DILEMA NJEREZORE NE BREGUN E JONIT nga Haki Kola
Çfarë e bën strukturën dhe dinamikën e dyshes së sistemit, natyrë-njeri, vështirë për t‘u përshkuar dhe interpretuar në bregun e Jonit, është diversiteti ekstrem në kohë e hapësirë si i mjedisit, ashtu edhe i shoqërive njerëzore. Suksesioni i civilizimit në ngritje-zbritjet e disa mileniumeve ka pasur një impakt të madh në botën dhe ekosistemet kudo në pellgun e Mesdheut, duke rezultuar me ndryshime të shumta në strukturën dhe dinamikën e peizazheve. Shoqëritë njerëzore kanë vepruar ngushtësisht të ndërlidhura me mjedisin e tyre, duke rezultuar në një bashkevolucion kompleks që i ka dhënë formën e ndërveprimit midis komponentëve të ekosistemit me njerëzimin. Pas më shumë se gjysmë shekulli pronar, shteti u la këtyre maleve pothuaj vetëm shkëmbin dhe së fundmi reflektoi, malet shkëmbore me kullota të mbipërdorura e të degraduara të bregdetit të jugut, shteti vendosi t‘i transferojë në pronësi të këtyre komuniteteve vendore.
Dy shkolla me pikëpamje opozitare tradicionalisht kanë analizuar pasojat e presionit human mbi të tilla ekosisteme mesdhetare. Teoritë e Peizazheve të Shkatërruara apo të Parajsës së Humbur, argumentojnë që veprimet njerëzore kanë rezultuar në degradim progresiv të akumuluar dhe shkretëtirizim të peizazheve mesdhetare. Shkolla e dytë e sfidon këtë pikëpamje pesimiste dhe argumenton që njerëzimi ka kontribuar për të mbajtur peizazhet mesdhetare, të formuara që në fazat e fundit të kohës së akullnajave dhe mbipërdorimi është pjesë e jetës për komunitetet.
Askush nuk mund të kuptojë komponentët dhe dinamikën e biodiversitetit aktual dhe funksionimin e ekosistemeve mesdhetare pa marrë në konsideratë ndërveprimin e gjatë të njeriut mesdhetar me natyrën. Mesdheu është djep i jetës, ku njerëzimi në luftën për mbijetesë ka eksperimentuar midis parajsës e shkretëtirës, duke na i dhuruar të alternuara të dyja. Në saj të shtrirjes gjeografike dhe të kufijve në të tre kontinentet, me një origjinë të përbërë biogjeografike të florës dhe faunës, kombinuar me një histori ekstremisht komplekse të gjeologjisë e gjeomorfologjisë, Mesdheu përbën rajonin me variacion dramatik të specieve, habitateve, peizazheve dhe popujve. Sisteme të ndryshme dhe të zgjuara të përdorimit të tokës dhe menaxhimit të burimeve natyrore k anë siguruar një kuadër që i formalizuar herë në shkolla e herë në tradita e kanune ka shërbyer për lulëzimin e civilizimeve mesdhetare. Duke u kombinuar me zbutjen e kultivimin e kafshëve, këto sisteme i kanë të dyja si prapaveprimet e cikleve me anët pozitive e negative në nivel lokal e rajonal, nëpërmjet provave empirike dhe proceseve të gabuara, që kanë si pasojë funksionimin afatgjatë të ekosistemeve me sa duket, duke i bërë ata robustë dhe elastikë. Në një distancë të gjatë kohore, pasoja më e dukshme e veprimit njerëzor ishte shkatërrimi i pyjeve siç pasqyrohet nga shumë dëshmi palebotanike, arkeologjike dhe historike. Shtrirja aktuale e pyjeve që është 9.4% e sipërfaqes së pellgut mesdhetar dhe nga shkencëtarët vlerësohet që jo më shumë se 15% e pyllit "potencial" mesdhetar ka mbetur aktualisht, ndërsa pjesa tjetër përfaqëson stade të ndryshe të shpyllëzimit dhe të degradimit të tokës. Pasoja e shkatërrimit të pyjeve ishte një tharje e përgjithshme e Mesdheut, si një i tërë për shkak të prishjes së bilancit ujor si rezultat i ndryshimeve të rrjedhave të ujit. Ndërsa mbulesa bimore pakësohej, rrjedhat sipërfaqësore dhe gërryerjet janë shtuar, duke rezultuar shpesh shtim dramatik të erozionit të tokës në shumB pjesë të pellgut mesdhetar, përfshirë edhe bregdetin e Jonit. Në krahun tjetër të bregut, përgjatë lumit të Vlorës, duket sikur vegjetacioni po rikthehet e plagët e erozionit po fillojnë të përthahen.
