22 Maji është “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit”. Pikërisht në këtë datë në Konferencën e OKB të mbajtur në Rio de Janiero në vitin 1992, ku morën pjesë mbi 172 shtete, pas diskutimeve të shumta për problemet globale mjedisore, u arrit deri tek konkluzioni se: Biodiversiteti është vlera më e madhe e Biosferës. Ai paraqet shumëllojshmërinë biologjike të gjitha qenieve të gjalla që gjenden në planetin tonë. Kjo date u shpall si “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ” Lexo...
Kerkesa te reja per te perballuar sfidat lidhur me forcimin e kapaciteteve per menaxhimin e qendrueshem te PKKomunale
Strukturat e Federatës rajonale japin një mundësi për të institucionalizuar pyjet komunalë në Shqipëri dhe i japin një fuqi ndervepruese strukturave qeveritare qe kane ne pronesi Pyjet dhe Kullotat. Federatat mund të ndërtojnë kapacitetet e SHPPK dhe komunave për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Federatat mund dhe duhet te adresojne me shume se deri tani çështje të transparancës dhe të përfaqësojnë interesat e komuniteteve në nivelet më të larta lidhur me pyjet komunalë. Lexo..
Veprime konkrete per parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
Transferimi i pyjeve ne perdorim e pronesi te Komunave eshte nje nder reformat me te medha te bere nga Qeveria Shqipetare si rruga me e mire per te perfshire Qeverisjen Vendore ne te drejta dhe detyra me te medha per te ndikuar ne mbrojtjen e Pyjeve dhe te mjedisit. Te gjithe duhet te pranojme se pamvaresisht nga pronesia mbrojtja e pyjeve dhe vecanerisht mbrojtja nga zjarri nuk munde te realizohen pa pjesmarrjen dhe pergjegjesine e te gjitha strukturave qe kane pyjet ne pronesi e ne perdorim.Vera po troket dhe disa thone se do te jete shume e thate.... por sido qe te jete pergatitja dhe masat parandaluese jane detyre e te gjitheve dhe vecanerisht e shoqatave te PPK Komunale.Tanime ne te gjitha Komunat ka ndodhur transferimi i pyjeve ne pronesi te tyre, te gjithe komunitetet jane mbledhur kane diskutuar dhe kane vendosur ti marrin Pyjet ne pronesi/e perdorim dhe te gjithe kane krijuar strukturat ne nivel Fshati dhe Komune qe jane Komisjonet e fshatit dhe Shoqatat e ndertuara me baze komunitetet. Lexo...
“Nga prone e grupit pyjet tu jepen pronareve legjitim.”
Ne rrethin e Lezhes Pyjet dhe kullotat zene rreth 50 % te teritorit ndersa ne rrethet Mirdite, Kurbin pyjet e kullotat zene mbi 70-80 % ne raport me tokat bujqesore.
Ne token e transferuar ne Komuna pervec shkurreve dhe cungishteve te degraduara ka dhe toka boshe, kullota e livadhe. Te gjitha keto toka nuk kane pronare legjitim prandaj dhe demtimi nga prerjet e kullotjet jane shume te medha pa asnje rregull e kriter. Eshte kjo aresyja qe perdoruesit tradicional i kerkojne Qeverise dhe Parlamentit te permiresojne ligjin per te legjitimuar pronen tek i zoti. Kjo prone tu jepet me ligj ne pronesi fermereve dhe ish pronareve ndersa tokat e abandonuara per ata qe nuk kane pronar mund ti marrin Komunat ose DSHP ne pronesi apo ne perdorim per te kultivuar dru frutoret, drupyjore ose bimet medicinale. Lexo...
