Untitled Document
 
1header2-al

Menu

SHKPKK
  Misioni
  Vizioni
  Objektivat
  Strukturat
  Aktivitete
     
   
Publikime
  Kurora e Gjelber
  Raporte
  PZHBN
Kontakte
  E-mail & Telefon
   
Opinione * e re
   

links te institucioneve te rendesishem

Webmail
Hartat pyjore te komunave dhe fshatrave
  Capacity Building Database

 

Teme Diskutimi

Parcelat pyjore ne vartesi te komunes te cilat dalin ne ankand duke respekuar planin e mbareshtrimit, dhe legjislacionin ne fuqi ; fitohet nga nje subjekt x. Ky subjekt eshte i detyruar ta shesin brenda territorrit te komunes apo do te zbatoje ligjet e ekonomise se tregut. Eshte e vertete fakti qe te plotesohen nevojat e popullates, por vendi ku eshte parcela mund te kenaqe nevojat e nje fshati apo lagje fshati por jo te gjithe fermereve te komunes kjo per arsye te largesise shume te madhe. Per te plotesuar nevojat e fshatit do te ishte mire qe ne parcelat ne afersi te lagjeve te fshatrave te damkoseshin druret e thare. Por shtrohet pyetja a eshte e realizueshme kjo nga Dshp?????. Do te ishte mire qe te zhvillohej nje seminar me prani Qeverisje Vendore dhe DSHP per te debatuar rreth ketij problemi

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Problemi qe shtroni ju eshte i drejte. Flitet gjithmone qe pylli komunal te shkoje te fermeri por nuk ka baze ligjore kjo vihet re edhe ne vendimin nr 22 dt 9/1/2008.

16.Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore mund të vendosë dhënien në përdorim të ngastrave të ekonomisë pyjore fshatrave apo familjeve bujqësore të njësisë përkatëse, për plotësimin e nevojave të tyre. Vendimi bazohet në traditën e zonës për përdorimin e mëparshëm të pyllit nga fshatrat apo familjet përkatëse dhe në mundësitë e pyllit komunal. Vendimi merret në këshillim edhe me banorët e njësisë
përkatëse, duke ruajtur pjesë të mjaftueshme të pyllit komunal të pa dhëna në përdorim, me qëllim plotësimin e nevojave të banorëve të tjerë dhe të nevojave të zhvillimit të njësisë së qeverisjes vendore. Dhënia në përdorim e ngastrave të ekonomisë pyjore bëhet në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet personit, fizik ose juridik, familjes/ve bujqësore dhe kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore.
17. Fshatrat apo familjet, që marrin në përdorim ngastra të ekonomisë pyjore, sipas pikës 16 të këtij vendimi, janë të detyruara të kryejnë punimet e trajtimit rehabilitues të përvitshëm, të pyllit dhe të plotësojnë nevojat e tyre për lëndë drusore, për ndërtim e dru zjarri, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë dhe për bimë mjekësore e produkte të tjera dytësore të pyllit nga ngastra përkatëse dhe vetëm
brenda sasive të përcaktuara sipas pikës 15 të ketij vendimi.

Shihet ka paradoks.Po keshtu qendron problemi edhe me kullotat ku qerate vendosen mbi bazen e nr te bagtive dhe jo mbi bazen e ha. Por ketu ndryshon situata kur flite per mbledhje bari e gjethi e cila ne menyre te drejte shprehet ne kv

Mendoj qe shoqatat dhe organet e qeverisjes vendore duhet ta shtrojne si problem prane Ministrise perkatese ne menyre qe te marre zgjidhje.


Xhelil Meta

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ne lidhje me kete situate po ashtu te nje praktike te re duhet qe : ne radhe te pare te rishikohet ligji dhe VKM qe kane te bejne me shfrytezimin e pyjeve dhe siodmos per pyjet komunal .
Personalisht por edhe duke marre opinionet dhe shqetesimet e shume njesive vendore kemi vene re se akoma edhe pse keto njesi jane pronare nuk ushtrojne te pavarur qeveresje e pyjeve lokale e komunal .
Pse mos te permendim nje rast qe ne nje pyll ku komuna po kryente disa investime per ta kthyer ne nje pyll rekrativ anen e nje projekti mjedisore DSHP kekron lejen zbatuesev qe prisnin ferrat.
Ndersa rasti i shitjes se lendes drusore si nje domosdoshmeri per trajtimin e pyjeve te mocem eshte nje tjeter presukutim t ie drejtave mbi pronen , per arsye se vertet komuna sipas numrit te banoreve nuk ploteson nevojat por nuk do te thote qe te mos shese dhe teom s harrojme se tashme shumica e komunitetit ngrohet me burime tjera si gazi , energjia , qymyri etj.
po ashtu ju a veme ne dijeni se shumica e njerzve ne komunat e thella pothuajse nuk banojne gjate stines se dimrit , keshtu qe smund te themi qe komuna nuk ploteson nevojat e veta dhe per shkak nuk duhet te shese per te krijuar te ardhura .
ketu duhet te theksohet se edhe nqs e shfrytezojme pyllin komunal sipas vkm nr.22 me anen e subjekteve doet zhvillohet nje ankand dhe pas lidhjes se kontartes subjekti eshte i interesuar gjeje tregun me me leverdi sepse nuk mund ta ndalojme tregun e lire ehd smund te kufizohet me leje kalimi brenda territorit te komunes .
Mirepres komentet !