Sipas shkencëtarëve, ndikimi njerëzor ka pasur efekte direkte dhe të pandërprera në sistemet jetësore të Mesdheut, që së paku 50000 vjet më parë, por një "revolucion" i vërtetë ndodhi rreth 10000 vjet më parë, kur gjuetarët në Lindjen e Mesme dhe të Afërt filluan të sigurojnë ushqimin e tyre dhe kjo udhëhoqi në zbutjen e kafshëve dhe të bimëve. Çdo kulturë suksesive mbajti disa tipare nga ajo e mëparshme dhe shtoi tipare të reja, kështu që peizazhet që rezultuan nga mbivendosja e disa serive të praktikave të përdorimit të tokës, secili prej të cilëve duke lënë sinjale që janë akoma të dukshme sot e kësaj dite. Kullotja nga kafshët e egra dhe ato shtëpiake ka qenë dhe mbetet një forcë e fuqishme natyrore që punon në të gjithë ekosistemet. Llojet dhe intensiteti që karakterizon çdo komunitet bimor janë rezultat i klimës tokës, si dhe i bimëgrënësve, përfshirë këtu insektet, kafshët e egra, si dhe blegtorinë që popullon vendin. Forca ripërtëritëse apo shkatërruese e bimC3grënësve për t‘u dhënë një formë të caktuar komuniteteve bimore është demonstruar herë pas here ashtu si njerëzit kanë menaxhuar kullotjen e kafshëve shtëpiake. Për mirë apo për keq, kullotja e gjësë së gjallë është aplikuar për mijëra vjet në një rrugë që ka çuar në ndryshim të komuniteteve bimore. Bashkë me zjarrin, kullotja është mjeti më i vjetër për menaxhimin e vegjetacionit.
Në Perëndimin e largët e të zhvilluar, sot kullotja e blegtorisë është rizbuluar dhe po përdoret si një mjet efektiv për të adresuar sfidat bashkëkohore të menaxhimit të vegjetacionit, si për kontrollin e bimëve të këqija ekzotike invazuese, për të ulur rrezikun e zjarrit në pikëtakimet dhe ndërveprimet midis tokave natyrore e atyre urbane, si dhe në gjetjen e rrugëve kimikisht të lira për të kontrolluar barërat e këqija në bujqësinë organike. Sfida për ta shndërruar kullotjen e gjësë së gjallë nga një përdorim toke të kudondodhur, në një mjet të fuqishëm për të kontrolluar e për t‘i dhënë formë vegjetacionit, kërkon ndryshim radikal si të menaxherëve të tokës, ashtu edhe të mbarështuesve te blegtorisë. Gjenerata me barinj e shkencëtarë, s idomos në SHBA, kanë fokusuar përpjekjet e tyre për të arritur përmirësimin e efektivitetit prodhues të deleve, dhive, apo gjedhëve si për mishin e qumështin, fibrave apo fuqisë së tyre për transport në zonat e thata. Duke pranuar që kur lihet jashtë kontrollit, kullotja nga blegtoria në të shumtën e herës rezulton në shkatërrimin e kullotave, në stadin e parë deri në mesin e shekullit të kaluar menaxhimi i kullotjes është fokusuar në lehtësimin e këtyre faktorëve të pafavorshëm, në mënyrë që forazhi të mund të kullotet në mënyrë të qëndrueshme. Paradigma e të sotmes synon të shfrytëzojë aftësinë e fuqishme të kullotjes së blegtorisë për të ndryshuar përbërjen botanike të tokave që kulloten, dhe për ta përdorur atë për të ndryshuar, menaxhuar dhe kontrolluar bimët e padëshirueshme. Forca natyrore e barëngrënësve dhe dituritë se si kullotja influencon në komunitetet e vegjetacionit, mund të kombinohen me zgjuarsi për ta kthyer kullotjen e blegtorisë në një mjet të fuqishëm për menaxhimin e vegjetacionit. Krijimi i këtij shërbimi të ri të blegtorisë me bazë ekologjike, do të kërkojë kuptimin e sjelljes së kafshëve, si dhe të reagimit të bimëve. Në dekadat e fundit, kua dri i prodhuesve të blegtorisë është shfaqur për ta punësuar blegtorinë me qëllimin primar për të kontrolluar vegjetacionin e padëshiruar. Në këtë ndërmarrje të re, prodhimet tradicionale të blegtorisë, si mishi, qumështi apo fibrat, janë si të thuash një nënprodukt i menaxhimit të vegjetacionit. Kjo paradigmë e re e ve theksin te menaxhimi i blegtorisë si një shërbim për kontrollin e vegjetacionit, si dhe për krijimin e peizazhit të dëshiruar. Sigurisht që blegtorët e Jugut, që tashmë janë pronarët legjitimë të kullotave të tyre, do t‘i thërrasin si përvojës shekullore, ashtu edhe dijeve bashkëkohore, për të kombinuar kullotjen me destinacion me teknologji të tjera të njohura si djegia e bimëve të këqija, shfrytëzimet, prerjet, aplikimin e herbicideve apo mbjelljet me bar. Shume nga këto metoda tradicionale krijojnë implikime, qoftë sociale ekonomike, apo ekologjike. Trajtimet kimike kundër barërave të këqija kanë efekte negative anësore e kosto të lartë, prerja dhe pastrimi i barërave të këqija ka kosto të lartë e kërkon fuqi punëtore që është rralluar në jug. Djegiet konsiderohen si efektive, porse ka shumë debate, si për daljen e saj nga kontrolli, me pasoja katastrofike, ashtu edhe për ndotjet. Kullotja me destinacion në Shqipër i është fushë e paeksploruar, por që në botën e zhvilluar dëshmon menaxhim të suksesshëm të vegjetacionit. Ajo që kërkohet është sqarimi ligjor i të drejtave të banorëve mbi kullotat e tyre, si dhe dijet shkencore për ekosistemet e blegtorinë, si dhe bashkëveprimin midis tyre. Kullotja me destinacion mund të çojë në përmirësim rrënjësor të peizazhit të bregdetit, duke influencuar në shtim të turizmit e të të ardhurave, jetëgjatësi të infrastrukturës e përmirësim të jetës. Ky shërbim i rëndësishëm ekologjik duhet njohur, pranuar e më pas duhet shpërblyer, ashtu si çdo shërbim tjetër me vlerë të lartë ekonomike.
|
|