KRIJIMI I FEDERATES SE GJIROKASTRES
Me ndihmen e SNV u be e mundur takimi midis kryetarve te komunave dhe te shoqatave te qarkut Gjirokaster me qellim per te ngritur federaten e pyjeve dhe kullotave te Gjirokastres. Ne kete takim morren pjese dhe perfaqesues te Ministrise Mjedisit dhe Administrimit te Ujrave e te DSHP-se Gjirokaster. Ne kete takim moren pjese perfaqesues te komunave:
Tepelena --> Komunna Lopes, Krahes, Kurvelesh.
Permeti --> Frasher, Piskove, Suke.
Gjirokastra --> Odrie, Zagori Cepo, Pogon, Dropull posht, Lunxheri, Picor.

Pas nje prezantimi te shkurter per SNV dhe objektivave te saj nga Z. Stavri Pllaha perfaqesues i SNV ne Korce, u be nje prezantim nga Z. Janaq Male (SNV Tirane) rreth rolit te Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave , Shoqata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunal si dhe roli i Federates dhe perse duhet ngritur kjo federate. Si i ftuar ishte dhe nje perfaqesues per federaten e Pyjeve dhe Kullotave Korce i cili dha nje prezantim te shkurter rreth rolit te kesaj federate qe tashme funksionon normalisht. Me tej u diskutua rreth projekteve qe federata mund te aplikoje dhe se cfare procedure ndiqet duke sjell shembuj konkret te aplikuara nga federatat egzistuese.
Gjate ketij takimi u preken dhe disa probleme qe kane dale gjate procesit te transferimit dhe regjistrimit te pyjeve ne Komune. Per kete shqetesim perfaqesuesi i MMPAU Z. Gjon Fierza u dha pergjigje dhe sugjerime per ti ndihmuar per kete proces. Eshte per tu theksuar qe u vu re se kishte nje perfshirje te grave ne kete takim si pozicionin e Kryetares se Komunes dhe te Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve. dhe konkretisht ato preken problemin e sigurimeve shoqerore per shoqatat.
Me pas u vijua me krijimin e federates ku me votim te lire u vendos per numrin perfaqesuesve te bordit ku ra dakort qe Gjirokastra te kishte 5 anetar, Permeti 3 anetar, Tepelena 3 anetar.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pershendesim ekipin dhe vecanerisht perdoruesit e pyjeve te Gjirokastres qe kane patur deshiren per te qene pjese nje nje Federate ne nivel rajonal dhe kombetare.Tani ne jemi se bashku nje ze me i fuqishem per te perballuar sfidat qe kemi ne kuadrin reformave per te permiresuar qeverisjen e pyjeve dhe kullotave Komunal Suksese bordit dhe strukturave te tjera ne sherbim te pyjeve dhe mjedisit te Gjirokastres federatapk_diber@yahoo.com tel 0682077157 . Rexhep Ndreu
Komento...
HARTIMI I PLANIT TE MENAXHIMIT JO VETEM DETYRE POR KENAQESI
Ing.Lutfi Miftari 
Te punosh per hartimin e nje plani menaxhimi per pyjet dhe kullotat komunale, perveçse nje detyrim per nje specialist pyjesh , me teper se sa kaq eshte me te vetete kenaqesi.Eshte kenaqesi sepse ndjehesh pjese e ketij projekti , pjese e kesaj mrekullije qe ka vetem nje emer :Bukuri natyrore , ku pa dyshim jan siperfaqet pyjore te cilat kan shume nevoje per perkujdesjen tone, per perkujdesjen e ç'do kujt qe ndjen sadopak domosdoshmerine e kesaj natyre , qe eshte e bukur se te bukur ate e bejn siperfaqet pyjore, sa te bukur e ben dhe perkujdesja e nje specialisti apo me e rendesishmja mbikqyrja e vete komunitetit. Te punosh per hartimin e nje plani menaxhimi per pyjet ne zonat e qarkut te Gjirokastres dhe perkatesisht ne krahinat e Dropullit (D.Siperm dhe D.Poshtem)dhe te Lunxherise me te vertete ndjejme pergjegjesi e perkushtim. Me te filluar nga faza e pare e ketij plani , gjeja e pare qe na beri pershtypje ishte ajo qe komuniteti i ketyre zonave shprehu gadishmerine qe grupin e punes per hartimin e ketij plani menaxhimi ,ta ndihmoj dhe ti qendroj prane per çdo nevoj apo informacion qe do te kishe nevoje. Lexo | Komento
(PEr debat tE hapur publik, nxitur nga shkrimi i profesorEve tE Fakultetit tE Pyjeve TiranE)
JA KU JEMI
Federata e Pyjeve e Kullotave Komunal QARKU DIBER
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mire për ndarjen e një fshati nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t'i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit apo e pyllit që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lire, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore. Lexo | Komento...