Fatmir Brazhda

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

kame lexuar vazhdimishte artikujte dhe me ka pelqyer trajtimi qe behet pore do te deshiroja te di nese eshte emundur me ligjet e fundit qe te blehen kullota per bletori nga shteti dhe çfare çmimesh kane ne pergjithesi do te ja u dija per ndere.

prele.qosaj@hotmail.COM

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexova me shumë vmendje dokumnta e takimit te FKPKKSH i cili me daten 23.2.2010 kishte realizar me Ministrin e mjedisit pyjeve dhe administrimin e ujrave(propozimet e antvre te grupt të takimit dhe fjalen e z. Minister Mediut.Teorikisht problemet janë trajtura në optiken e kerkesave të kohes, natyrisht të të njtit nivel ishin edhe pergjegjet dhe angazhimet e z. Minister.Unë siqerisht i mirëprita dhe i përgezova këto takime dhe angazhime,që mendoj se ishin serioze dhe me enc zgjidhje.
Natyrisht Pylli duhet të shkoj tek i zoti i cili dinë ta vlersoi, trajtoi,zhvilloj natyrisht dhe ta shfrytëzoi në ineres kombetre , komunitare deri dhe familjare.Pra dencentralizimi i pyjeve duhet te jete deri ne ate mase sa që mose të humbas sencin e pasuris kombetare, Me kete dua te them që pylli të privatizohet, por shteti të ruaj privacione në menyrë të atillë që fermeri ta trajtoi ne pyllin me dy kendeveshtrime
E para me kendeveshtrimin e prones private
E dyta me kendeveshtrimin e pasuris kombetare.
Kjo realizohet pikrisht me ate çka theksova më sipër.
Pra sherbimi pyjore të kete role dy anshem edhe kontrollore dhe rol teknike në funksion të mbrojtjes dhe zhvillimit pa cenuar interesat e privatesis mbi pyjet .
Ajo ça është prioritare ne fushen e pyjeve jane aktet ligjore të cilat duhet detyrimisht ti përgjigjen zhvillimit dhe jo te jenë frenuese si deri më sot,Pra të ndahen në mnryr te perhereshem detyrat,te drejta dhe kopetencat per sejcilen forme të përdorimit të terreneve pyjore e mjedisore.(pyjet privat, Pyjet private komunare dhe pyjet shtetrore).
Ana e tjeter është ndertimi i një inspektoriati pyjore fuqiplote dhe kopetent për detyren që do ti ngarkohet ne përshtëshmeri me format e perdorimit te terreneve pyjore e kullosore.Të keneë të gjitha atribute vetem në funksion te zbatimit të ligjit.
Ana e tjeter është që çdo komunë të krijoje sherbimin e vet pyjopre duke vendosur njerz të aftë profesionalisht, të përkushtueshem,të përgjegjeshem për zanatin e mrekullueshem të pylltarit.Dhe asnjëhet keto stafe pyjore mose te jene preferenca politike e partiake dhe interesa të çastit,por vetem të punes , detyres dhe përspektives.matësi të jetë puna dhe profesioni.
Sherbimi pyjore shetrore të jete shtylla mbeshtese e zhvillimit të qendrushem të pyjeve dhe kullotave, kjo jo thjesht sepse është strukture shtetrore, por të konsidreohet strukture pyjore profesionale dhe e cila ne punen e saj të kete si gjithenjë interesin kombeter të pyjeve.
Së fundi strukturat pyjore të të gjitha niveleve të keneë prioritein e shtetit që ti akomodoj, mbroj dhe ti angazhoi tersisht në permbushjen e funksionit për të cilen ato do të ndertohen.
Planet e mbarshtrimt janë dhe mbeten i vetemi dokument teknik e shkencore që udhezojne dhe drejtojne të gjitha praktikat pyjore në terren per një përiudhe të caktuar kohore.të cilat duhen vlersuar dhe zbatuar në menyrë krijuese dhe jo statike, sepse edhe pylli si çdo qendje biologjike tjeter ,pson ndryshimet e veta, ndaj dhe zbatimi i ketyre planeve duhet të jete dinamike e krijuese në menyre të atillë që të sigurojnë qëndrushmerin e zhvillimit të pyjeve dhe kullotave, Thjeshtimi është noshta i domosdoshëm, por duhet ti ruhemi anës tjeter që është zhvlftesimit nënëpreteksin e thjeshtëzimi. Sepse fundja planet e menaxhimit janë dhe mbetën baza toriko-praktike e zhvillimit të të gjithë aktivitetit në pyje dhe kullota.
Por me gjithë angazhimet e zotit Minister,përseri po shofim në praktik mediokrite të theksuar në drejtimin dhe menaxhimin e pyjeve dhe kullotave,
Ju faleminderit për mire kuptimin.