LETRA E GJELBER
MARS –KORRIK 2010 DEBAT PUBLIK
POLITIKAT E E BE PER PERGATITJEN E PYJEVE PER NDRYSHIMET KLIMATIKE
Me 1 Mars u miratua nga Komisioni një Letër e hapur per debat të gjerë të BE-se mbi, politikën e BE-se për zhvillimin, përgatitjen e pyjeve për ndryshimet klimatike. Green Paper ofron një pasqyrë te karakteristikave kryesore të pyjeve në BE dhe funksionet e tyre. Ajo identifikon sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet me pyje në ndryshimin e klimës. Për më tepër, ajo reflekton mbi masat e mundshme në të ardhmen, sistemet e informacionit të pyjeve ekzistuese, si dhe mjetet në dispozicion për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme të pyjeve. Lexo...
SHERBIM DHE PUNESIM
Pyjet qe i sherbejne njeriut
Gjate viteve 1996-2010 ne kuadrin e dy projekteve jane bere planet e menaxhimit per rreth 250 Komuna te Shqiperise per nje periudhe 10-vjeçare per pyjet dhe kullotat komunale.
Te gjitha planet kane ne themel te tyre dhe procesin e transferimit te pyjeve ne pronesi te Komunave dhe ne perdorim te komuniteteve locale. Keto plane kane percaktuar menyren e perdorimit dhe jane identifikuar objektivat dhe aktivitetet aktivitetet e planifikuara jane ne pergjithesi te drejtuara drejt zgjidhjes se problemeve te degradimit, erozionit dhe shpyllezimit. Gjate viteve te fundit 2007-2010 krahas aktiviteteve per mbrojtjen, pyllezimin, punet per kontroll erozioni, kullotjen e kontrolluar, punimet bujqesore puna eshte kombinuar dhe me ndergjegjesimin ne te gjitha nivelet prandaj ne shume fshatra e Komuna ne te gjithe Shqiperine u arriten rezultate te mira. Ne ditet tona shume komunitete kane bere vendime ne mbrojtjen e pyjeve te tyre dhe vendosjen e kontrollit mbi kullotjen . Tani ne te gjithe mund te shikojme rezultatet e pyjeve ne rritje ne me shume se 40 % e siperfaqes se pyjeve te fermereve kane nje rritje me shume se dyfishin e pyjeve te perdorur kolektivisht ose te pyjeve shteterore ku rritja mesatare eshte akoma 1.5 m3 per ha. Lexo...
Dita Ballkanike e drurit
“Mbjell te ardhmen tende”
Ishte motoja e ketij aktivitetit qe promovoj permbylljen e veprimtarive per mbjelljen e pemeve ne Kufirin midis Shqiperise dhe Maqedonise ne diten Ballkanike te drurit.
Për herë të parë në kufirin neutral midis Shqiperise e Maqedonise , ne Bllate u zhvillua “ Dita ballkanike e Drurit”. Aktiviteti u zhvilluan, duke diskutuar rolin e pyjeve dhe
të sketorit pyjor në luftën kundër ndryshimeveklimatike, duke siguruar burime energjie tërinovueshme.
Gjatë këtij evenimenti u vlerësua nevoja përmarrjen e masave për përdorimin e të gjithapotencialeve të sektorit të pyjeve e mjedisit qe bashkon dy popujt e vendet.
Në takim ishin mbledhur bashkë rreth 450 pjesëmarrës nga te dy anet e Kufirit.
Per 50 vite nen komunizëm ne dimer dhe ne vere, me buke e pa buke, me dite pune e aksione, u detyruan banoret e zonave malore ne fshatra te shkulnin edhe rrenjet e dushqeve, lajthise por dhe te ahut per ti bere ato “pjellore si dhe fushat”.Per shume vite, sopatat, sharrat, makinat e vaporet prene e transportuan miliona m3 lende e dru zjarri per te ndertuar ne Tirane, Durres, Itali, Europe etj. E keshtu vazhdoj masakrimi i shume pyjeve ne afersi te fshatrave per te sigurar drute e zjarrit per furrat e bukes, per minierat, per ngrohje e gatim per kooperativistet dhe shteti ishte unik ne qëndrimin e tij se pylli eshte i shtetit dhe vetem ai bente sikur e menaxhonte “mire” me strukturat qe kishte ne te gjithe Shqiperine. Lexo...