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I nderuar mik jam dakort me reformat qe po behen ne qarkun tuaj dhe ne te gjithe Shqiperine per pyjet dhe kullotat,por vetvetiu lindin disa pyetje: cfar po pret pushteti vendor? a jan bere te gjitha marrveshjet Komune-Drejtori sherbimi pyjore? a eshte i vetdishem pushteti vendore se cfar do bej me keta siperfaqe te transferuara? si do i menaxhoi? cfar stafi kan Komunat dhe Bashkit per ti kuntrolluar dhe menaxhuar? Ilmi GJANA Lexo... | Komento...
METODIKE PER ZBATIMIN E DISA MODELEVE NE RRALLIMIN E PYJEVE TE LISIT. Pregatitur nga: Janaq MALE dhe Haki KOLA
Hyrje.
Ne procesin e kalimit te pyjeve dhe kullotave ne perdorim te komunave, pjesa me e madhe e siparfaqeve pyjore qe jepen ne pronesi/perdorim, perbehet nga pyjet e lisit. Nga te dhenat qe rezultojne nga planet e mbareshtrimit del se rreth 80% e pyjeve te lisit qe i jane transferuar komunave i perkasin klases se pare te moshes (1-10 vjet) dhe jane te rregjimit cungishte. Kjo per shkak te demtimit masiv te ketyre pyjeve ne fillim te viteve 90. Mbas realizmit te procesit te transferimit qe filloi ne vitin 1996, me mbeshtettjen e projektit te pyjeve dhe PZHBN, nje nga arritjet kryesore eshte rehabilitimi i pjeses me te madhe te pyjeve te lisit si pasoje e mbrojtjes se tyre nga vet perdoruesit/banoret si dhe nderhyrjeve te realizuara me investimet e projektit te pyjeve dhe PZHBN. Aktualisht pyjet e lisit kane nevoje per me shume nderhyrje me rrallime. Deri tani keto rrallime jane bere ne pyjet e lisit ne te gjitha komunat qe jane perfshire ne te dy projektet (rreth 150 komuna) dhe sidomos ne komunat Shkrel, Ulez, Baz, Kurdari, Lis, Grekan, Tregan, Gjinar, Melan, Gjorice etj. Sipas fazes se tyre te zhvillimit, deri tani ne keto siperfaqe po zbatohet metoda tradicionale e rrallimeve duke hequr 15-25% te numurit te drureve. Lexo... | Komento...
WORKSHOP
“PErmirEsimi i politikave dhe instrumentave pEr tE rritur ndikimin e
pronarEve të pyjeve privatE nE qeverisjen e qEndrueshme tE
pyjeve”
KORCË, 1 Prill 2009
Sektori pyjor ne vendet e Europes Jug-Lindore (SEE) ka pesuar ndryshime te ndjeshme gjatë viteve të fundit. Tashmë, si rezultat i privatizimit dhe rikthimit të pronave, ka një numër pronarësh të pyjeve jo-shtetërorë, të cilët përballen shpesh me mungesën e mjeteve dhe kapaciteteve për të dhënë kontributin e tyre ne pylltarinë e qëndrueshme. Në disa raste proceset e privatizimit dhe rikthimit të pronave në pyje nuk janë finalizuar ende. Në të Përdorimi i pyjeve, gjithashtu, eshte një potencial i rëndësishëm për të kontribuar në mirëqënien sociale, sidomos në zonat rurale. Bazuar në kuadrin e politikave aktuale, në disa vende të SEE hasen vështirësi të dukëshme lidhur me qeverisjen e qëndrueshme të pyjeve. Megjithkëtë, në shumicën e vendeve procesi i politikave pyjore po u adresohet gjithmonë e më shumë këtyre çështjeve nëpërmjet proceseve për hartimin e programit kombëtar të
pyjeve, apo të strategjive.