Islam LaCaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sikur ti kthehet 50 % vleres kapitale te marre nga Pylli per riinvestim ne gjelberimin , mirembajtje dhe mbrojtje ndaj fenomenit erozion atehere nuk do te permbyteshim ..

FATMIR BRAZHDA

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

ne lidhje me kete situate po ashtu te nje praktike te re duhet qe : ne radhe te pare te rishikohet ligji dhe VKM qe kane te bejne me shfrytezimin e pyjeve dhe siodmos per pyjet komunal .
Personalisht por edhe duke marre opinionet dhe shqetesimet e shume njesive vendore kemi vene re se akoma edhe pse keto njesi jane pronare nuk ushtrojne te pavarur qeveresje e pyjeve lokale e komunal .
Pse mos te permendim nje rast qe ne nje pyll ku komuna po kryente disa investime per ta kthyer ne nje pyll rekrativ anen e nje projekti mjedisore DSHP kekron lejen zbatuesev qe prisnin ferrat.
Ndersa rasti i shitjes se lendes drusore si nje domosdoshmeri per trajtimin e pyjeve te mocem eshte nje tjeter presukutim t ie drejtave mbi pronen , per arsye se vertet komuna sipas numrit te banoreve nuk ploteson nevojat por nuk do te thote qe te mos shese dhe teom s harrojme se tashme shumica e komunitetit ngrohet me burime tjera si gazi , energjia , qymyri etj.
po ashtu ju a veme ne dijeni se shumica e njerzve ne komunat e thella pothuajse nuk banojne gjate stines se dimrit , keshtu qe smund te themi qe komuna nuk ploteson nevojat e veta dhe per shkak nuk duhet te shese per te krijuar te ardhura .
ketu duhet te theksohet se edhe nqs e shfrytezojme pyllin komunal sipas vkm nr.22 me anen e subjekteve doet zhvillohet nje ankand dhe pas lidhjes se kontartes subjekti eshte i interesuar gjeje tregun me me leverdi sepse nuk mund ta ndalojme tregun e lire ehd smund te kufizohet me leje kalimi brenda territorit te komunes .
Mirepres komentet !

XHELIL META

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

12/15/2009 8:51:06 Dhimiter Piligriu, dimo_piligriu@yahoo.it

Pershendetje dhe urime per misionin shume fisnik qe keni.
Une dua te ngre nje shqetesim dhe nje pyetje.
Po shikoj shume pune qe po behen ne pyjet komunale si nga shoqatat ashtu edhe nga donatoret e ndryshem. Nje pune te mire po bejne edhe vete banoret te cilet jane shume te interesuar qe pyjet ne fshatrat e tyre te jene shume te zhvilluar.
Po me pyjet shteterore cfar po behet?
Sa leke fiton shteti nga nje ha pyll duke e shfrytezuar?
Une kam bindjen se ne pyjet shteterore po behet kerdia me plot kuptimin e fjales. Behen tendera cdo vit per prerje pylli dhe asnje tender per riperteritje e mirembajtje. Me qindra makina hyjne ne dite ne pyjet shteterore qe vetem presin. Cdo punetor eshte i pajisur me dy motosharra qe te mos kete asnje mundesi pushimi.
Si do te veje halli keshtu qe fshatrat po vishen me pyje e malet po xhvishen? Edhe arinjte e ujqit jane kthyer ne fshat se nuk kane ku te rrine ne habitatin e tyre tradicional.
Ku po shkojme keshtu? Po degjoj te flitet per korrupsion kudo por per ne pyje nuk kam degjuar. Me duket sektor shume i sofistikuar.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