Ministri i Mjedisit mbështet zhvillimin e reformave ne pyjet komunal
Në datën 23 Shkurt 2010 një grup përfaqësimi i federatave rajonale të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave komunale i kryesuar nga kryetari i shoqatës kombëtare të pyjeve dhe kullotave komunale u pritën në audiencë nga ministri i MMPAU z. Fatmir Mediu.
Ministri ju uroi mirëseardhjen përfaqësuesve të Federatave te PKK dhe nisi me ta një bashkëbisedim miqësor dhe mjaft të vëmendshëm.. Qysh në fillim Ministri deklaroi se është mjaft i interesuar për të dëgjuar me vëmendje problemet e dala gjatë ecurisë së proçesit të transferimit të pyjeve dhe kullotave në komunat dhe bashkitë e vendit. Në të njëjtën kohë ai u kërkoi të pranishmëve të japin opinionet e tyre mbi efikasitein e masave të marra nga qeveria në këtë drejtim dhe të shprehin propozimet e tyre për hapat e mëtejshëm që nevojiten për tu ndërmarrë jo vetëm në fokusin e korrigjimeve që duhen bërë, por, të parashtrojnë konkretisht nevojat aktuale e perspektive për të nxitur menaxhimin e qëndrueshëm dhe fitimprurës të terreneve pyje/kullota dhe të gjithë burimeve natyrore të riciklushëm që gjenden brënda këtyre mjediseve. Lexo...
Teme Diskutimi
Si do te veprohet me parcelat qe dalin ne shfrytezim te cilat jane ne varesi te Komunave.
Parcelat pyjore ne vartesi te komunes te cilat dalin ne ankand duke respekuar planin e mbareshtrimit, dhe legjislacionin ne fuqi ; fitohet nga nje subjekt x. Ky subjekt eshte i detyruar ta shesin brenda territorrit te komunes apo do te zbatoje ligjet e ekonomise se tregut. Eshte e vertete fakti qe te plotesohen nevojat e popullates, por vendi ku eshte parcela mund te kenaqe nevojat e nje fshati apo lagje fshati por jo te gjithe fermereve te komunes kjo per arsye te largesise shume te madhe. Per te plotesuar nevojat e fshatit do te ishte mire qe ne parcelat ne afersi te lagjeve te fshatrave te damkoseshin druret e thare. Por shtrohet pyetja a eshte e realizueshme kjo nga Dshp?????. Do te ishte mire qe te zhvillohej nje seminar me prani Qeverisje Vendore dhe DSHP per te debatuar rreth ketij problemi
Problemi qe shtroni ju eshte i drejte. Flitet gjithmone qe pylli komunal te shkoje te fermeri por nuk ka baze ligjore kjo vihet re edhe ne vendimin nr 22 dt 9/1/2008.
16.Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore mund të vendosë dhënien në përdorim të ngastrave të ekonomisë pyjore fshatrave apo familjeve bujqësore të njësisë përkatëse, për plotësimin e nevojave të tyre. Vendimi bazohet në traditën e zonës për përdorimin e mëparshëm të pyllit nga fshatrat apo familjet përkatëse dhe në mundësitë e pyllit komunal. Vendimi merret në këshillim edhe me banorët e njësisë Lexo...
Ne lidhje me kete situate po ashtu te nje praktike te re duhet qe : ne radhe te pare te rishikohet ligji dhe VKM qe kane te bejne me shfrytezimin e pyjeve dhe siodmos per pyjet komunal .
Personalisht por edhe duke marre opinionet dhe shqetesimet e shume njesive vendore kemi vene re se akoma edhe pse keto njesi jane pronare nuk ushtrojne te pavarur qeveresje e pyjeve lokale e komunal Lexo...