Objektivat kryesorë të seminarit janë:
i) Shkëmbimin e njohurive dhe pikpamjeve midis pjesëmarrësve mbi politikat dhe legjislacionin dhe identifikimi i boshllëqeve dhe paqartësive të kuadrit ligjor aktual për mbarështrimin e pyjeve privatë.
ii) Identifikimi i nevojave të pronarëve të pyjeve për të rivlerësuar sigurinë e pronësisë dhe
të drejtat e pronësisë në pyjet privatë.
Në Seminar janë ftuar të gjithë aktorët që kanë të bëjnë apo preken nga kuadri ligjor për
mbarështrimin e pyjeve privatë në Shqipëri. Lexo... | Komento...
 
NjE replikE pEr pyjet
Në gazetën "Shekulli", lexuam artikullin e shkruar nga Prof. dr. Anesti Postoli, i cili ngre një shqetësim lidhur me decentralizimin dhe ndryshimin radikal të strukturës administrative të pyjeve, si një proces që dëmton shumë fushën e pyjeve.
Federata e Pyjeve Komunalë të Qarkut Korçë dhe Shoqata Rajonale e Pyjeve Komunalë, Elbasan, në një takim të përbashkët, kanë analizuar me kujdes këtë artikull dhe shqetësim të ngritur nga Prof. Postoli dhe duhet të themi që nuk biem dakord me disa çështje të trajtuara në lidhje me pyjet komunalë.
Si përfaqësues direkt të 40 Shoqatave të Pyjeve Komunalë në Qarkun Elbasan, dhe 30 shoqatave të pyjeve komunalë në Qarkun Korçë, besoj na takon e drejta e replikës:
Pyjet në Shqipëri, pas viteve '90-të, me të vërtetë janë dëmtuar në mënyre makabre në disa vende të Shqipërisë dhe se shërbimi pyjor, në disa raste ka qenë inekzistent, por kjo nuk ka ndodhur, të paktën në pyjet komunalë.
Botuar ne gazeten "Shekulli"
Autori dhe bashkautori, Ruzhdi Hymetllari, përfaqësojnë Federatën e Shoqatave të Pyjeve Komunalë, Korçë dhe Shoqatën Rajonale të Pyjeve e Kullotave Komunale, Qarku Elbasan. Shkrimi është dërguar në redaksi, si replikë për artikullin "Pyjet Gjithmonë kanë paguar", me autor Prof. dr. Anesti Postoli.
Lexo...
NJË DITE, NË PYJET E DUMRESË
Gjon Fierza,
specialist ne MMPAU
Muaji dhjetor, thuajse tashme se 40 vjet, cilesohet si Muaji i Pyjeve ne Shqiperi. Kjo ka sherbyer, i ka nxitur njerezit, pushtetaret, te gjitha dashamiresit e natyrës të shtojne më teper perkujdesjen dhe veprimtarine per pyjet si nje pasuri e pazevendesueshme. Pyjet gjithnje e me teper po marrin nje rol te vecante te lidhur me vete ekzistences e jetes ne toke. Nga komunitetit i pylltareve dhe jo vetem prej tyre kerkohet; harmonizim i nevojave te njerëzeve dhe të planetit për pyje, keshtu bota mund të përparojë në rrugën e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit.
