e Bujqësisë, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Sërbi dhe
Maqedoni dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Shqipëri, Shoqata
Kombëtare e Pronarëve të Pyjeve Privatë në Maqedoni, Shoqata Kombëtare e Pyjeve dhe
Kullotave Komunale në Shqipëri dhe nga dy shoqata lokale të pronarëve të pyjeve privatë
në Sërbi. SNV mbështet zbatimin e projektit nga partnerët e vet kombëtarë në Shqipëri dhe
Maqedoni.
Shqipëria sot po kalon ndryshime të prekshme drejt ekonomisë së tregut, sikurse edhe një
integrim më të mirë me vendet fqinje dhe me Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, Qeveria
Shqiptare ka ndërmarrë një grup masash për rikthimin e pyjeve ish-pronarëve dhe për të
mbështetur procesin e transferimit të të drejtave të përdorimit/pronësisë të pyjeve dhe
kullotave tek komunat dhe përdoruesit e pyjeve. Faktori kryesor për vazhdimin e suksesit në
zhvillimin e pylltarisë private në Shqipëri është organizimi i pronarëve të pyjeve privatë në
shoqata rajonale dhe/ose kombëtare, që do t’u mundësojë lobimin dhe mbështetjen e
aktiviteteve që lidhen me mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve privatë, dhe që në të
njëjtën kohë të mbajë parasysh të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjithë aktorëve të përfshirë.
Në këtë kuadër, Konfederata Europiane e Pronarëve të Pyjeve, në bashkëpunim me
SNV, Shoqatën Kombëtare të Pyjeve e Kullotave Komunale dhe me Shoqatën e
Pronarëve të Pyjeve të Qarkut Korçë, kanë ndërmarrë nismën për të organizuar
workshopin një ditor me temë “Përmirësimi i politikave dhe instrumentave për të rritur
ndikimin e pronarëve të pyjeve privatë në qeverisjen e qëndrueshme të pyjeve”.
Seminari synon të lehtësojë dialogun e hapur dhe konstruktiv ndërmjet aktorëve kryesorë në
Shqipëri mbi kuadrin ligjor që lidhet me mbarështrimin e burimeve natyrore (pyje, etj.) në
pronësi të individëve dhe të diskutojë mbi nevojat e tyre për krijimin e kapaciteteve dhe
forcimin organizativ, si dhe mbi përmirësimet e nevojshme të politikave, instrumentave
ligjorë e fiskalë, etj., që lidhen me to.
Objektivat kryesorë të seminarit janë:
i) Shkëmbimin e njohurive dhe pikpamjeve midis pjesëmarrësve mbi politikat dhe
legjislacionin dhe identifikimi i boshllëqeve dhe paqartësive të kuadrit ligjor aktual për
mbarështrimin e pyjeve privatë.
ii) Identifikimi i nevojave të pronarëve të pyjeve për të rivlerësuar sigurinë e pronësisë dhe
të drejtat e pronësisë në pyjet privatë.
Në Seminar janë ftuar të gjithë aktorët që kanë të bëjnë apo preken nga kuadri ligjor për
mbarështrimin e pyjeve privatë në Shqipëri.
Komento..
|
|