Politikat e qeveris per transferimin e pronësisë dhe përgjegjësinë për mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave pyjore dhe kullotave komunale nuk është e plotë. Transferimi i burimeve te pyjeve dhe kullotave në pronësi të Pushtetit Lokal ka ndodhur pa një transferim të kapaciteteve dhe burimeve financiare. Mungesa e qartësisë në rolet, përgjegjësitë dhe të drejtat e pronësisë, kufizon investiment në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të këtyre zonave;
Çështja 1 . Mungesa e kapaciteteve teknike në Komuna për të menaxhuar transferimin e zonave pyjore dhe e kullotave komunale;
Nevoja për rekrutimin kapaciteteve / ekspertizës per pyjet dhe kullotat në nivel Komune;
Nevoja korresponduese për mbështetje financiare
Nevoja për qartësine e roleve dhe përgjegjësive - roli i ri për personelin pyjor shtetëror qe duhet të komunikohet gjerësisht;
Nevoja për sherbim këshillimor ne mbështetjen e pronarëve te rinj te pyjve për të siguruar njohuri dhe aftësi në përputhje me politikën qeveritare në fusha PKK -krijimin e Dherbimit Ekstensjonit te Pyjeve dhe Kullotave (FPES) brenda Ministrisë
“MbEshtetja e ripErtEritjes natyrore nE tokat e degraduara në ShqipEri”
Degradimi i tokës është identifikuar si një nga problemet me kryesore ne Shqipëri. Aktualisht, tokat shume të degraduara i janë nënshtruar kullotjes se pakontrolluar e cila pengon zhvillimin e një mbulese vegjetative mbrojtëse. Këto terrene po erodohen me shpejtësi, dhe peizazhi duket i shkatërruar. Për te ndalur erozionin është thelbësore që te instalohet sa me shpejt mbulesa vegjetative.
Për të instaluar mbulesën vegjetative është planifikuar te ndërmerret projekti aktual i sekuestrimit te karbonit përmes pyllëzimit dhe ripyllëzimit te tokave te degraduara, duke ruajtur dhe mbrojtur token për te bere te mundur ripërtëritjen natyrore, duke sjelle shtimin e burimeve të jetesës dhe të të ardhurave ne zonat e varfra rurale, reduktimin e degradimit t tokës, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Ky projekt mbështet metodën me pjesëmarrje brenda komunitetit për te arritur ne një vendim te përbashkët për zgjedhjen e vendeve dhe mbrojtjen nga kullotja, si dhe planifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të nevojshme të sjellë ketë ndryshim.
Aktiviteti i projektit te propozuar A/R CDM do te zbatohet në kuadër të Projektit te Zhvillimit te Resurseve Natyrore (NRDP) , një projekt kredi e Bankës Botërore qe do te mbështesë aktivitetet e zbatimit për 5 vitet e pare. Ndërhyrjet e financuara nga NRDP përfshijnë: (a) mbrojtjen e tokës nga kullotja me ane te rrethimit, duke nxitur burimet natyrore farore dhe ripërtëritjen natyrore ose rimëkëmbjen e pyllit; (b) mbjellje suplementare me 200-500 fidanë për ha për te pasuruar diversitetin e specieve dhe stabilizimin e sipërfaqeve shumë të eroduara, dhe (c) punime silvikulturore bazë (përmirësime pyjore për te nxitur rritjen si ricungimi, pastrimi dhe rrallimi). Lexo...
Koment nga Islam Lacaj
Ende ne si pylltare nuk po arrijem te gjejme vehtevehten, jo personale apo per privilegje e karrjer administartive, por thjesht per karrjer profesionale.Ende ne Shqiperi ne fushen e administrimit dhe menaxhimit te qendrushem po eksperimetohet,po eksplorohet,pa nje vizion ,pa nje qartesi,ne konteksin se ku qendron e ardhmja e pyjeve te shqiperis.