2009 11:53:35 Islam Laçaj islam-lacaj@live.com  

 

Ende ne si pylltare nuk po arrijem te gjejme vehtevehten, jo personale apo per privilegje e karrjer administartive, por thjesht per karrjer profesionale.Ende ne Shqiperi ne fushen e administrimit dhe menaxhimit te qendrushem po eksperimetohet,po eksplorohet,pa nje vizion ,pa nje qartesi,ne konteksin se ku qendron e ardhmja e pyjeve te shqiperis.
Komenti qendron sipas mendimit tim,ne argumentat.
E para Drejtimi administrativ behet ne pyje jo per ti sherbyer zhvillimit te qendrushem te tyre ne funksion te permbushje se detyrave qe vete pylli ka per shoqerin,kjo vrehet tek emrimet ne detyrat shume te rendesishme drejtuese e administrative nga qendra ne baze,duke u nisur thjet nga miltantizim partiak dhe jo nga aftesija drejtuese e mprofesionale,ne kete konteks, mendoj se pa aftesi pa profesionalizimi dhe pa pergjegjeshmerija ne kete fushe nuk munde te admimnistrohet dhe menaxhohet ne menyre te qendrushem.Prova dhe deshmi te ketije drejtimi dhe administrim jo profesional dhe pa kopetenmc i gjeme me shmic dhe kudo ne te gjitha rrethet e rajonet e Shqiperis ,Efeket po ndihen gjithnje e me shume kudo te medha dhe te pa riparushem per shume dekada.
E dyta.ende punohet ne fushen e zhvillimit te pyjeve pa nje strategji zhvillimi te mire mbeshtur dhe me vizion per te soteme dhe per te ardhemen.Ka shume straegji qe jane hartuar po hartohen,por qe te gjitha (te pakten deri tani)jane jeteshkuret,madje disa prej tyre nuk e kane pare driten e fillimit te aplikimitfjala bjemn "Strategjia e Gjelber". pse do te thoni,arsyeja eshte e thjesht.Ne keto strategji mishrohet thjesh mendimi i kupoles dhe jo i bazes.jo specialisteve dhe profesionisteve te fushe dhe te fushave qe lidhe me pyjet dhe kullotat.
Sote nga PBZHN po shpenzohet maksimalish per zhvillimin e qendrushem te pyjeve dhe kullotave,Ka 10 vjet qe ky projekt operon ne shqiperi,jane shepnzuar miljona Dollar.Rezultati Konkret,mjaft i pjeshem,dhe i pergjysmuar,Nuk dua te akuzoj ,por dua qe te nxis per nje puine me frytedhense(kete le ta analizojen specialite dhe menaxhert e projkti),me qellim qe te shpenzohet por edhe te fitohet ne perspektiv,çdo leke qe hidhe te jape efektivitetin e vet.Mendoj se,
Zgjidhja.Mendoj qe ne organet drejtuese te strukturave pyjore te vine specialiste me te mire dhe me me vizion dhe profesioanlizem duke mbajtur pergjegjesi te plot per rezualtate,Politika te mose fuse hundet per interesa te çastit,e cila si kudo po shkatrron çdo gje.
Te hartohet sa me pare te jete e mundur nje strategji e zhvillimit te pyjeve ne kohe dhe hapsir me nje vizion qartesisht te percaktuar, kjo e bazuar ne te gjithe elemnte e zhviullim. Per hartimin e saj te ngrihen grupe pune nga baza ne qender perfshi dhe fushat qe kane lidhej me fushen e pyjet.Te permirsohet kudri ligjore,duke percaktuar realisht te drejat dhe detyra e secilit ne kete fushe,
Te percaktohet qartesisht detyrat qe ka n Nj.Q.Vndore per pyjet qe kane ne pronesi, te detyrohe me ligj qe te vendosin personelin e sherbimit pyjore vetem me specialist te pyjeve, Te ngrihet niveli ekonomik i specilisteve te pyujeve,e cila eshte shtresa me e deksiminuar finaciarisht ne Shqiperi.....?
Ju faleminderi per mire kuptimin.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

9/24/2009 6:26:53 Miltiadh Carka

I larguar prej shume vjetsh dhe pa humbur dashurine per pyjet ku sherbeva per vite me radhe lexoj ne faqen tuaj te internetit te rejat.Ju uroj sukses ne punen tuaj dhe deshiroj qe kjo nisme e juaj te pasurohet me shume ne menyre qe kjo pasuri emadhe kombetare te mos shperdorohet por duke ndergjegjesuar opinionin te harrijme ta mbrojme dhe ta shtojme.Edhe nje here urime nga ish kolegu juaj sot emigrand ne Greqi. Miltiadh-Carka@hotmail.com
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

