Leterkembim midis konsulentit Abdulla Diku dhe Federates Rajonale Diber
Date: Fri, 20 Jun 2008 00:21:29 -0700
From: federatapk_diber@yahoo.com
Subject: Per planet e menaxhimit
To: haki_kola@yahoo.com; adiku@hotmail.com
Pershendetje te gjitheve!
Une kam shume per te diskutuar per cfare eshte bere por kjo vlen per nivele te tjera.
Mendoj se pikat qe duhen permiresuane planet e menaxhimit jane :
Pjesmarrja dhe kjo jo thesht ne konceptin e deri sotem sa njerez vijne ne takime e japin mendime por ne vendimete e perbashketa qe duhet te marrin e kspertet me perdoruesit si ne nivel familje fisi dhe fshati.(kjo ne shume plane qe ne kemi pare dhe ballafaquar ne terren nuk behet mire (a duhet perdoruesi te firmose dhe te kete nje ose dy flete pershkrim-parcelare dhe masat e percaktuara per pyllin e vet ne konsultim )
Ne shume plane dihet qe ndoshta per mungesa te ndryshme,buxheti ose aftesishe e mjete te tjera perdoruesit kane mbetur deri tek masa e projektit pare kur kemi rishikim bile ne disa raste skemi dhe lista te sakta te perdorueseve dhe jo me harta te perdorueseve nivel individi (shiko planet)
Ne nivelin e planifikimit brenda planit mua me duket shume pak konsulentet futen dhe mendojne me fermeret per cfare do te bejen.
Kur planet shohin annen sociale ne shohim se fermeret duan kultura per te ardhura dhe sherbime te ndryshme nga ato qe kane ekspertet tone ne Koke.
Ne shume plane une nuk shohe cfar kulturash me te ardhura jane planifikuar ne Xiber,Kastriot,Melan,Sllove cfare sa dhe ku do te mbjellim arre dhe Geshtenje,
Geshtenja ne te gjithe rajonin ka nevoje per rrallime (Psh atje ku eshte e perzier me dushk)ne mosha te reja lluftim kanceri ,care do te bejme me lajthine rrallime,ricungime per te shtuar prodhimin dhe te ardhuarat.
Koncepti i pyjeve te fermereve dhe plotesimi i nevojave, bilancet e te ardhurave dhe rruget e krijimit te fitimeve jane mjaft te zbeta per mua.
Konsulentet duhet te nxitnin dhe te zhvillonin reformen nepermjet projektit,ne shume raste mendoj se nuk e kane bere kete perkundrazi per lehtesi te punes tyre kane pergjysmuar punen dhe sipefaqen e pyjeve qe duhet te transferohen ne kuader te projektit.
Une nuk dua te flase per cmimin e planeve por ndoshta ka ardhur koha qe te fillojne disa modele pilotimi me te gjitha kerkesat e nje plane dhe vetem atehere mund te jepen mendime nga ana jone. Une personalisht kam punuar ne disa plane dhe une do ta ftoja dhe Banken dhe Projektin te bejme disa pilote si federata dhe te japim konkluzione me te mira
Abdulla !
Sinqerisht nuk dua t,ju paragjykoj jo juve personalisht por dhe konsulentet e tjere por menyra si po punohet me planet me kete projekt eshte krejt jo mire per mua,shpresoj ta keme une Gabim
Propozimi i Profesor Thimaqit per te patur tre struktura me duket i drejte DSHP,Federatat dhe Privai jane ne sherbim te pyjeve.Kjo nuk mendoj se duhet te heqe nevojen e sherbimit ne Komune per formen e te cilit duhen pyetur dhe NjQV
Ju uroj gjitha te mirat
Rexhepi
From: Abdulla Diku <adiku@hotmail.com>
To: federatapk_diber@yahoo.com; haki_kola@yahoo.com
Sent: Saturday, June 21, 2008 10:22:04 AM
Subject: RE: Per planet e menaxhimit
I dashur Rexhep !