Komenti qendron sipas mendimit tim,ne argumentat. Lexo...
SEMINAR KOMBETAR
"Menaxhimi i pyjeve dhe kullotave komunale dhe roli i shoqatave te perdoruesve."
Reflektim mbi Ndertimin e Kapaciteteve per Zhvillimin dhe Menaxhimin e Burimeve Natyrore
SNV Organizata Hollandeze per zhvillim ne bashkpunim me Projektin e Zhvillimit te Burimeve Natyrore i finacuar nga Banka Boterore, SIDA dhe Qeveria Shqipetare (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave), Organizoi nje seminar kombetar ne date 4 nentor 2009 per te prezantuar progresin dhe rezultatet e komponentit te ndertimit te kapaciteteve te Shoqatave te Perdoruesve tePyjeve e Kullotave (2006-2009).
Seminari u fokusua ne forcimin e kapaciteteve te Shoqatave per rehabilitimin dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore (pyje, kullota etj) si nje faktor kyc per permiresimin e jetes se banoreve ne zonat rurale. Gjithashtu ky seminar sherbehu per hapjen dhe lehtesimin e nje dialogu konstruktiv midis aktoreve kryesor ne menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale si institucinet Qendrore, Njesit
e e Qeverisjes Vendore, Shoqatat e Perdoruesve te Pyjeve e Kullotave, Sherbimi Pyjor etj. Per vaxhdimin e procesit te transferimit dhe rregjistrimit te se drejtes se pronesise dhe perdorimit nga komunat dhe komunitet lokale. Lexo | Komento |FotoAlbum | Video
Pamje nga hapja e Seminarit Kombetar
Njoftim
Ne baze te vendimit qe mori bordi I Shoqates Kombetare te pyjeve e kullotave komunale me date 7.09.09 per pefaqesimin e federatve rajonale ne mbledhjen e pergjitheshme te Shoqates kombetare per zgjedhjen e bordit dhe kryetarit te ri, grupi i punes i perbere nga Ferdin Licaj, Ervin Cfarku dhe Fatmir Brazhda, duke respektuar vendimin e bordit qe numri I delegateve te jete ne perputhje me numurin e shoqatave te perdoruesve qe perfaqeson cdo federate, arriti ne kete rezultat:
Federata Berat/Vlore/Fier 4 delegate
federate Diber 8 delegate
Federata Elbasan 10 delegate
Gjirokaster 4 delegate
Federata Kukes 6 delegate
Federata Korce 6 delegate
Federat lezhe 4 delegate
federate Puke 2 delegate
Federata Shkoder 4 delegate
federate Tirane/durres 6 delegate
Shoqata Kombetare 6 delegate
TOTALI 60 delegate
Ne baze te procedurave cdo federate duhet te filloje me zgjedhjen e delegateve, pasi mbledhja e pergjitheshme eshte planifikuar qe te behet rreth dates 3.11.2009 ne Tirane .
Rendin e dites, daten dhe oren fikse te mbledhjes do tjua dergojme me vone.
Nese keni komente ose propozime mund ti dergoni prane grupit te punes.
Ne adressen e e-mail: info@shkpkk.org ose kontaktoni nje nga pjestaret e grupit te punes.
PZHBN
Federata e pyjeve dhe kullotave komunal diber snv (DEGA DIBER)
VIZITE PER SHKEMBIM PERVOJASH KOMUNA ZERQAN BULQIZE DIBER
Ne vazhdimesi te aktiviteteve te Federates se Pyjeve dhe Kullotave Komunal Qarku Diber, ne zbatim te marrveshjes me SNV dhe projektit NRDP “Te forcojme kapacitetin e Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve Komunal ne bashkepunim me Komunat ne sherbim te komunitetit” ne datat 24-25 Gusht 2009 u organizua nje vizite per shkembim pervojash ne Rajon. Fokusi i vizites ishte menaxhimi i pyjeve komunal dhe perfshirja e njerezve, roli i tyre ne pyjet komunal.