Per pyjet ndoshta duhet menduar e punuar cdo dite dhe nga cdo vend aq me teper kur ato mungojne e jane zhdukur, atje ku ato po ripertrihen e po zhvillohen, dhjetori le te jete në traditen e tije, me sa me shume veprimtari, duke mbjellur drure, duke permiresuar pyje, etj. Lexo.. | Komento: gjfierza@shkpkk.org
GORA, midis shkretEtirEs dhe parajsEs
Haki Kola
Gabojnë kur thonë se shkretimin në disa zona e ka sjellë lufta. Në fakt, shkatërrimin e sjell edhe padija dhe drejtimi i njëanshëm në veprimet tona, kokëfortësia për t‘I marrë shpatit të malit atë që nuk mund të ta japë. Marria e madhështisë që i kërkon malit e kodrës të bëhet fushë, marri e manifestuar në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, kur mendjet njerëzore anmbanë globit, demonstronin potencial të paparë zhvillimi. Zëri i fshatarëve të Gorës duket si analizë serioze e arathënies se shkretëtirës. Jeta e një gjenerate njerëzore është e shkurter. Brenda kufijve të një jetë njeriu, është vështirë të vesh re ndryshimet që ndodhin për rreth tij, kur ai është i mbyllur e i dënuar të qëndrojë në Gorë. Hapi i kohës është ndryshe për një gjeneratë njerëzore dhe ndryshe për jetën e një grumbulli pyjor Lexo... | Komento
© Gazeta Shqip 23/11/2008
  
Nga Tregani ne pyllin e Haverikeve
Drejtoria e Politikave Pyjore dhe e Kullotave, Projekti i Burimeve Natyrore, Shoqata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Fakulteti i Shkencave Pyjore si dhe Shoqatat e Perdoruesve te Pyjeve e Kullotave e Treganit dhe Sinaballajt, ishin mbeshtetesit per udhetimin fushor te pjesemarresve te Konferences Nderkombetare organizuar nga Fondacioni për Europën Juglindore i Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane dhe Instituti Leibniz për Gjeografinë, (Leipzig-Gjermani) ne bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë,e ne datat 21-22 Nentor në Hotel Mondial, Konferencën:
"Shqipëria: Rajone konkuruese nëpërmjet përdorimit me efikasitet të energjisë dhe mbrojtjes së resurseve natyrore"
Modelet e Treganit dhe ai i pyllit te Haverikeve, japin mesazhin e shendrrimit te tokave te degraduara, ne pyje te rritura brenda nje periudhe te shkurter qe po perdoren aktualisht si per rekreacion ashtu edhe si shkolla per shtimin e biomases e uljen e erozionit te tokes. Komento: info@shkpkk.org | Foto
SHOQATA RAJONALE PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNAL QENDRA ELBASAN
“ Trasferimi i Pasurise Pyjore tek komuniteti Fuqizon Fermeret e Varfer “
Diten e Premte me date 24.10.2008 ora 10 .00 ne Sallen e Konferacave te Hotel International Skampa SHRPKK QE ne bahkepunim me Keshillin er Qarkut Elbasan dhe nen mbeshtet jen e Organizates Hollandez Per Zhvillim SNV organizuan nje takim me teme Trasferim i i pasurise Pyjore tek komuniteti fuqizon fermeret e varfer .
Ne kete takim moren pjese Kryetari i Keshillit Qarkut Elbasan Z. Ardian Turku,Perfaqesuse nga Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe administrimit te ujrave Z. Gjon Fierza , Bordi i Shoqates Rajonale te Pyjeve dhe Kullotave Komunale Qarku Elbasan (SHRPKK QE ), Kryetare Shoqatash, Kryetare Komunash nga i gjitha Qarku , perfaqesues nga Drejtorite e Sherbimit Pyjore ne kater rrethet e Qarkut , Ambientalist , Specialiste Pyjesh , perfaqesue nga SHKPKK , perfaqesues nga federatat e Pyjeve ne Qarqet Tirane ,Diber , Korce ,Kukes gazetare, perfqaesues nga SNV Tirane Z. Jani Malaj etj. Lexo... | Komento: ncela@shkpkk.org | Fjalimi i Kryetarit
R A P O R T
SEMINARI KOMBETAR
“PErmirEsimi i kuadrit ligjor pEr mbarEshtrimin e qEndrueshEm tE pyjeve e kullotave komunale nE ShqipEri”
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Shoqata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, me mbështetjen e SNV, SIDA-s dhe të Bankës Botërore, ndërmorrën inisiativën për të organizuar në datat 12 dhe 13 Mars 2008, në Hotel Tirana internacional, seminarin dy ditor me temë “Përmirësimi i kuadrit ligjor për mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve e kullotave komunale në Shqipëri”.