Sic edhe mund te jeni ne dijeni, konsulentet qe punojne ne fushen e pyjeve punojne mbi bazen e disa dokumenteve te hartuara jo nga ato. Duke u munduar, komentet e mia per sa shkaruani po i rendis si me poshte;
1. Nuk besoj se eshte e mundur qe nje projektues PM (Plan Menaxhimi) te beje harte perdoruesi per cdo individ, ne nje kohe kur per te bere nje harte te tokave bujqesore per nje fshat te vetem fodi financiar ka qene te pakten 5 here me i madh nga sa kushton sot nje PM ne pyje. Duke i qendruar strikt fjales se urte popullore, se 'kembet duhen shtrire aq sa eshte jorgani', edhe me PM qe hartohen sot eshte ne perputhje me kete shprehje. Pra, eshte e pamundur qe te behen harta perdoruesish ne nivel individi, dhe kjo do te marre shume muaj e vite kur te filloje si proces.
2. Lidhur me listat e perdoruesve; Nuk mundet qe te behen lista perdoruesisht 100% te sakta, pasi kjo do ishte vertet utopi. Por cdo PM ka nje liste baze perdoruesish, e cila pergjithesisht eshte perfshirese per pjesen me te madhe te perdoruesve, dhe kjo nuk eshte pak. Besoj e kani parasysh se edhe kur regjistrohen per te votuar njerezit, behen e ribehen disa here listat e tyre, jo me ne pyje ku veshtiresia eshte maksimale. Mos harroni, se thjesht levizjet demokrafike te fshatareve jane nje katrahure e vertete, apo mungesa e strukturave (kryesive) ne fshatra. Nuk eshte detyre e konsulenteve qe te zgjidhin problemet ne fshatra, por ato vetem bejne nje listim te tyre, dhe bashke me vete fshataret propozojne zgjidhje konkrete, te cilat per fat te keq kane mbetur e do mbeten ne letra, pasi mundesite financiare te PZHBN jane shume te kufizuara.
3. Lidhur me kulturat qe gjenerojne te ardhura e qe konsulentet propopozojne; Nuk besoj se e keni lexuar ende PM te komunes Xiber (meqe eshte edhe komune e imja, por qe edhe un aty sapo kam dorezuar raportin-draft final te PM). Por mundet qe ta keni pare si territor te pakten. Aty do te shihni se vete fermeret kane propozuar qe te mbjellin rreth 1600 ha me arre, geshtenje, qereshi, akacie etj. Qe te kuptohemi paraprakisht, ato jane te perfshira ne PM sipas nje llogjike te caktuar, duke marre ne konsiderate edhe funksionet e tjera te tyre (mbrojtese te tokes apo qendrave te banuara psh.). Pra, nese Arra, Geshtenja, Qereshia etj. nuk jane lloje qe gjenerojne te ardhura, kush jane te tjerat?. Kuptohet qe cdo lloj i mbjelle gjeneron te ardhura, pavaresisht se si dhe kur. Por nuk eshte ky problemi besoj un. Ne, pylltaret e djeshem e te sotem, qarkojme teritorin e fshatit me nje vije ne harte dhe themi se ky territor eshte toke bujqesore, apo qender e banuar, kur ne fakt vetem 1/10 e saje mund te jete e tille. Dhe brenda kesaj vije, ne nuk bejme prognoze punimesh pasi eshte "Fond Tjeter", dhe ju sugjerojme fermereve qe perpara se te mbjellin perreth shpive e tokave te tyre, te mbjellin majat e maleve dhe kodrave. Sigurisht qe eshte e gabuar kjo gje, pasi prioriteti per fermeret fillon nga toka e shpia e tyre, pastaj vijne kodrat e perrenjte tane. Por, perderisa eshte teper e veshtire per fermeret e Myzeqese qe te gjenerojne te ardhura prej tokave me te mira te atdheut tone, si mund te jete e lehte per nje fermer te zonave te thella qe t'i gjeneroje keto te ardhura?. Eshte politika qe vete shteti ndjek per zhvillimin e zonave rurale, e ku ne konsuleneve te pyjeve nuk na e var kush qe te na pyese. Ne PM te Xibrit kjo gje eshte korigjuar mjaftueshem, duke sugjeruar se pari masa permiresuese brenda territorit te fshatit, ashtu sic edhe vete fermeret kane kerkuar. Per fat te keq te sherbimit pyjor shqiptar, jane konsulentet ato qe kane me shume ide konkrete, se vete ky sherbim, i cili duhej teishte pararoja e reformave ne kete fushe.