Te gjitha levizjet dhe diskutimet u organizuan ne Zerqan ne punimet e PZHBN ne pyjet e fermereve per te pare modelet e pyjeve ne menaxhimin e pyjeve komunal.
Merrnin pjese si perfaqesues te Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Komunal, pylltare komunal, perfaqesues te Komunave me pyje komunal si dhe perfaqesues te Drejtorive te Sherbimeve Pyjore nga te tre rrethet.
Ne vizite pjesemarrja ishte pothuajse e plote nga te gjithe perfaqesuesit e ftuar. Te gjithe pjesemarresit ishin aktive ne diskutime dhe ne shprehjen e mendimeve te tyre ne lidhje me çeshtjet e trajtuara. Lexo | Komento...
Kongresi XIII-të Botëror i Pyjeve
Buenos Aires-ARGJENTINE
18-23 Tetor 2009
“Zhvillimi i Pyjeve njE Ekuiliber Jetik”,
Përgatiti, Gjon Fierza
specialist në MMPAU
Kongreset Botërore të Pyjeve, janë ngjarje të rëndesishme për të gjitha shtetet antare të OKB dhe me gjerë. Ato marrin një rendësi të vecantë e lidhur kjo me rolin e posaçem që kanë pyjet në jetën e zhvillimin e planetit. Kongreset Boterore të Pyjeve, janë tribuna të rendësishme të mendimit dhe debatit politik e shkencor për pyjet, rolin e pazëvendësueshëm në jetën e njeriut dhe të biodiversitetit në tërësi.
Kongresi i XIII- të Botëror i Pyjeve do mbahet ne datën 18-23 tetor 2009 në Argjentinë, ai do të zhvillojë punimet në shtatë sesione kryesore ku do trajtohen keto tematike kryesore:
Nga inventarizimet e fundit rezulton që, burimet natyrore, si pyjet e kullotat, zënë mbi 60% të territorit shqiptar dhe janë burim shumë i rëndësishëm jetese për zonat malore. Ky burim pothuajse është i neglizhuar në rolin aktual që luan, në mënyrë informale, te të ardhurat kombëtare. Pak njihen nga shoqëria e akoma më pak reflektohen nga mediat funksionet ekologjike të burimeve natyrore apo përfitimet e shumta mjedisore dhe social-ekonomike që i ofrojnë shoqërisë. Në heshtje është kaluar, si nga media, ashtu edhe nga politika, kriza e rëndë mjedisore që kalon vendi, apo reduktimi i aftësisë së burimeve natyrore për t‘i ofruar këto shërbime dhe përfitime për shoqërinë mbi një bazë të qëndrueshme.Lexo |Komento...
Shoqata "Ylli i Alpeve" financon me fondet e saj
Ne maj te vitit 2009 keshilli I komunes Stebleve ndegjoji raportin per rezultatet punes nga shoqata “Ylli Alpeve” nepermjet kryetarit te shoqates Z. Medi Cela. Keshilli vlersoi punen dhe ndegjoji me kujdes edhe propozimin e kryetarit te shoqates:
Shoqata ne llogarine e saj nepermjet te ardhurave ka grumbulluara nga tarifat e druve te zjarrit dhe te ardhurave te tjera rreth 500 000 lek. Prandaj kerkonte mendimin dhe miratimin e mini projekteve te hartuara nga drejtusi teknik I shoqates ne vijim te planit te punimeve 10 vjecare. U diskutua rreth kesaj ceshtje dhe Keshilli me vendimin Nr. 26 date 28/05/2009 miratoi paketen e pare me fondet e vet shoqates per shume 550 000 lek. Tre ishin objektivat e miratuara:
Sitemimi I Proit te Carit ne Borove, 90 m3 prita me murr guri + brez betoni.
Meremetimi I leres ne objektin Hurdha Priftit ne Fushe – Studen
Ndertimi I Korrites ne fshatin Zabzun, lagjia Gjinaj me gjatesi 10.5 ml.