Seminari synoi të lehtësojë dialogun e hapur dhe konstruktiv ndërmjet aktorëve kryesorë në Shqipëri mbi kuadrin ligjor që lidhet me mbarështrimin e burimeve natyrore (pyje, kullota, etj.) në pronësi/përdorim të komunave, fshatrave, familjeve, grupeve të fermerëve apo individëve dhe të diskutojë mbi përmirësimet e nevojshme të ligjeve dhe akteve nënligjore përkatëse. Gjithashtu seminari synonte të vlerësonte boshllëqet dhe paqartësitë e kuadrit ligjor aktual dhe të bënte propozime të qarta për përmirësimin e dispozitave legjore ekzistuese. Lexo... | Komento: vmuharremi@hotmail.com
PYJET E RINGJALLURA TE DUMRESE – NE UDHEN NGA SHKRETIRA DREJT PARKUT
Nga Haki KOLA

Lavdia dhe bukuria e dushkajave te Dumrese filloi te humbase pas viteve 1960, ndersa ne periudhen 1991-1996 ato ishin bere rrafsh me token duke u kthyer ne shkretetire, ku nuk kishte hije as per breshken e hardhucen. Ne vend te lisave gjigandw te Dumrese, qe pleqte kujtojne kur kater burra nuk zaptonin dot trungun e njerit prej tyre, mbeti nje shkretetire ku dukeshin rralle rralle disa driza e presh gjarperi, dele te shperndara ne kerkim te ndonje fije te rralle bari apo siluetat e disa banoreve qe tentonin te shkulnin ato pak rrenje te lisave te mbetura nen toke. Liqenet filluan te thahen e tokat bujqesore te mbeteshin djerre. Pyllit po i humbte nami e nishani. Madheshtia dhe bukuria e propozuar nga Sami Frasheri mese nje shekull me pare per kryeqytet te Shqiptareve, kishte mbetur e cveshur ne mes te ererave e zhegut. Liqenet po ktheheshin ne keneteza te baltosura dhe pluhuri i mbetur pas nga makinat ngarkuara me plackat e te ikurve drejt qyteteve i shtonin edhe me teper shkretimin vendit. Lexo | Foto Album | Komento: hkola@shkpkk.org
European Forest Week 2008
Java e Pyjeve Europiane 20-24 tetor eshte caktuar nga ministrat e 46 vendeve europiane dhe eshte e organizuar nga Komisioni Europian, Food and Agriculture Organization of the United Nat ions ( FAO), Ministerial Conference on the Protection of Forests in Europe (MCPE), United Nations Economic Commission for Europe (UNECE), dhe ne bashkpunim me presidencen e keshillit te europes ne France. Gjate kesaj jave do te organizohen nje ser evenimentesh ne Rome, Italy nga FAO si dhe ne shume vende te tjera Europiane partnere te tjere. Ky eveniment do te mbledhe shume organizata, qeveritare, institucione kerkimore, agjenci te unionit te bashkuar, sektori private si dhe shume aktore te tjere. Per me shume informacion rreth ketyre aktiviteteve eshte hapur nje faqe (www.EuropeanForestWeek.org) ku mund te gjeni ne detaje programin e plote rreth ketyre aktiviteteve.
Kliko te figura
“Status I pylltarise jo shteterore ne Europen Juglindore "
Konference e organizuar me 30.06 – 02.07.2008 ne Shkup, Maqedoni

Perfaqesuaesit e shoqatatve te pronareve te pyjeve dhe perfaqesues te shteteve nga Shqiperia, Bosnja, Bulgaria, Kroacia, Hungaria, Maqedoania, Serbia dhe mali I Zi si dhe eksperte nga Konfederata Europiane e pyjeve Private, FAO, SNV, SIDA, moren pjese ne conference dhe diskutuan nje rang te gjere problemesh ne lidhje me menaxhimin dhe administrimin e pyjeve jo shteteror ne europen juglindore.