9/23/2009 14:22:18 Zana Ing.Pyjesh

Urime per shoqaten,gazeten tuaj dhe mbi te gjitha per kete faqe interneti qe keni hapur.Ne kete menyre,na jepet mundesia te informohemi per te rejat ne kete fushe dhe ne qe jemi larg.
Suksese te metejshme dhe informacion me te shpeshte! ztzia@yahoo.com

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

9/10/2009 18:40:22 Islam Laçaj inxhinjer pyjesh

Të jepeni më shumë prevoj pune nga federata,shkembim eksperience, dhe publikim për të rejat shkencore,natyrish kjo nuk do të thot senuk jepni,por mundesit janë me të mëdha. islam-lacaj@live.com

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

4/2/2009 21:57:38 Zef Nacaj inxh.pyjesh

Eshte shume e mire dhe jeni per tu pergezuar.Aq me teper qe nuk na harroni edhe ne kendej oqeanit. Ju duam shume. znacaj@aol.com

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/16/2009 16:49:36 hysen Ingjinjer

Kam interes te dije qendrimin e shoqates suaj lidhur me permbytjet qe do te krijoje H/C i Skavices , mbi Lumin Drin. ne Zonen Zall-Dardhe- Maqellare te rrethit Diber.. Keni ndonje studim se sa Ha toke pyje dhe kullota mund te fundosen ne kete liqen artificial, sa dobi dhe deme sjell ky H/C etj.. Mos harrojme se Kjo zone eshte mga me pjelloret e ketij rrethi, dhe nje baze e mire ( kryesore ) e kullotave dhe pyjeve te ketij rrethi.. Me respekt Hysen Repa repahysen@yahoo.com
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/10/2009 18:44:53 Fatmir Brazhda Ing.Pyjesh

Te pasqyrohen me me shume informacion qe kane lidhje me mjedisin ne pegjithesi vendore , kombetare dhe rajonal fbrazhda@shkpkk.org
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/9/2009 22:52:39 Selman Meziu Inxhinier pyjesh

Shoqata e pyjeve komunal,si organizem jo qeveritar te jete opozite e politikave te partive , te deputeteve qe se perkahin qeverisjen, ndarjen, administrimin e ketyre siperfaqeve sipas pronareve me te afert e me perdoruesin e kujdesuesin e tyre.Ndersa dobia e mirerritja sipas teknikave te perparuara do te jene padyshim dobiprurese. smeziu@yahoo.it

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/9/2009 12:01:02 Edi Ing.Pyjesh

Eshte nje gje shume e mire kjo Faqe per PZHBN, e cila merr informacione mjaft te mira per studentet dhe njerezit qe kerkojne te dine ne transferimin e Pyjeve Komunal ."dhe te japin kontributin e tyre ne kete faqe" Dhe falenderoj organizatoret per kete nisem. enovaku@nrdp-al.org
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/9/2009 11:56:06 Fabjola Ing.Pyjesh

Ne radhe te pare Urime per te gjithe aktoret qe kontribuojn me punen dhe koleksjonimin e tyre tek kjo faqe duke dhene mundesi te gjith atyre qe jane dashamires te pyjeve per tu informuar. fbegaj@nrdp-al.com
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/9/2009 10:10:14 Ferdin Liçaj inxhinier pyjesh

Dokumentat e paraqitura mbartin nje informacion mjaft te vlefshem per te gjithe subjektet, aktoret dhe parteneret e interesuar ne drejtim te zhvillimeve te reja dhe ceshtjeve problemore per pyjet dhe kullotat e komunave dhe bashkive te vendit. Webmasteri gjithahtu eshte nje profesionist i talentuar ne paraqitjen programatike te te dhenave dhe informacionit qe i rekomandohet. Urime dhe suksese! Ferdin Liçaj flicaj_05@yahoo.fr

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3/9/2009 9:22:29 Valbona Lepi Financiere

Do te deshiroja qe kjo shoqate te kryente sa me bindshem misionin e saj , qe ne te kishim mundesi te shikonin ndryshimet ne pyjet tona. Flm shb.dita2000@yahoo.com
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

3/9/2009 9:03:32 Shkelzen Ing.Gjeoteknik-Hidroxheologji

Komente per momentin nuk po jap pasi nuk e kam pare faqen me syrin e nje kritiku. Une ju pergezoj qe keni bere nje gje te tille dhe ju siguroj se: "Fillimi i mbare gjysma e punes". Suksese shkelzenqoka@yahoo.com

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------