Afati ishte shume I shkurter per ti realizuar ato deri ne 26 qershor 2009. Menjeher pas piketimit te objekteve u fillua nga puna. Lumturi Mali (kryetar I komisionit te pyjeve Borove dhe anetari Xhevat Musta) pasi e pleqeruan kete pune e moren situaten dhe pasi u ben furnizimet e duhura me rere dhe cimento objekti perfundoi me 26 Qershor 2009. Po ashtu krye dhe riparimi I leres ne F.Studen nga fisi Kamolli. Nga mezi korrikut, shefi I menazhimit te pyjeve DSHP Librazhd, Z. Bajram Kullolli dhe kordinatori I projektit Z. Jakov Bodurri pa ne vend punen e bere nga shoqata dhe certifikuan per here te pare nje pune e financuar nga vete shoqata dhe komuna. Nuk mohohet fakti se ne cdo sipermarrje te kesaj shoqate ndihma e kryesise se komunes me Z. Xhevit Borrici, Pellumb Gjini ka qene dhe besojme se do te jete ne vazhdimesi se e duan kete pasuri dhe e vleresojne edhe per te ardhmen.
Nismat e Komunave per mbrojtjen dhe rimekembjen e Pyjeve duhet te jene te gjithaneshme. Duhet pergezuar kjo nisme qe duhet perkrahur dhe nga Komunat e tjera.Sejcili duhet te veproje sepse mbeshtetja nga jashte nuk do te jete nje dite dhe kjo dite duket afer. Rexhep Ndreu
Objekti ne foto eshte vizituar edhe nga Shoqata e Perdoruesve te pyjeve dhe Kullotave Komuna Liqenas Korce . Fatmir Brazhda
Ne kete faqe mund te gjesh te rejat per gjendjen e pyjeve dhe kullotave, po ashtu edhe masat qe po meren per nje "zhvillim te qendrushem", por nuk kam gjetur nje informacion icili do te ndergjegjsonte publikun. Temat nuk kane trajtuar problematikat e mjediseve natyrore per gjendjen e tyre pas shpyllzimit,se si ka ndikuar ky shpyllzim ne ekulibrat e mjedisi natyror.Persa i takon masave qe po meren te cilat jane te paraqitura ne kete faqe, nuk eshte trajtuar ceshtja se c'fare duam te arrijme me to.
Irma Agolli
Studente, dega Biologji Mjedisi
-------------------------------------
Shoqata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale te Qarkut Elbasan, se shpejti do te pergatise nje takim sesibilizimi i te gjitha faktoreve qe kane te bejne drejtperdrejt ose indirekt ne Rregjistrimin e siperfaqeve pyjore e kullosore ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive ne pronesi te Komunave, ne menyre qe te krijohet mbeshtetja per ti kerkuar vendimarresve te rinj te ndryshojne dispozitat ligjore ,pasi dihet se cmimi i rregjistrimit te ketyre pronave shume shume i larte. Kjo rezolute do te konsultohet edhe me Federatat e tjera ne Qarqe, qe ne tetor te shtrohet qeverise se re dhe parlamentit te ri .
-------------------------------------
Ideja juaj eshte shume ne kohe sepse ditet kalojen dhe ne jemi shume ne heshtje. Ju urojm suksese dhe keni mbeshtetjen tone ne cdo rast. Rexhep Ndreu
Ne po i shohim perdite se si po menaxhohen nga shteti zonat e mbrojtura…. sa qe ne ish rezervatin e gjuetise Kune-Vain ish rezervate te kategorise A dhe B sot aty pylli eshte komplet i prere sa qe edhe folezimi i shpendeve nuk behet ma ne keto rezervate. Eshte zhdukur rosa e vendit <kuqla>, eshte zhdukur fazani etj. Ka patur dhe ka gjueti te peshkut me lende plasese etj.