Nder te tjera konferenca diskutoi gjate ne lidhje me pylltarine private e komunale I dhe rolin e saj ne prodhimin e lendes drusore, prodhimet pyjore jo drusore si dhe sherbimet e tregtueshme apo sherbimet publike qe sigurohen nga pylli, sherbime qe kane mundesi te te kontribuojne me gjeresisht ne zhvillimin e qendrueshme ten e Europen Juglindore. Te ardhurat ekonomike, mundesite e punesimit I dhe vlerat mjedisore nga menaxhimi I pyjeve p[rivate e komunale jne ne interest e perbashket te administrates shteterore dhe te pronareve te pyjeve.
Shoqata Kombetare e Pyjeve Komunale e Shqiperise, anetare e Konfederates Europiane te Pronareve te pyjeve private, beri nje prezantim mbi zhvillimet dhe politikat per pylltarine komunale shqiptare
KATER PYETJE PER PYLLIN
NGA VJEN AI?
KUSH ESHTE AI?
KU PO SHKON AI?
KU DUA UNE QE TE SHKOJ AI?
PYLLI I FERMERIT

Kliko per ta zmadhuar
Fermeri Hasan Alia, banues ne fshatin Petkaj te komunes Malzi rrethi Kukes, ne afersi te shtepise se tij ka siperfaqe me pyje. Nje nga keto eshte dhe pjesa qe ndodhet ne ngastren 86/a te ekonomise pyjore Dugagjin ne rrethin Kukesit.
Ne kete ngaster kalon nje variant rruge hapur me kontributin e vete fermerit. Kjo rruge len shume per te deshiruar. Ne te mund te kalohet vetem gjate kohes se veres dhe ne kete kohe kur nuk ka patur reshje. Degezimi i kesaj rruge fillon ne rrugen qe lidh fshatrat Dobrush dhe Shtane, edhe ky nje variant rruge mjaft i veshtire per kalim te mjeteve dhe eshte i perdorshem vetem gjate kohes se veres. Ne kerkesat qe komuniteti ka adresuar eshte dhe hapja e rruges qe lidhe keto fshatra gje qe do te shkurtonte te pakten 4 km. Lexo | Komento: iomuri@snvworld.org
Disa nga gjetjet kryesore te misionit te Bankes Boterore per vleresimin afatmesem te Projektit
te Zhvillimit te Burimeve Natyrore.
Qershor 9-25, 2008
Misioni per rishikimin afat mesem I Bankes Boterore, Agjencise Suedeze per Zhvillim (Sida) dhe organizates Hollandeze per Zhvillim SNV u realizua nga data 9-25 qershor 2008, per te vleresuar progresin ne zbatimin e projektit te zhvillimit te burimeve natyrore. Lexo
 
DILEMA NJEREZORE NE BREGUN E JONIT nga Haki Kola
Çfarë e bën strukturën dhe dinamikën e dyshes së sistemit, natyrë-njeri, vështirë për t‘u përshkuar dhe interpretuar në bregun e Jonit, është diversiteti ekstrem në kohë e hapësirë si i mjedisit, ashtu edhe i shoqërive njerëzore. Suksesioni i civilizimit në ngritje-zbritjet e disa mileniumeve ka pasur një impakt të madh në botën dhe ekosistemet kudo në pellgun e Mesdheut, duke rezultuar me ndryshime të shumta në strukturën dhe dinamikën e peizazheve. Shoqëritë njerëzore kanë vepruar ngushtësisht të ndërlidhura me mjedisin e tyre, duke rezultuar në një bashkevolucion kompleks që i ka dhënë formën e ndërveprimit midis komponentëve të ekosistemit me njerëzimin.