4. Konsulentet nuk munden qe te nxitin e zhvillojne ndonje reforme, kur ata shkruajne nje projekt. Jane te tjere njerez e organe ato qe kane detyra te tilla. Konsulentet punojne mbi bazen e nje marreveshje paraprake te nenshkruar mes DSH Pyjor e Komunes lidhur me sasine dhe vend-ndodhjen e pyjeve qe jane parashikuar per t'u transferuar. Nuk eshte faji i konsulenteve qe punojne mbi baze te dokumente te shkruara. Pjeserisht ketu jam me ty, lidhur me siperfaqen e pergjysmuar etj, por Ju psh, si Federate apo SNV kishit mundesi qe ti asistonit komunat para se ato te nenshkruanin marreveshjet e tilla me DSH Pyjor, duke i udhezuar paraprakisht se cfare duhet te kerkonin, sa, si dhe ku etj. Un e di mjaft mire se ato marreveshje jane bere si dhe sa ka dashur Sherbimi Pyjor, dhe nuk shoh ndonje faj tonin ketu. Ky eshte nje shqetesim qe un e kam ngritur edhe ne prani te BB, kur asnje Federate, apo Komune nuk e ngrinte kete shqetesim. Besoj se kemi qene ne te njetjin seminar tek MONDIALI, kur se pari kete gje ja kam kerkuar kryetarit te komunes Maminas, dhe kryetarit te shoqates se Kryetareve te komunave, ne prani te ekipit te BB. Neve na intereson qe siperfaja te jete sa me e madhe. Por ne te gjitha projektet qe un kam bere te pakten, ne PM eshte perfshire te pakten 20-50% me shume siperfaqe nga marreveshja paraprake. Ka dhe mjaft kolege te tjere, qe thuajse keshtu kane vepruar.
5. Une nuk jam ne dijeni te propozimit te prof.Thimaqit, por e-maili im (nese je nisur nga ai) kishte te bente me faktin e diskutimit te disa ceshtjeve me te cilat ne ndeshemi kur bejme PM, dhe qe sjellin nje ndikim mjaft negativ ne te gjithe procesin, dhe me se shumti tek fermeret.
6. Lidhur me faktin e pyetjes se komunave (apo marrjes se opinionit te tyre) per strukturat apo funksionimin e tyre, ju ftoj te mos jeni shume optimiste. Nuk di ne se ishit ne seminarin qe u roganizua para disa kohesh tek 15-kateshi, lidhur me permiresimin e kuadrit ligjor te pyjeve komunale. Per tre dite, mezi kemi mbajtur nje kryetar komune te ishte i pranishem aty (Pal COKU - Ulez), ndersa pjesa tjeter aty ishim ne, Pylltaret. Pra me te interesuar per kete proces se vete komunat, te cilat po merrnin nje nder pasurite me te medha kombetare.
7. Sic mund edhe te jeni ne dijeni, kane mbetur edhe fare pak PM per t;u bere, keshtu qe cdo sugjerim konkret i juaji, ka qene, eshte e do mbetet shume prioritar per neve dhe kedo tjeter qe punon ne kete fushe, duke menduar gjithmone se pavaresisht se jemi ne sektorin privat sot, jemi pjese e nje trupe e cila mundet dhe duhet te beje gjera gjithnje e me te mira ne pyje. Ne kemi qene, jemi dhe mbetemi te hapur per gjithcka qe mund te jete pozitive, por qe te kemi sukses, duhet te thyejme tabute e nje prej Sherbimeve me Konservatore ne Shqiperi (Sherbimi Pyjor), ndaj nuk ka per te qene e lehte.
Gjithsesi, eshte absulutisht e pamundur qe permes e-maileve te behen sqarime te tilla. Ka patuar, ka dhe do kete raste qe keto gjera te diskutohen e vihen ne udhe, por duke ju permbajtur edhe nje here zhargonit popullor 'qe t'i ngjaje peri gezofit', them se edhe puna ne pyje ka per t'i ngjare puneve te tjera ne Shqiperi. Nuk besoj se ju keni ndonje shembull a referim pozitiv per ndonje reforme, apo veprim konkret, te cilin dhe ne ta kishim ne konsiderate.
Duke ju uruar gjithcka te mire,
Abdulla Diku
2231437
0684023424
|
|