Lexo | Komento
SFIDAT PER TE PRANUAR PYLLIN E FSHATIT
“Padukshmëria” e pyllit të familjes
Çfarë tipe pyjesh ka në botë? Nëse kjo pyetje u bëhet qytetarëvë e liderëve të opinionit, shkencëtarëvë të pyjeve, edukatorëvë në fakultetin e shkencave pyjore apo njerëzve të letrave të shkencave të natyrës anekënd botës, ka një arsye logjike për të besuar se përgjigja që do të vijë nga shumica e njerëzve, përfshirë edhe drejtuesit e agjencive pyjore, do të jetë: “ Po janë dy tipe pyjesh; pyjet natyralë, pa njerëz, duke përjashtuar turistët, që i vizitojnë apo rojtarët e pyllit. Tipi tjetër janë pyjet industriale, plantacionet pyjore, realizuar me anë të pyllëzimeve e kështu me radhe, që menaxhohen për një qëllim, për të prodhuar lëndë të pare për industrinë. Pra, në total janë këto dy tipe pyjesh”. Pas ndërrimit të sistemeve në vendin tonë është bërë I pranishëm edhe një tip i tretë pyjesh, gati bashkëshoqërues shekullor i shoqërisë rurale. Lexo
STRATEGJIA PER ZHVILLIMIN E SEKTORIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE NE SHQIPERI
Ne zbatim te programit te qeverise dhe porosive te Presidentit te Republikes, te cilat vene theksin ne nevojen urgjente te rishikimit te strategjise afatgjate te zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe kullotave, DPPK ka punuar per hartimin e nje strategjie me te plote te ketij sektori. Lexo
ANALIZE E KUADRIT LIGJOR
PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE
NE SHQIPERI
Pergatitur nga: Prof. Dr. Vezir Muharremaj
Janar 2008
Ne Bashkpunim me:
Netherland Development Program dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave

Ne kuadrin e politikave per decentralizimin e qeverisjes se pasurive natyrore dhe legalizimin e informalitetit te hershem ne posedimin e pyjeve dhe kullotave prane fshatrave, si dhe per integrimin ne BE, procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave ne pronesi ose perdorim te komunave e bashkive eshte bere tashme nje problem qe preokupon qeverine qendrore dhe njesite e qeverisjes vendore, perdoruesit (fshatrat, familjet bujqesore) dhe shoqatat e tyre ne mbare vendin. Aktet ligjore e nenligjore te nxjerre pas viteve '90, si ligji per pyjet, ligji per kullotat e livadhet, Rregullorja Nr. 308, date 26.01.1996 “Per kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale per perdorim dhe administrim”, ligji per qeverisjen vendore (2000), ligji per pronat publike dhe ligji per transferimin e tyre (2001), etj., kane mundesuar kalimin e pyjeve dhe kullotave ne perdorim komunal. Në bashkëpunim me DPPK, me njesite e qeverisjes vendore dhe sherbimin pyjor ne rrethe, procesi i kalimit filloi ne vitin 1996, me mbeshtetjen teknike e financiare te Projektit te Pyjeve te BB, te Programit për Zhvillimin e Pylltarisë Private në Shqipëri (APFDP) i financuar nga USAID, dhe vazhdojne te mbeshtesin kete proces PZHBN, Organizata Hollandeze per Zhvillimin (SNV) dhe organizma te tjere nderkombetare. Ne Drejtorine e Politikave per Pyjet e Kullotat prane Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave (MMPAU) tashme funskionon Sektori i Pyjeve dhe Kullotave Komunale.
Lexo | Komento / Foto nga seminari
Përse duhen privatizuar pyjet - Haki Kola
Përfaqësuesit e administratës së shtetit e kundërshtojnë privatizimin e pyjeve. Argumenti i tyre është padija e fshatarëve për të administruar pyllin si dhe frika që nëse e marrin pyllin ata e presin dhe shkatërrojnë atë. Partitë politike shqiptare, megjithëse janë me dhjetëra nga e majta në të djathtë, e kanë tabu të paprekshme termin privatizim për pyjet. Kanë kaluar 15 vjet nga fillimi i privatizimit të tokës bujqësore, janë bërë disa ture zgjedhjesh, prezantuar programe nga më të ndryshmet dhe kurrë nuk është shtruar si alternativë mundësia e një reforme të thellë me objektiv shkëputjen e pyjeve nga regjimi i vjetër si nga pronësia ashtu edhe administrimi. Banorët e zonave rurale e kanë shfrytëzuar këtë situatë anarkie për të marrë çfarë të mundin në garë me firmat private dhe prerësit e tjerë të pyjeve. Të gjitha qeveritë kanë shpalosur dëshirë e vullnet për të prodhuar strategji e për të programuar reforma, të përdorura këto si një dritë e largët në fund të tunelit se një ditë shkatërrimi do të ndalet. Lexo | Komento
< Faqja e meparshme | Faqja tjeter >
|